Edi Rama kërkon të mos bëhet panik. Vetëm pak ditë pasi harta e re e prezantuar nga socialistët, u përball me kundërshtime të forta nga qytetarët, por edhe nga kryetarët e bashkive që preken nga shkrirja, kryeministri vë në dukje se bëhet fjalë për një projekt që sapo ka hyrë në fazën e konsultimeve që do të zgjasin 60 ditë. Shefi i Qeverisë theksoi se në fund do të vendosë Parlamenti, nëse do të miratojë ose jo variantin e PS për hartën e re territoriale.
“Kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin. Sepse as në Shqipëri nuk ka regjim, as në PS nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim për të shkurajuar askënd që të shprehë opinionin e vet për këtë reformë, për të cilën sigurisht do të vendosë parlamenti, por deri atëherë të gjithë do të dëgjohen, përfshirë edhe bashkitë që mund të duan të integrojnë tek vetja bashki më të vogla që në propozimin aktual mbeten siç janë”, shkroi mes të tjerash Rama në një postim në rrjetet sociale.
Rama duket se më shumë e ka me të vetët, socialistët që dogjën teserat në Poliçan (që e cilësoi si akt të turpshëm), apo dhe komentet e disa deputetëve të grupit të tij. Për gjithçka tjetër sipas tij, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Protestat, që nuk shkaktojnë bllokim të rrugëve dhe cenim të rendit publik, për kryeministrin janë të mirëpritura.
“Përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë apo ndonjë rast kur deputetë tanët kanë bërë ‘tribunin e vegjëlisë’ pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale po edhe e mirëseardhur”, theksoi Rama.
Ndërsa kryebashkiakëve të majtë, që kanë kundërshtuar hapur shkrirjen e bashkive të tyre, u kujton se duhet që të shprehen dhe zyrtarisht, mbi propozimin e paraqitur.
“Sipas ligjit kryetarët e bashkive e këshillat bashkiakë duhet të shprehen me shkrim për qëndrimet e tyre dhe është krejt e kuptueshme që ata që janë kundër të shprehen edhe me forma të tjera paqësore – për sa kohë nuk bllokojnë rrugë e nuk pengojnë të tjerët të bëjnë jetën e tyre, duke u futur vetë në konflikt me ligjin dhe me PS bashkë”, shkroi më tej Rama.
Listës të disa kryebashkiakëve që kanë kritikuar publikisht ndarjen e re, iu shtuan këtë të dielë dhe drejtuesit socialistë të bashkive të Dimalit e Patosit, Juliana Memaj e Fatjon Duro. Të dyja këto bashki nuk do të duhet të ekzistojnë më si të tilla, nëse varianti i propozuar do të kalojë pa ndryshime.
Si Memaj ashtu dhe Duro, kanë si shqetësim kryesor largimin e shërbimeve për qytetarët e tyre. Por PS insiston se shërbimet do të jenë po të njëjtat, pasi në zyrat e bashkive aktuale që do t’i bashkohen të tjerave, do të qëndrojë një nga nënkryetarët.
Reforma territoriale synon të shkrijë 15 bashki duke i bashkangjitur ato me bashki të tjera fqinje. Sipas propozimit socialist numri do të reduktohej në këtë mënyrë, në 46 nga 61 që janë aktualisht.

Bashkëkryetari demokrat i Komisionti të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi i është përgjigjur në distancë kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij për kundërshtimet brenda Partisë Socialiste dhe debatit mbi ndryshimin e hartës administrative.
Boçi akuzon kreun e qeverisë se po përpiqet të paraqesë si ‘pluralizëm’ atë që sipas tij është një shenjë pakënaqësie dhe përplasjeje brenda mazhorancës.
“E në përpjekje për të qetësuar revoltën që tashmë ka mbërritur edhe në radhët e Partisë Socialiste e për të ledhatuar panikun tënd, ju fshiheni pas një gjoja parashtrimi juridik që, fatkeqësisht për ju, nuk ekziston”, ka shkruar Boçi.
Ai thekson se ka shkelje të parimeve kushtetuese dhe ligjore gjatë procesit të reformës territoriale, duke kërkuar konsultim real me qytetarët e zonave që preken nga ndryshimet, gjë që sipas deputetit të PD është detyrim kushtetues.
Në analizën e tij, deputeti Luçiano Boçi kundërshton argumentet e Ramës për afatin 60-ditor të konsultimeve dhe thotë se procesi për hartën e re territoriale nuk mund të reduktohet në procedura formale apo diskutime institucionale pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të komuniteteve.
“Vendos syzet e duhura e shihe në sy Kushtetutën kur thotë: ‘Kufijtë e tyre (administrativë-territorial) nuk mund të ndryshohen pa u marrë mëparë mendimi i popullsisë që banon në to’. Ky është një detyrim absolut kushtetues dhe nuk zëvendësohet dot me postime në Facebook, X, konferenca shtypi apo dëgjesa formale”, ka shkruar mes të tjerash Boçi në një postim në rrjetet sociale”, ka shkruar mes të tjerash Boçi.
Në fund të reagimit të tij, deputeti demokrat ironizon Ramën për mënyrën se si po e menaxhon debatin, duke e lidhur kundërshtimin e reformës me pakënaqësinë e qytetarëve dhe të disa drejtuesve vendorë të Partisë Socialiste.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk po zhvillon një konsultim real për hartën e re territoriale, por një procedurë formale për një vendim të paracaktuar.
Reagimi i Bardhit erdhi pasi kryeministri Rama tha se propozimi i PS për hartën e re territoriale është ende në fazë konsultimi. Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se kundërshtimet e disa socialistëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor nuk lidhen me çështje historike apo simbolike, por me shqetësime për përfaqësimin, vendimmarrjen dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Bardhi thekson se ‘socialistët u bënë flamingo’, sepse refuzojnë ‘të bëhen sërish kavje për vendimet e çmendura të kryetarit dhe kryeministrit të tyre.’
Sipas tij, një reformë territoriale duhet të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve dhe jo mbi llogari elektorale. Ai kritikon gjithashtu mënyrën e reagimit të Ramës ndaj kundërshtimeve, duke e akuzuar kryeministrin se zgjedh ironinë në vend të reflektimit.
Në përfundim të reagimit, Bardhi i kërkon kryeministrit që për këtë çështje të përballet me qytetarët përmes një referendumi, në vend që vendimi të mbështetet vetëm te vota e Parlamentit.
Reagimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi:
Për flamingot socialistë të bashkive në protestë!
Edi Rama nuk po zhvillon një konsultim për hartën administrativo-territoriale. Po zhvillon një konsultim formal për një vendim të paracaktuar, njësoj si tenderat e Belindës. Prandaj edhe tallet me ata që flasin. Sepse Edi Rama nuk ka ndërmend të dëgjojë askënd që mendon ndryshe prej tij dhe prek interesat e tij të ngushta.
Nëse konsultimi do të ishte i sinqertë, kryeministri nuk do t’i kërcënonte kryetarët e bashkive dhe socialistët 24 karatësh që kundërshtojnë projektin e tij. Minimalisht, do t’i dëgjonte dhe do të reflektonte.
Socialistët nuk i dogjën teserat e PS-së as për historinë, as për gojëdhënat, as sepse u dhimbsen 2 mijë dëshmorët që nga antikiteti, siç ironizon Edi Rama. Socialistët u bënë flamingo, sepse refuzojnë të bëhen sërish kavje për vendimet e çmendura të kryetarit dhe kryeministrit të tyre.
Socialistët, demokratët, ata qytetarë të tjerë pa parti nuk po kërkojnë privilegje. Ata po ngrenë shqetësime për një reformë që e largon vendimmarrjen prej tyre, dobëson përfaqësimin e tyre dhe rrezikon t’i lërë ata me më pak shërbime.
Për këto shqetësime, Edi Rama nuk jep asnjë përgjigje. Përkundrazi, zgjedh t’i përqeshë, si gjithmonë, kur argumentet nuk janë në anën e tij.
Një reformë administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve: shërbime më të mira, përfaqësim më të drejtë dhe pushtet vendor më funksional. Jo mbi interesin e kryeministrit për të vizatuar një hartë që i shërben llogarive të tij elektorale.
Në vend që të harxhojë kohën me konsultime të paracaktuara, Edi Rama nuk duhet të fshihet pas votës së Parlamentit noter. Le të shkojë të përballet me qytetarët në referendum.
