Me tone kërcënuese, një protestues tha se janë të gatshëm për të rrethuar kryemistrinë dhe parlamentin. Duke i bërë thirrje kryeministrit për dorëheqje, tha se populli mund edhe “ta djegë.”

“Bashkë me popullin që është mbledhur këtu, do ta shporrim këtë fundërrinë. Popullit i lind e drejta të rrethojë kryeministrinë dhe parlamentin anembanë, të shkrijë parlamentin, dhe të shkrijë qeverinë. Poshtë qeveria! I lutem popullit të rrethojë parlamentin dhe qeverinë, në mënyrë paqësore, pa prekur policinë, janë vëllezërit tanë, se nuk duam të dërdhim gjak. I them Ramës të tregohet i zgjuar, të japë dorëheqje dhe të mos provokojë popullin. Po arriti ky popull ta zërë me dorë, do e djegë zvarrë deri te sheshi ‘Skënderbej’. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër! Poshtë fundërrina!”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës: Bllokimin e organizoi gjenerata Z, jo ne! Degjeneron gjuha, flitet për gjakderdhje