Protestat e dhunshme të PD me molotovë, sipas Ina Zhupës, janë figurative dhe çdo formë është e pranueshme. Gjatë një bisede në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ajo u shpreh se qëllimi s’është cenimi i rendit demokratik ose jetës së policëve.

“Format janë të gjitha të pranueshme sepse asgjë nuk ka qenë me qëllim prishjen e rendit demokratik. Asgjë nuk ka qenë me qëllim cenimin e jetës së policisë. Gjithçka ka qenë figurative. Edhe kur goditet me molotovë apo mjete piroteknike, goditet një godinë që është simbol i korrupsionit në Shqipëri siç është kryeministria”, tha Zhupa.

Ajo refuzoi të përshkruante strategjinë që do të ndiqet më 22 mars, por asnjë mundësi përshkallëzimi nuk përjashtohet.

“Nuk kemi përjashtuar asnjë skenar, por çdo gjë është në kohën e duhur. Nëse skenari s’i shërben stategjisë që kemi, nuk vlen”, tha Zhupa duke i ftuar të gjithë në protestën e 22 marsit pasi qeveria “është bërë pengesë për drejtësinë dhe integrimin europian”.


Lajmi kryesor:

Salianji jashtë garës së PD, gazetarja Maloku: Do ta bënte dinjitoze garën përballë Berishës! Zhupa: Partia duhet rinovuar