TIRANË- Kryeministri Edi Rama adresoi një sërë kritikash në drejtim të reformës në drejtësi, në fjalimin 1 orë e 40 minuta që mbajti përballë Grupit Parlamentar të PS. Duke e quajtur drejtësinë e re si investimin më të madh strategjik që PS ka bërë për brezat e ardhshëm, shefi i qeverisë paralajmëroi ndërhyrje në reformë, por siç tha ai, pa prekur pavarësinë e SPAK dhe GJKKO, për të cilat tha se sikur “100 herë të kthehej mbrapsht, 100 herë do zgjidhte reformën në drejtësi me të gjitha të mirat e të këqijat e ardhura prej saj”.

Para socialistëve, kryeministri Edi Rama renditi 7 çështjet për të cilat priten ndryshime ligjore, duke theksuar se çdo gjë do të bëhet në bashkëpunim me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë dhe drafti i ndryshimeve do të marrë ‘ok’ edhe nga Komisioni Europian.

Në krye të axhendës së maxhorancës do të jenë ndryshime ligjore që në thelb kanë politikën penale,“ngritja e piedestalit të shembur të prezumimit të pafajësisë, siç e cilësoi kryeministri Rama, për të vijuar më pas me politikën penale, procedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civil, dënimet alternative, rivijëzimi i kufijve mes çështjeve penale e atyre administrative, si edhe paraburgimet. Rama tha se do të përcaktohen kufi të qartë, duke paralajmëruar se disa vepra penale do të duhet cilësohen administrative, si mund të jetë rasti i shpërdorimit të detyrës.

"Pavarësia e gjyqësorit nuk preket, vetëm forcohet. SPAK nuk preket, vetëm mbështetet. Hapa përpara po, pa asnjë diskutim. Politika penale, procedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civil, dënimet alternative, rivijëzimi i kufijve mes çështjeve penale dhe atyre administrative që janë bërë si ato vizat e bardha që kanë vetëm namin, por jo nishanin dhe natyrisht në radhën më të parë ngritja e piedestalit të shembur të prezumimit të pafajësisë. Ata 58% shqiptarë dhe shqiptare që rrinë nëpër burgje pa gjyq janë çështja jonë dhe janë përgjegjësia jonë. Këto nuk ia delegojmë dot askujt dhe për këto duhet t’i përgjigjemi ne në radhë të parë gjithkujt", tha Rama. 

Lista jo e shkurtër e ndryshimeve që ai paralajmëroi, erdhi si epilog I një rrebeshi të gjatë kritikash ndaj sistemit të drejtësisë, të cilit nuk I shpëtuan prokurorë e gjykatës të të gjitha niveleve, përfshirë dhe dy organet e qeverisjes së Drejtësisë, KLGJ e KLP.

“Nuk është e lehtë të përqendrohesh kur ka filluar edhe një lëvizje sportive prokurorësh lart e poshtë që janë turrur në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK duke prerë fletë-arreste në tufa në një kohë kur në rastin më të mirë nuk janë çështje penale", tha Rama. 

Morinë e problemeve të ngritura, në mënyrë të përsëritur prej tij, Rama u përpoq herë pas herë ta justifikonte me moshën e re të institucioneve të drejtësisë. 

Për rastin Balluku dhe faktin sepse nuk kishte pranuar dorëheqjen e saj ai ishte i qartë: "E di unë shumë mirë dhe teorinë dhe praktikën europiane të dorëheqjes morale, e cila megjithatë nuk praktikohet kudo dhe kurdoherë njëlloj as në Europë, por sot në Shqipëri, kur sidomos përmes SPAK-ut drejtësia ka filluar të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin, por po bën dhe një dëm serioz, kolateral mbi administratën, duke përmbysur faktikisht rregullisht parimin e shenjtë demokratik të prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisjes së vendit nuk mund të kurdiset dhe të ç’kurdiset sa herë Prokuroria ngre një akuzë."

