Protestuesit për klimën bllokojnë rrugët e New Yorkut me një varkë jeshile

Protestuesit për klimën bllokojnë rrugët e New Yorkut me një varkë jeshile

Foto gjatë protestës

New York- Dhjetëra protestues janë arrestuar në Times Square, të cilët kërkonin veprime mbi ndryshimin e klimës.

Demonstruesit kanë bllokuar trafikun me një varkë ngjyrë jeshile ku shkruhej “Vepro tani”.

Sipas CNN, ata  mbanin flamurët  e vendeve të ndikuara nga katastrofat mjedisore, përfshirë Bahamas, që shkatërrua nga Uragani Dorian muajin e kaluar.

Mbi 62 persona u arrestuan për mosbindje, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Policisë në New York.

"Duke vendosur një varkë në mes të Times Square, thjesht ka të bëjë që njerëzit të zgjohen që ne jemi në një klimë dhe emergjencë ekologjike", tha Christina See, zëdhënëse e Extinction Rebellion NYC.

"Rruga më vonë u pastrua dhe varka u hoq nga policia", tha Arthur Wei, një tjetër anëtar i protestës.

Më shumë se 250 aktivistë u arrestuan në Londër në fillim të kësaj jave pasi kërkuan që qeveritë të ndërmarrin veprime për krizën e klimës.

Një nga aktivistët u ngjit mbi një aeroplan në pistën e aeroportit në Londër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Lorenc Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD