Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Në një reagim thuhet se "kjo shënon një hap pozitiv për dialogun politik dhe për funksionimin e demokracisë parlamentare".
"Ndryshimet pasqyrojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, forcojnë reciprocitetin midis shumicës dhe opozitës dhe zgjerojnë hapësirën për një pjesëmarrje më aktive të të gjitha forcave në parlament. Zbatimi i duhur i Rregullores do të jetë thelbësor për të siguruar një praktikë parlamentare gjithëpërfshirëse dhe efektive dhe për të mbështetur përparimin e mëtejshëm në prioritetet e reformave të Shqipërisë",- thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
PS e PD konsensus për ndryshimet në Rregullore, miratohen me 100 vota pro! Kreu i SPAK s’raporton më në sallën e Kuvendit, por vetëm në komisione! Jo seancë pas orës 22:00








