Rikthehet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas bllokimit gjatë natës nga protestuesit para kryeministrisë.
Një pjesë e tyre kaluan natën para godinës së qeverisë, të ulur në karrige metalike ndërsa në shkallët e kryeministrisë, shihen edhe këpucë, një simbol për të larguarit në emigrim.
Edhe pse rruga është liruar, ata janë vendosur në pjesën e trotuarit, duke përdorur disa çadra për hije nga vapa përvëluese.
Edhe pas përfundimit të protestës të së shtunës, një grup protestuesish vijuan qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë, i cili zgjati përgjatë gjithë ditës së diel.
Komente











Mirmengjes po polizia ku eshte njerzit do te shkojne ne pune e jo te bllokohen nga njerez qe nuk kan deshire te punojne por te rrin ne kafe
PërgjigjuKe të drejtë, por ata këtë kërkojnë konfrontim. Le të rrinë në trotuar, ary nuk pengojnë qarkullimin