Partia Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti, akuzoi Lulzim Bashën se nuk ka realizuar asnjë nga projektet e premtuara gjatë periudhës si kryebashkiak i Tiranës.
"Basha premtoi projekte madhështore, por nuk arriti të realizonte as më të thjeshtat. Do të financonte shkolla e kopshte verore, por askush nuk ka dëgjuar për to", deklaroi deputetja Gjylameti.
"Premtimet e Lulit nuk vlejnë, vijoi ajo. Kryeqyteti ka nevojë për dikë që të punojë për qytetin dhe qytetarët. Më 21 qershor, banorët e Tiranës do të bëjnë zgjedhjen e duhur"./atsh/