Me gjasë socialistët nuk do të shprehen as sot se cili do të jetë qëndrimi i tyre përfundimtar për kërkesën e SPAK për arrestmin e Ballukut, e cila nuk iu bashkua mbledhjes së grupit. Vetë Rama tha se do të fliste vetëm pasi të ishte hartuar raporti i përfaqësuesve të tij në Këshillin e Mandateve. 

7 pikat ku priten ndryshime në reformën në drejtësi:
1- Politika penale
2- Procedurat penale
3- Garancitë juridike për nëpunësit civilë
4- Dënimet alternative  
5- Kufijtë mes penales dhe administratives 
6- Prezumimi i pafajësisë
7- Paraburgimi  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Numri i lartë i të paraburgosurve/ Ministri Lamallari: Të zbatohen masa alternative si mbikqyrja elektronike, në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Europës

Qeveria synon të zgjidhë çështjen e numrit të lartë të të paraburgosurve në sistemin penitenciar të Shqipërisë duke zbatuar edhe masa alternative në bazë të rekomandimeve të Këshillit të Europës. Një prej këtyre masave është mbikëqyrja elektronike.

Lajmin e konfirmoi ministri i drejtësisë Besfort Lamallari gjatë një takimi të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.  

“Mbikëqyrja elektronike nuk ka ekzistuar në Shqipëri për kaq vite, megjithatë i kam përcjellë porosi Shërbimit të Provës që të prezantojë një projekt të detajuar edhe nga ana financiare në mënyrë që bëhen të mundur zbatimi i rekomandimeve të ekspertëve të Këshillit të Europës për uljen e masave të arrestit me burg dhe arrestit në shtëpi” tha Lamallari.

Sa i përket amnistisë Penale, Lamallari tha se janë 15 mijë familje shqiptare që përfitojnë prej saj dhe për këtë arsye kërkoi mbështetjen e kuvendit që nisma të futet në hullitë e komisioneve parlamentare që të vihet në zbatim sa më parë.

Sipas ministrit, këto masa lidhen me një qasje më të gjerë për ndryshim të politikës penale në vend. Ai foli për një “mendësi ndryshe” që duhet ta udhëheqë Shqipërinë drejt vitit 2030, duke paralajmëruar rishikim të plotë të Kodit Penal dhe të Kodit të Procedurës Penale.

“Kur flasim për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës, po bëhet një punë e rëndësishme falë bashkëpunimit me qeverinë italiane, franceze dhe hollandeze, dhe së shpejti presim komentete e ekspertëve. Është një punë masive, që përfshin rishikimin e të gjithë kuadrit ligjor penal dhe procedurial , ku krahas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale që në vetvete krahas nevojës për përmirësim dhe qartësim, kjo edhe nga komentet e drejta të ekspertëve të Këshillit të Europës të cilët kanë parë jo vetëm ndryshimet e nevojshme në kodin e procedurës penale por edhe në kodin penal janë të nevojshme, duke treguar kështu një mendësi ndryshe në politikën penale që duhet të udhëheqë Shqipërinë në vitin 2030”, tha Lamallari.

Në të njëjtën linjë, Lamallari tha se më 12 shkurt është prezantuar masterplani i godinave të drejtësisë, që do të financohet nga buxheti i shtetit dhe që konsiderohet si nisma më e madhe infrastrukturore për administratën e gjyqësorit. Po ashtu, po përgatitet edhe një masterplan për burgjet. Përveç burgut të grave në zonën e Ali Demit, po shihet mundësia që të përfshihen edhe 302 dhe 313 për të krijuar kushte më të përshtatshme.

Ora 18:32
Reforma Territoriale/ Ministri Demo: S’do ndryshojnë vetëm kufijtë, por edhe funksionet e bashkive! Javën që vjen nis turi fakt-mbledhës në territor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, është shprehur se javën e ardhshme do të nisë një tur fakt-mbledhës në territor, lidhur me Reformën Territoriale.

Demo tha gjatë mbledhjes së Grupit të PS, se me Reformën Territoriale nuk do të ndryshojnë vetëm kufijtë e bashkive, por edhe funksionimi i tyre.

