Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e shtunë, më 6 janar, Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Burime për Report Tv bënë me dije se PS do të ndryshojë sekretariatin. Gjithashtu, në Asamble do të diskutohet dhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti, ku përfshihen raportimet e deputetëve në terren, si dhe raportimi i qeverisë.
Kjo mbledhje vjen në javën e parë të vitit 2018, ku selia rozë pritet të bëjë një përmbledhje të punës së bërë gjatë këtyre muajve të qeverisjes gjatë mandatit të dytë, pas zgjedhjeve të fituara bindshëm në zgjedhjet e 25 qershorit, por kjo Asamble mund të sjellë dhe ndryshime dhe risi në radhët e socialistëve.
Ndërkohë, 8 pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj dhe Taulant Balla.

/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com
Komento
Komente