Gjatë 6 ditëve protesta të dhunshme në Tiranë janë konstatuar të paktën 25 raste sulmesh kundër gazetarëve.
Kjo është shifra që ka publikuar së fundmi Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, e cila përmes një deklarate të posaçme thotë se është e alarmuar nga kjo situatë
ECPMF, me qendër në Leipzig të Gjermanisë, dënon ashpër të gjitha aktet e dhunës, frikësimit dhe pengimit që synojnë profesionistët e medias.
Duke iu referuar shifrave të dhëna nga AGSH në Shqipëri, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias thotë se shumica e incidenteve kanë pasur si protagonist efektivë policie që kanë penguar gazetarët të bëjnë detyrën e tyre.
Ata i bëjnë thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Skëndër Hita të angazhohet urgjentisht në dialog me Shoqatën e Gazetarëve të Shqipërisë dhe organizata të tjera mediatike për të krijuar dhe zbatuar protokolle të menjëhershme sigurie për gazetarët që mbulojnë demonstratat dhe ngjarjet e tjera publike.











Komente
Komento