“Kërkohet rritje e kapaciteteve dhe fuqizim i bashkive në territor. Kur flasim për Reformën Territoriale, kuptohet që produkti që ne presim është një produkt që do të lehtësojë të gjitha këto sfida. Kur flasim për Reformën Territoriale më pas, kuptohet që produkti që ne presim, është një produkt që do të lehtësojë të gjitha këto sfida që ne diskutojmë dhe të përgatisë bashkitë nesër, që të adresojë sfidat që ka vetë territori, duke marrë në konsideratë të gjitha problematikat.

Kjo javë përpara, do të fillojë një tur fakt-mbledhës në territor. Dhe unë jam i bindur se hapi i mëpasshëm që ka të bëjë me vlerësimin e funksioneve të bashkisë, sepse ne nuk mund ta perceptojmë reformën si një reformë që do ndryshojë vetëm kufijtë e bashkive, por është më e rëndësishme funksionet e bashkive”, tha mes të tjerash Demo.

Ora 18:02
Administrata/ Ministrja Pirdeni: Rekrutim me inteligjencë artificiale! Do kemi një portal tërësisht të rishikuar

Fjala e Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, është shprehur se do të ketë një portal tërësisht të rishikuar të punësimeve në administratë.

Komentet Pirdeni i bëri gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku tha se ky portal përmes Inteligjencës Artificiale do të bëjë të mundur përputhjen mes çdo kandidati dhe çdo pozicioni pune vakant.

“Përgjatë këtij viti, prioriteti kryesor është shndërrimi i Administratës në një punëdhënës konkurrues, me një model të ri, të rishikuar, të rekrutimit dhe vlerësimit, që garanton më shumë meritokraci dhe transparencë, si dhe matje të performancës për çdo institucion dhe administratës civile, sipas ndryshimeve që kemi parashikuar në ligjin për shërbimin civil dhe për administratën shtetërore, që shumë shpejt do të paraqiten për diskutim në Kuvend.

Gjithashtu synojmë ripozicionimin strategjik të administratës si një zgjedhje karriere dhe tërheqjen e gjithë talenteve të reja, përmes iniciativës ‘Karriera jote, e ardhmja e Shqipërisë Europiane’.

Gjithashtu do të kemi një portal tërësisht të rishikuar të punësimeve në administratë, në bashkëpunim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, për të garantuar që të gjitha thirrjet e pozicioneve vakante në administratë publike, qofshin shërbim civil apo jo, përfshi këtu edhe të gjitha shoqëritë aksionere me pronësi shtetërore, të publikohen përmes portalit, si dhe portali përmes një elementi injektimi të Inteligjencës Artificiale, të mund të bëjë edhe përputhjen mes çdo kandidati dhe çdo pozicioni pune që është vakant”, tha mes të tjerash Pirdeni.

Ora 16:53
Përmbytjet dhe shembja e rrugëve, ministri Vëngu: 10 milionë euro fond i shpërndarë për diga, ura dhe prita lumore

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se qeveria shqiptare sapo ka shpërndarë 10 milionë euro për të gjitha bashkitë, me qëllin ndërtimin e digave, urave dhe pritave lumore.

Kjo masë vjen pas përmbytjeve të muajve të fundit në disa zona të vendit, por edhe pas shembjes së disa rrugëve dhe urave gjatë ditëve të fundit.

“Së fundmi 10 milionë euro fond i sapo shpërndarë për diga, prita lumore dhe ura për të gjitha bashkitë. Rinovimi i flotës kombëtare të emergjencave, të zjarrëfikësve. Kemi 2 mln euro shtesë ku agjencia kombëtare e mbrojtjes civile dhe KAYO do të prodhojnë ‘Made in Albania’ dhe në maj do kemi fillimin e këtyre mjeteve, që do të shpërndahen për bashkitë. Fokusi është parandalimi në aspektin e pritave lumore, digave dhe adresimin e dëmve të përmbytjeve të muajve të fundit. Shtylla e tretë, kapitali njerëzor, në 14 muajt e fundit janë shtuar 1 mijë ushtarakë”, tha mes të tjerash Vengu.

