Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari ka folur për protesta e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë pagat e tyre. Hajdari ka deklaruar se është një turp për politikën shqiptare që hesht, ndërkohë që ata punëtorë po kërkojnë pagat për të mbajtur familjet e tyre. Në fjalën e saj, gjithashtu Hajdari përmendi se një grup të pangopurish që e kanë lënë vendin me 900 milion euro borxh jetojnë si sheik, ndërsa punëtorët që kërkojnë pagat procedohen.
Hajdari ka vënë në dukje edhe heshtjen e opozitës jashtë parlamentit, e cila si gjithmonë hesht përpara fenomeneve të tilla, ku një grup punëtorësh kërkojnë të marrin jo më shumë, por vetëm pagën për djersën e derdhur në punë.
"Njerëz të palodhur që nuk paguhen, nga ana tjetër kemi disa njerëz që janë të pangopur, kanë marrë këtë pasuri e kanë shfrytëzuar dhe e kanë futur vendin në gropë. Dua të përmend naftëtarët e Ballshit që janë njerëz me dinjitet janë kthyer pa dinjitet se nuk ka kush ti mbrojë, deputetët heshtin, qeveria hesht, por edhe një opozitë që është jashtë parlamentit edhe ajo hesht dhe kjo është skandaloze. Më përpara dhe pse ishte një biznes i korruptuar prapë i sillte fitim shtetit. Që kur arma u privatizua, që në kohën e Berishës, e ka çuar vendin në gropë.
Ata me të drejtë kërkojnë rrogat e tyre, e kanë lënë me 900 milion euro dollarë borxh këtë vend. A ka ndonjë procedim për këta persona nuk paguajnë punëtoret. Me kohë këta naftëtarë dalin në rrugë për të protestuar. Një grup të pangopurish që jetojnë si sheik, ndërsa ata që kërkojnë pagat procedohen. Sot ne heshtim përpara atyre që kërkojnë pagat. Ky lloj sistemi duhet të shkallmohet", deklaroi Hajdari.
Lajmi kryesor:
Me 95 vota pro dhe 5 kundër miratohet përbërja e Komisionin të Posaçëm që do përzgjedhë kandidaturat e KQZ-së së re! PD hyn në Kuvend
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.3%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1580
Lajme të tjera
-
Iu rikthye vjedhjes sapo doli nga burgu/ Balla në policinë e Korçës: Nuk i rezistoi tundimit! Të amnistuarit do monitorohen
26 Prill, 16:23
-
Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali
26 Prill, 15:02
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë
24 Prill, 20:18
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Siguria Publike, Balla firmos në Abu Dhabi marrëveshjen për zhvillimin e projektit SMART CITY
23 Prill, 20:02
-
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
23 Prill, 14:59
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan! Propozohet ngritja e një task force të përbashkët për luftën ndaj krimit
22 Prill, 16:13
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
Mobiljet 'fluturuese' në Durrës, reagon ministri Balla: Turp! (VIDEO)
19 Prill, 10:46