Komente










Parimi i subsidiaritetit është një nga parimet themelore të organizimit të pushtetit në demokracitë moderne dhe në të drejtën evropiane. Ai thotë: Çdo vendim publik duhet të merret nga niveli më i afërt me qytetarin, për aq kohë sa ai nivel është në gjendje ta ushtrojë atë kompetencë në mënyrë efektive. Vetëm kur nuk mundet, kompetenca kalon në një nivel më të lartë të qeverisjes. Me fjalë të thjeshta: Nëse një çështje mund të zgjidhet nga bashkia, nuk duhet ta marrë përsipër qeveria qendrore. Nëse bashkia nuk ka kapacitet, atëherë mund të ndërhyjë qarku ose qeveria qendrore. Shteti qendror duhet të ndërhyjë vetëm kur është e domosdoshme. Shembuj: Bashkia duhet të vendosë për: pastrimin e qytetit; ndriçimin publik; mirëmbajtjen e rrugëve lokale; parqet dhe hapësirat publike; transportin urban lokal; shërbimet sociale lokale. Këto janë çështje që njihen më mirë nga autoriteti vendor. Qeveria qendrore duhet të merret me: mbrojtjen kombëtare; politikën e jashtme; sistemin monetar; autostradat kombëtare; politikën kombëtare të energjisë. Këto kërkojnë koordinim në nivel shtetëror. Pse është i rëndësishëm? Parimi i subsidiaritetit synon: të afrojë vendimmarrjen me qytetarin; të rrisë llogaridhënien e autoriteteve vendore; të shmangë centralizimin e panevojshëm; të lejojë zgjidhje të përshtatura me nevojat lokale. Në debatin për bashkitë, parimi i subsidiaritetit ngre pyetje si: A kanë bashkitë kompetenca të mjaftueshme? A kanë burime financiare për t'i ushtruar ato? A po merren në Tiranë vendime që mund të merreshin më mirë nga bashkitë? Këto janë pyetje më të rëndësishme sesa numri i bashkive (46, 61 apo një numër tjetër). Nëse një bashki nuk ka kompetenca reale, ndryshimi i kufijve administrativë nuk e zgjidh problemin e vetëqeverisjes vendore. Parimi i subsidiaritetit është i sanksionuar në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, të cilën edhe Shqipëria e ka ratifikuar. Neni 4 i Kartës parashikon se përgjegjësitë publike duhet t'u besohen, në përgjithësi, autoriteteve që janë më pranë qytetarëve, përveç rasteve kur natyra ose shkalla e detyrës kërkon ushtrimin e tyre nga një nivel më i lartë i qeverisjes. Prandaj, reforma territoriale nuk duhet të fokusohet vetëm te bashkimi ose ndarja e bashkive, por edhe te pyetja thelbësore: cilat kompetenca duhet të ushtrohen në nivel vendor dhe cilat duhet të mbeten në nivel qendror? Pa këtë analizë, çdo reformë territoriale rrezikon të ndryshojë vetëm hartën administrative, jo mënyrën se si qeveriset vendi.
PërgjigjuU PERVELOFSH NE SKETERRE O NDYRESIRE....DIGJINI TESERAT E KETIJ PALACO-KRIMINELI...BEJINI PIRG NE MES TE QYTETIT....
PërgjigjuTe gjithe nuk dine cbejne vetem ti je I zgjuar. A keni dale me proposimin per ti shkrire bashkite, cfare do ti te thone njerezit, faleminderit qe do e besh. Thirri mendjes o pallosh se nuk je Padishah.
PërgjigjuDegjo azen socialiste se te ka mbajt kater mandate ne pushtet ! Per mua personalisht varianti me 61 bashki eshte me i miri i mundeshem
PërgjigjuDo zhduken fshatrat e do mblidhen popujt neper qytete. Pastaj do kalohen ne prona shteterore fshatrat. Pastaj per mungese ushqimi popullsia do haje njeri tjetrin e pastaj ushtria nderhyn . Gati per skllaveri si ka qene dikur nga pika 0.
PërgjigjuDo ta besonin mashtrimin fundit nqse do te no thoje cilat jane 2 ligje qe eunuket e tu te tyrbes me ne krye Tao Pallen dhe ate Pejleshi kane kundershtuar dhe do te besonim
PërgjigjuPROPOZIMI BEHET NGA PARLAMENTI..MIRATIMI BEHET NGA REFENDERUMI O PALACO....
PërgjigjuReforma do te behet , berishistet do te pellcasin nga inati 60 % e popullsise e do reformen , Ec perpara qeveri me programin e reformave , mis e çaj tra.. nga ata qe duan vendin rumpall.