Kujtojmë se një prej rrugëve kryesore të shembura në vend, është aksi Librazhd-Prrenjas, i cili prej ditësh vijon të jetë totalisht i bllokuar për kalimin e automjeteve. Dëmtimi i këtij aksi besohet të ketë ardhur për shkak të gërryerjes së shtratit të lumit Shkumbin dhe për shkak të ndërtimit aty pranë të rrugës së Korridorit VIII, që besohet se e ka rënduar shpatin e malit.

Ora 15:56
Ministri Malaj zbulon prioritetet e ‘Financave’ për 2026: Brenda këtij viti presim zbatimin e programit të BE-së, IPARD III

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka zbuluar disa nga prioritetet e institucionit që ai drejton, si dhe të qeverisë shqiptare për vitin 2026.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, mes të tjerash Malaj theksoi se presin që brenda këtij viti të marrin akreditimin dhe zbatimin e Programit IPARD III. Kujtojmë se Fondet IPARD të BE-së për bujqësinë shqiptare u pezulluan pas dyshimeve për abuzime nga zyrtarët në vendin tonë.

Prioritetet kryesore të renditura nga Malaj:

1. Së pari, projektigjin “Për sigurimin e detyrueshëm nga tërmeti”;

2. Së dyti, skemën e sigurimit në Bujqësi, për sigurimin e produkteve bujqësore, që do të jetë një nismë e cila do të ndërmerret së bashku me MBZHR;

3. Detyrimin dhe angazhimin që brenda vitit 2026 të bëjmë përafrimin e plotë të legjislacionit tatimor dhe doganor, në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian;

4. Sikundër kemi dhe prioritet që brenda këtij viti të marrim akreditimin dhe zbatimin e Programit IPARD III;    

5. Gjithashtu, viti 2026 do të jetë dhe viti i Inteligjencës Artificiale, ku do të zgjerojmë dhe thellojmë  implementimin e moduleve të AI në tatime dhe dogane, me qëllim rritjen e të ardhurave, uljen edhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

Ora 15:53
Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka zbuluar se qeveria po ndërmerr një sërë masash për mbrojtjen e territorit dhe goditjen e paligshmërive.

Komentet Koçiu i bëri gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku tha se po punohet me një paketë ligjore për reformimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, fuqizimin e rolit të prefektit dhe transformimin e rolit të Policisë Bashkiake, e cila sipas ministres, do të ketë edhe një bërthamë qëndrore që do të garantojë rekrutimet transparente, vlerësimin dhe performancën e efektivëve.

“Mbrojtja e territorit, abuzimi me territorin nuk do të tolerohet më. Kemi punuar për një paketë ligjore, së pari Inpsektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Jemi duke fuqizuar rolin e prefektit, kur vjen puna te koordinimi i institucioneve në nivel vendor. Situata e përmbutjeve por edhe vera e kaluar, na treguan sesa shumë rol kyç ka prefekti. Do shtohen 2 prefëktë detarë. Nuk mund të pretendohet që siguria maksimale mund të realizohet pa patur edhe përfshirjen e qytetarëve në këtë proces.

Prandaj një rol kyç ka edhe Policia Bashkiake. Pjesë e paketës është edhe Ligji për Policinë Bashkiake dhe transformimi i Policisë Bashkiake në një strukturë profesionale që do të rrisë standardet dhe që funksionon si krah mbështetës për Policinë e Shtetit. Policia Bashkiake do të vijojë të mbetet pjesë organike e bashkive, por do të ketë një bërthamë qëndrore që do të garantojë rekrutimin transparent, trajnimin e vazhdueshëm, vlerësimin, performancën dhe standarde të njëjta në të gjithë vendin. Shumë shpejtë këto ndryshime do të ndjekin rrugën e nevojshme për miratim në Kuvend”, tha mes të tjerash Koçiu.

Koçiu shtoi më tej se si pjesë e projektit ‘Smart City’ janë fillimisht 5 mijë kamera cilësore që do të montohen në rrugët kryesore dhe pranë 20 shkollave, për të rritur sigurinë për qytetarët.

