Banorëve të Valbonës në protestë kundër ndërtimit të 11 HEC-eve do t’u bashkohen edhe këngëtarët.
Këngëtarja Eda Zari përmes një postimi në Facebook shprehet se së bashku me Elina Dunin do të këndojnë kundër vendimeve të padrejta, përfshirë këtu sipas tyre edhe importin e mbetjeve dhe jo të qurravitemi.
Eda Zari fton të gjithë artistët shqiptar dhe të huaj që t’i bashkohen protestës për të ndaluar shkatërrimin e Valbonës.
“Maratonë artistike. Në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës;
Në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave; Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS!
Elina Duni dhe Eda Zari pranojne te kendojne kunder vendimeve te padrejta e jo te qurravitemi!
Drejtuar: të gjithë artistëve shqiptarë e të huaj, që dashurojnë Shqipërinë, natyrën e saj mrekullore, e cila sot vuan nga pakujdesia dhe papërgjegjshmëria, por që kërcënohet edhe më shumë nga arbitrariteti dhe dritëshkurtësia e politikës.
Të gjithë atyre individëve që duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre në Shqipëri, me TOKË, UJË, AJËR dhe JETË të pastër, pa plehra, pa ndotje.
Kush i bashkohet ne formen me urgjente dhe qytetare kesaj iniciative te pavarur civile?” shprehet ajo.

Aktualisht kanë nisur punimet për ndërtimin e dy HEC-eve në Dragobi dhe Çerem.
Buldazierët dhe makineritë e rëndë kanë zbarkuar në Valbonë duke nisur gërmimet.
Pavarësisht se është park kombëtar dhe i mbrojtur me ligj, qeveria Berisha dha lejet për ndërtimin e HEC-eve.
Në Valbona janë planifikuar për t’u ndërtuar 11 HEC-e, një është ndërtuar, ndërsa 10 të tjerë pritet që të ndërtohen.
Vendimet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë qeveria Berisha i firmosi në ditët e fundit në pushtet.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com