Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit. Në takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili është larguar nga ambientet e Kryesisë pas përfundimit të mbledhjes.

Takimi vjen pasi dje shefi i Qeverisë prezantoi paketën ligjore kundër dhunës në protesta, e cila parashikon ashpërsim të masave kundër atyre që kryejnë akte vandale gjatë tubimeve.

Burime për Report TV bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është diskutuar paketa ligjore e prezantuar një ditë më parë nga Rama, e cilësuar si paketë anti-dhunë. Gjithashtu, është diskutuar mundësia që ndryshimet në ligjin për tubimet të kalojnë me procedurë të përshpejtuar.

Gjatë takimit, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk mund të lejohen vandalizmat në qytet. Ai u ka kërkuar gjithashtu deputetëve të vijojnë punën për paketën sociale dhe të zbresin në terren për t’ua sqaruar qytetarëve masat e parashikuara. 

Ndërkohë pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që ushtrojnë dhunë, duke mbështetur masat e parashikuara në paketën e prezantuar nga kryeministri. Ai theksoi se Rama ka mbështetjen e grupit parlamentar të PS-së dhe të 862 mijë votuesve që, sipas tij votuan Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025.

“Dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që dhunojnë. Të gjithë atë paketë të miratuar dje nga kryeministri, ku te ligji për tubimet parashikohen një sërë masash për ata që dhunojnë, dhe unë besoj se çdo shqiptar, në shumicë nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmet e dhunës duhet t’i paguajnë ata që punojnë. Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Edi Rama është zgjedhur në 11 maj 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka gjithë mbështetjen e Grupit të PS dhe 862 mijë votuesve që kanë votuar PS që të vazhdojë këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka.

Dialog, përjashto seksionin e dhunës së PD-së, që shkoi mbrëmë dhe dhunoi edhe pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit dhe ju e kuptoni fare mirë që e bën me qëllim ai atë. Dialog po. Le të çojnë listën e kërkesave. Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga studentët në Serbi."- deklaroi Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
‘S’ka dorëheqje’- Balla: Protestuesit janë huliganë, ta harrojnë se do të ketë marrje të pushtetit me forcë! Paketa ligjore anti-dhunë të shtrihet edhe te stadiumet

1793011966_taulantballa.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar të drejtë paketën e masave kundër dhunës në protesta, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Balla tha se një protestuesit që gjatë këtyre ditëve kanë kryer akte dhune në Tiranë janë huliganë dhe një pjesë e tyre, sipas kreut të Grupit të PS, edhe hajdutë.

Taulant Balla tha gjithashtu se mendonte se paketa anti-dhunë duhet të shtrihej edhe te stadiumet, për të parandaluar aktet vandale gjatë ndeshjeve të futbollit.

Ai tha gjithashtu se askush nuk duhet të shpresojë te dorëheqja e kryeministrit Rama, teksa shtoi se s’do të ketë kurrë në Shqipëri marrje të pushtetit me dhunë.

“Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Është duke u hetuar gjithë zinxhiri komandues dhe personat e përfshirë, për ngjarjen me dëmtimin në sy të 28-vjeçarit. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, tha mes të tjerash Balla.

Ora 11:56
Protestat/ Balla pas mbledhjes së Grupit: Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga ata në Serbi! Militantët e PD dhunuan pllakatat përkujtimore të 4 dëshmorëve të 21 Janarit

1793010790_taulantballa.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ.

Komentet Balla i bëri pas mbledhjes së Grupit të PS, nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se Qeveria është e hapur për dialog me këdo, përveç Sali Berishës dhe PD-së, të cilët sipas tij janë kthyer në një seksion dhune.

Sipas Ballës, militantët e PD-së dhunuan dje ‘pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit’.

Duke i cilësuar protestuesit e dhunshëm si huliganë, dhunues dhe një pjesë të tyre hajdut, Balla tha se nuk do të ketë dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.,

“Sa i përket ligjit për tubimet, jemi informuar nga Qeveria që do të miratohet me akt normativ. Akti normativ vjen në Kuvend për t’u miratuar. Akti normativ miratohet nga Qeveria, hyn në fuqi menjëherë dhe pastaj ka 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi. Kodet, e para nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar. Neni 83 i Kushtetutës ta ndalon që këto t’i kalosh me procedurë të përshpejtuar.

Dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që dhunojnë. Të gjithë atë paketë të miratuar dje nga kryeministri, ku te ligji për tubimet parashikohen një sërë masash për ata që dhunojnë, dhe unë besoj se çdo shqiptar në shumicë nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmet e dhunës duhet t’i paguajnë ata që punojnë.

Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Edi Rama është zgjedhur në 11 maj 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka gjithë mbështetjen e Grupit të PS dhe 862 mijë votuesve që kanë votuar PS që të vazhdojë këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka.

Dialog, përjashto seksionin e dhunës së PD-së, që shkoi mbrëmë dhe dhunoi edhe pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit dhe ju e kuptoni fare mirë që e bën me qëllim ai atë. Dialog po. Le të çojnë listën e kërkesave. Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga studentët në Serbi. Në çdo rast të tillë përshëndetet populli që voton. Unë s’jam orakull të parashikoj vendimmarrjet e vendeve të tjera. Ajo që po them është se kishte një protestë për 3 vite. Dhe gjithçka u konkretizua me votë. Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Është duke u hetuar gjithë zinxhiri komandues dhe personat e përfshirë, për ngjarjen me dëmtimin në sy të 28-vjeçarit. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, tha mes të tjerash Balla.