“Smart City, janë 5 mijë kamera cilësore që do të montohen në rrugët kryesore, janë mbi 20 shkolla që do të monitorohen, të gjitha këto për të rritur më shumë standardin dhe sigurinë e komuniteteve tona”, shtoi Koçiu.

Koçiu vijoi më tej duke thënë se gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar dhe konfiskuar 65 milionë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaritë kriminale. Ministrja shtoi se po punohet për një bazë ligjore që pronat e konfiskuara të vendosen në funksion të familjeve të efektivëve të vrarë në krye të detyrës.

“Do të vazhdoja pak edhe te cikli i reformave të ligjshmërisë, i cili nuk është i plotë nëse nuk godasim zemrën e paligjshmërinë, që janë paratë dhe asetet e krimit. Një vit më parë kemi sekuestruar dhe konfiskuar një vlerë që më parë ishte e paimagjinueshme. Janë 65 milionë euro pasuri dhe asete të sekuestruara dhe konfiskuara, të cilat nga njëra anë është mirë që kemi realizuar një gjë të tillë dhe nga ana tjetër tregon sa me rëndësi është bashkëpunimi ndërinstitucional. Po punojmë për një bazë ligjore që pronat e sekuestruara ti vendosim në funksion të familjeve të të vrarëve në krye të detyrës (efektivëve të policisë)”, vijoi më tej Koçiu.

Ministrja tha se po punohet edhe për rishikimin e adresave, teksa shtoi se po përshpejtohet procesi i krijimit të një regjistri unik, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj problematike.

“Po punohet për rishikimin e adresave. Po vijon puna që të krijohet sa më shpejti regjistri unik”, tha Koçiu.

Koçiu ripërsëriti gjithashtu premtimin e kryeministrit Edi Rama, se për 720 punonjës policie, që janë pjesë e shërbimeve që janë në krye të operacioneve të vështira, do të kishte rritje pagash.

“Ndërkohë për 720 punonjës të RENEA-s, Operacionales dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, do të ketë rritje të pagave. Do e çojmë pagën maksimale në 2300 euro për gradën Kryekomisar apo drejtues”, përfundoi Koçiu.

 

Ora 14:10
‘Nuk e prekim SPAK dhe GJKKO’, Rama tregon 7 çështjet për të cilat do të ndërhyhet në reformën në drejtësi (VIDEO)

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama garantoi se nuk do ta prekin pavarësinë e SPAK dhe GJKKO, por ai renditi gjithçka po bëhet për ndryshimin e ligjeve të drejtësisë, nën asistencën e ekspertëve të më të mirë ndërkombëtarë.

“Të gjithë ne këtu do ta mbajmë shumë fort parasysh beben përpara sesa të derdhim ujin e pistë, që do ta derdhim sepse reforma në drejtësi është një investim strategjik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, për një ndryshim të pakthyeshëm historik me plot kuptimin e fjalës si pavarësimi i drejtësisë dhe çdo diskutim, reflektim apo vendim i yni si ligjvënës që zotërojmë, jo rastësisht. Thonë që kur populli zgjedh, populli ndjen dhe është ajo që populli ndjen që shtyn rezultatin në drejtime ta caktuara që nganjëherë befasojnë të gjithë ata që i shikojnë gjërat nga lart dhe jo nga poshtë siç i sheh njeriu i zakonshëm.

Ne si zotërues të kësaj shumice të cilësuar në lidhje me sistemin e drejtësisë duhet të udhëhiqemi nga kjo e vërtetë e madhe dhe duhet t’i shërbejmë vetëm kësaj të vërtete të madhe. Drejtësia e pavarur është investimi më i madh i Partisë Socialiste për të gjithë brezat që vijnë. Asnjë hap mbrapa.

Pavarësia e gjyqësorit nuk preket, vetëm forcohet.

SPAK nuk preket, vetëm mbështetet. Hapa përpara po, pa asnjë diskutim.

