PS kërkon komision antikorrupsion, kreu i PD: Dakord me SHBA për transparencë! Gati të punojmë nëse bëhet vettingu i politikanëve

Lulzim Basha, ndryshe nga sa deklaroi dy ditë më parë, u shpreh sot i hapur që të punojë me mazhorancën, pas propozimit të kësaj të fundit për një Komision të Posaçëm antikorrupsion, por me kushte.

Basha tha se duhet të marrë garanci nga SHBA për transparencë, ndërsa shtoi se është i gatshëm të ulet nëse bëhet vettingu i politikanëve.

“Pjesë e procesit të luftës kundër korrupsionit është PD. Ndaj e përshëndes Ambasadën amerikane që kërkon transparencë. E vetmja parti që kërkon transparencë është PD dhe i depoziton ato në institucione. Këta duan që ta zhbëjnë SPAK. E shoh si inkurajon për veprat tona dhe paralajmërim për ata që flasin dhe bëjnë gjë tjetër. PD ka propozuar vettigun e politikanëve dhe pas 6 muajsh duan ta fusin në Kuvend, e përshëndes këtë gjë. Bashkëpunimi duhet të jetë bipartizan dhe transparent.

PS nuk ka nismë, por një deklaratë qesharake që nuk i shkon një qeverie 11 vjeçare. Nuk besoj se shpallje të tilla paraelektoral përbëjnë bazë mbi diskutimet serioze. Projekt serioz është vettingu për politikanët. Ndryshe nga hëna, dielli, toka dhe kalendarët e tjerë politikë, politika duhet të ndjekë kalendarin e interesit publik. Duhet t’i përgjigjemi jo me akte formale”, tha Basha.

Një bashkim të forcave politike, parlamentare ose jo, për reformat kërkon Partia Socialiste teksa i shtrin dorën për bashkëpunim në një komision të posaçëm parlamentar të gjithë opozitës.

Rama e quajti një zonë pa sharje politike ku punohet për reformat. Kryeministri tha se SPAK nuk preket, ndërsa ambicien pas gjithë kësaj pune e lidhe me Shqipërinë anëtare në Bashkimin Evropian në 2030.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 09/05/2024 10:32

    Nga që e disata 'Nismë e re' kundra korupsionit nuk besohet më në popull, këta të gjithë grupet politike janë urdhëruar që të bëhen bashkë për t'i mbushur mendjen shqiptarëve për të disatën herë që kësaj rradhe e kanë vërtet me korrupsionin. Prisni 2030 se do mbijë bar. Sude Gamori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë