Budaors, HUNGARI - Futbolli nuk mund të ndahet nga zhvillimet gjeopolitike dhe një gjë të tillë e tregoi të martën kombëtarja e 21-vjeçarëve të Bosnje Hercegovinës. Këta të fundit refuzuan t'i jepnin dorën moshatarëve të Izraelit si shenjë proteste për zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Dueli mes Izraelit U-21 dhe Bosnje Hercegovinës U-21 u mbyll 0-0, me skuadrat që ndanë nga një pikë. Përtej rezultatit, xhiron e medieve e bënë pamjet kur boshnjakët nuk i dhanë dorën futbollistëve të Izraelit në fillimin e sfidës, duke prishur kështu protokollin zyrtar. Nuk është hera e parë që ekipeve nga Izraeli i ndodh diçka e tillë.
Today, as Bosnia and Herzegovina faced Israel in a U21 Euro qualifier —played on ‘neutral’ ground in Hungary— most of the Bosnian players refused the pre-match handshake and walked straight to their half as an act of protest. pic.twitter.com/WZ7McKIKsv
— Leyla Hamed (@leylahamed) March 31, 2026
Komente