Politika penale, procedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civil, dënimet alternative, rivijëzimi i kufijve mes çështjeve penale dhe atyre administrative që janë bërë si ato vizat e bardha që kanë vetëm namin, por jo nishanin dhe natyrisht në radhën më të parë ngritja e piedestalit të shembur të prezumimit të pafajësisë, jo vetëm si një parim universal i lirisë dhe të drejtave të njeriut në një rend demokratik, por edhe si një domosdoshmëri shoqërore për një vend si yni i cili ka dalë nga një traumë dehumanizimi si ajo e diktaturës së prokurorëve dhe gjykatësve të kohës së komunizmit pasojat e të cilës luajnë ende sot rolin e tyre dhe në jetën e sotme institucionale të vendit, janë çështjet tona në radhë të parë. Janë përgjegjësia jonë!

Ata 58% shqiptarë dhe shqiptare që rrinë nëpër burgje pa gjyq janë çështja jonë dhe janë përgjegjësia jonë. Ai numër rrëqethës që e vendos Shqipërinë të parafundit gjysmë hapi para Rusisë për raportin mes dënimeve dhe pafajësimeve është çështja jonë, është përgjegjësia jonë dhe këto nuk na i merr dot askush. Këto nuk ia delegojmë dot askujt dhe për këto duhet t’i përgjigjemi ne në radhë të parë gjithkujt.

Është një tematikë e vetëvendosur në rendin tonë në ditës. Prandaj jemi angazhuar si fillim me ministritë e Drejtësisë së Italisë dhe të Francës. Na kanë vënë në dispozicion një rrjet ekspertesh më të mirët që ata kanë në fushën e politikë penale dhe të proceduarve penale me Këshillin e Europës që po ashtu na ka vënë në dispozicion ekspertët e vetë për të hartuar një dokument ndryshimesh lidhur me procedurat penale të cilën natyrisht do ta konsultojmë edhe me Komisionin Europian.

Edhe draftin e ri të Kodit Penal, një punë kolosale e një grupi ekspertësh të pavarur nën udhëheqjen e drejtorit të shkollës së Magjistraturës, profesor Arben Rakipi pasi u reflektua prej grupit edhe një lumë vërejtjesh të nxjerra nga konsultimi publik, e kemi ndarë së bashku me ata që thashë, me mbështetjen e këtyre mistrive si dhe qeverisë së Holandës, e cila na ka vënë bujarisht një ekspert me shumë përvojë.”, tha Rama.

Ora 12:55
‘Marsin dhe nëntorin t’i bëjmë muajt e familjes sonë’, Rama: Të hapim odë dialogu me anëtarët e simpatizantët tanë

 

Kryesocialsiti Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS propozoi krijimin e një ode dialogu me anëtarët e simpatizantët e PS.  

“Të përqendrohemi te fokusi, tek punët tona propozoj që marsin dhe nëntorin t’i bëjmë dy muaj të familjes sonë të PS, që të rikthehemi aty ku e kemi burimin e fuqisë, për të hapur një odë të dialogut me anëtarë e simpatizantët tanë për gjithçka që ne duam të ndajmë me ta dhe gjithçka ata duan të ndajnë me ne”, tha Rama.

Ora 12:49
Reforma në drejtësi, Rama-grupit të PS: Ma thatë copë që duhet të ndihem fajtor për ‘dështimin’! Kush nuk vlerëson punën tonë, e ka fajin tek vetja

 

Kryeministri Edi Rama foli për reformën në drejtësi teksa tha se njëri prej anëtarëve të PS ia ka thënë se vetë Rama duhet të ndihet përgjegjës. 

“Një bisedë para jo shumë ditësh, me disa nga shokët e grupit, m’u tha troç se unë duhet të ndihem përgjegjës për reformën në drejtësi. Natyrisht jo vetëm unë, se ka dhe ndonjë tjetër, po m’u tha copë. Sepse jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar këto efekte të dëmshme anësore.

Jam i bindur që jo vetëm ata, por ka plot këtu që mendojnë njësoj si ata dhe që, edhe si disa ish-mbështetës të flaktë në mexhlisin mediatik, i përmbledhin këto në një fjalë që s’e kam thënë ndonjëherë: dështim. Unë e mirëkuptoj zhgënjimin, jo dhe aq të shokëve që kanë punuar për të. Se ta quash dështim reformën në drejtësi, je në të drejtën dhe në detyrën për të vënë alarmin.

