Të tjerë biznese kanë bërë denoncime pranë Krimit Kibenertik në Policinë e Shtetit, të rënë pre e vlerësimeve negative online nga llogari false të hapura rishtazi. Grupi hetimor dyshon se kjo është e njëjta dorë që ka nisur një valë sulmi online me review me qëllimin për të dëmtuar imazhin e bizneseve në kulmin e sezonit turistik. Burime bëjnë me dije se janë 15 denoncime të total nga biznese të ndryshme.
Shumica e llogarive janë false, dhe janë identifikuar si të tilla, edhe nga vetë Google, platformë e cila ndërhyri duke i hequr vlerësimet negative dhe duke i kthyer komentet ndaj bizneseve në gjendjen fillestare. Hetuesit po bëjnë gjurmimin e tyre për të zbuluar se kush fshihet pas llogarive false.
Megjithatë, janë më shumë se 200 persona të cilët dyshohet se kanë përdorur llogaritë e tyre të rregullta në rrjetet sociale për të shpërndarë vlerësime negative ndaj bizneseve. Edhe ata po verifikohen për të përcaktuar nëse kanë vepruar në mënyrë të koordinuar dhe të qëllimtë vetëm për të dëmtuar imazhin e bizneseve. Nëse kjo vërtetohet, të dyshuarit do të përballen me përgjegjësi penale, siç ka paralajmëruar edhe kryepolici Skënder Hita kur njoftoi se mbi 10 mijë profile false ishin krijuar së fundi për të goditur sipërmarrje të caktuara, që ofrojnë shërbime kyçe për turistët, si bare, restorante e hoteleri.
Sulmi duket të jetë i dirigjuar nga protesta që po zhvillohet prej më shumë se 1 muaji në Tiranë, e vetë-pranuar edhe nga organizatorët e tyre, të cilët janë shprehur se protestuesit po sulmojnë ato biznese që i akuzojnë se kanë vjedhur pronat shtetërore.
Edhe rastet e reja që bizneset po denoncojnë së fundi, krimi kibernetik i ka referuar në prokurori. Sipas burimeve, hetuesit po shqyrtojnë disa vepra të mundshme penale për atë që është konsideruar si “fushatë e organizuar”, mes tyre "manipulimi i tregut", "manipulimi i çmimeve", "përhapja e informacioneve të rreme", "shpifja" dhe "falsifikimi kompjuterik".
Vijimësia e hetimeve do të jetë në dorë të Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vendosë nëse ka apo jo vepër penale.
Komente












Nuk ka mundesi qe te hetohesh me comente negative. Nuk ekziston as me nje vend qe te hetosh per komente negative. Arsyeja eshte se biznesi pranon privacyn e google. Pse nuk thuhet kjo?
PërgjigjuO zoteri nuk eshte problemi se jane negative, por qe jane reviews fallco