Por të duash ta quash dështim nga pozitat e grupit projektues dhe miratues do të thotë të mos shohësh më larg ditës së sotme, të mos llogarisësh prej kostove aktuale dhe të mos vlerësosh sa duhet komunitetin tënd. Unë mbetem kokëfortë në mbrojtjen e bindjeve të mia. Jam i interesuar të kuptoj kur kam gabuar; nuk e kam problem të pranoj gabime. Kjo është provë e sigurt që nuk jam më i ri.

Nuk e gjej asnjë arsye strategjike për ta pranuar opinionin se reforma në drejtësi ka dështuar. Njëqind herë të kthehesha mbrapsht, do të zgjidhja reformën në drejtësi me të gjitha të mirat dhe të këqijat, krahasimisht me alternativën, me batakun, pa asnjë shans për të marrë respektin e askujt.

Nuk i hedh poshtë shqetësimet që ndani me mua. Detyra jonë është të udhëheqim. Kush nga ne mendon se reforma ka dështuar dhe se dje ka menduar që ajo do të zbatohej pa gjak, pa lot e djersë, në radhë të parë brenda nesh, duhet ta gjejë te vetja fajin që është dritëshkurtër”, tha Rama.

Ora 12:46
VIDEO/ Rama ironizon partitë e reja: Shqipëria ecën përpara vetëm me ne! Jo me ballistin Agron dhe komunistin Arlind që shohin nga 'Stacioni i Trenit'

Edi Rama për afro 1 orë e 40 minuta mbajti fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe të qeverisë, ku ironizoi edhe krerët e partive të vogla dhe të reja si vendin tonë.

Duke theksuar se Shqipëria nuk do të mund të vazhdojë rrugën e integrimit europian pa Partinë Socialiste në krye të saj, kryeministri tha se partitë e reja dhe të vogla mbështesin veprimtarinë e tyre politike vetëm tek rezultatet e SPAK.

“Kurrë asnjëherë nuk e panë shqiptarët një njeri me pushtet të shkonte para Drejtësisë qysh nga viti 1912, deri kur ne sëbashku, unë me ju, vendosëm të bëjmë reformën e vërtetë, duke i hyrë detit në këmbë. Dhe e bëmë, e bëmë sepse o e bënim ne këtu o se bënte dot askush tjetër. Njësoj si Shqipërinë 2030 në BE, o e bëjmë ne o askush tjetër se bën dot. Shikojini vetë rreth e rrotull, që nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që juve që shkoni e hynië në Kuvend i takoni përditë korridoreve tek filizat e rinj dhe të shtrembër që i keni nga ana tjetër e Bulevardit poshtë dritares time e deri te ballisti Agron, te komunisti Arlind që i mbajnë sytë të gjithë te “Stacioni i Trenit”, duke pritur që SPAKU t’i hapë rrugën njërit për kotecin e pulave qyl, tjetrit për kasollen e Aligatit me yll”,- tha Rama.

Ora 12:41
Rama: Sot prokuroria është kthyer si kompani transporti, merr male me dokumente e i çon në zyrë! Drejtësia po mëson në kurriz të të drejtave

 

Kryeministri Rama duke folur për çështjen e Ballukut, e vuri theksin tek rëndësia e prezumimit të pafajësisë dhe tek roli që sipas tij luan sot prokuroria duke thënë se janë kthyer si kompani transporti që marrin male me dokumente nga zyrat e shtetit.

“Gjermania është një shtet model i të drejtës; prezumimin e pafajësisë e ka në piedestal ari. Nuk imagjinohen atje tezgat e tenxheret e pazarit mediatik të mbushura me materiale të nxjerra vjedhurazi, me bekimin e prokurorëve, nga dosjet hetimore. Atje gjykata i bën të pavlefshme ato materiale që dalin rrugëve dhe që mendohet se kanë cenuar balancën e drejtësisë, duke u përdorur si ushqim mediatik.

Jo vetëm kaq; në vende të tjera drejtësia nuk merret me gërmime, se nuk e ka fituar pavarësinë përpara 10 vitesh dhe nuk e ka filluar punën prokuroria e pavarur para 5 vitesh, por prej shekujsh. Mbi 85% e çështjeve i takojnë mandatit të parë dhe të dytë, apo ndonjë çështje u takon edhe atyre para nesh, po atyre nuk u kanë ngut. 700 tenxheret e pazarit tonë gurgullojnë për korrupsionin më të madh se asnjëherë.

Andej prokuroria nuk funksionon si kompani transporti që merr male me dokumente dhe i çon në zyrat e veta. Tani kërrehen dhe futen në fugon edhe dokumentet e një tenderi që është në proces. Në Gjermani këto nuk i imagjinon dot njeri, se andej kufijtë janë shkruar përpara se ata të nxirrnin shtypshkronjën.

Drejtësia po mëson në kurriz të lirisë së njerëzve e deri në dhunim të administratës. Është kollaj të marrësh të pandehur një tufë sipërmarrësish. Ata kanë kredi nëpër banka, kanë mijëra njerëz për të ushqyer dhe, kur u del emri, banka u thotë stop. Ndërkohë që prezumimi i pafajësisë do të ishte i mjaftueshëm që edhe ata sipërmarrës, edhe ata të administratës të hetoheshin në gjendje të lirë, pa u linçuar publikisht dhe madje duke pasur shumë mirë parasysh që mund të jenë të pafajshëm.

Është e rëndësishme që të fokusohemi më tepër në punët dhe objektivat tona, duke parë përpara dhe duke shmangur shikimet mbi njëri-tjetrin. Drejtësia ka detyrë të hetojë, të gjykojë, krejt e pavarur prej nesh, ndërsa ne kemi për detyrë të bëjmë detyrat tona krejt të pavarur nga drejtësia. Koha e dorëheqjeve morale do të vijë, por pasi të kalojë kjo kohë revolucionare e drejtësisë”, tha Rama.

Ora 12:32
Rama: Opozita, kryesuar nga një plak me ‘dërrasa mangut’ që tërheq zvarrë qytetarët për të dëmtuar imazhin e vendit

 

Edi Rama prej më shumë se një ore ndodhet në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe të qeverisë. Rama komentoi edhe gjendjen e opozitës, duke e cilësuar atë si të drejtuar nga “një plak i marrë me 5 dërrasa mangut” që, sipas tij, tërheq zvarrë 500 qytetarë që punojnë për të cenuar imazhin e Shqipërisë.

“Mali i Zi ka të njëjtat probleme si ne, por a keni parë ndonjë bombë artizanale që të shpërthejë në gazeta? Asnjëherë. Jo se atje nuk ka opozitë, por se atje është një hotel me 5 yje ku turistë nga e gjithë bota kontribuojnë në të ardhurat e shtetit.

Këtu është një plak i marrë me 5 dërrasa mangut që tërheq zvarrë 500 qytetarë që punojnë, për të cenuar imazhin e Shqipërisë duke shpërndarë fotografi.

Ekzaktesisht CEO më ka marrë në telefon dhe më ka thënë: çfarë po ndodh atje, sepse jemi në diskutime për ta sjellë në Shqipëri “One&Only”. Është një detaj se si infektohet Shqipëria nga një barbari e tillë",- tha Rama.

Ora 12:24
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Rama: Do pres raportin e Këshillit të Mandateve! Qeveria s’mund të futet në vallen e dorëheqjeve sa herë ngrihet një akuzë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se ia ka refuzuar 3 herë dorëheqjen Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Rama tha se për këtë çështje do të presë raportin e Këshillit të Mandateve, ndërsa shtoi se qeveria nuk mund të futet në vallen e dorëheqjeve kur ngrihet një akuzë.

“Nuk do merrem me procesin që ka nisur në Kuvend se do pres raportin e Këshillit të Mandateve. Por dua të ndaj me ju, diçka që e kam thënë pa praninë e publikut. Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen 3 herë, që kur iu ngrit akuza, jo për korrupsion. Ndërkohë që tenxheret bëjnë llogaritë duke marrë shumat për të ndërtuar veprat, akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tenderë, pastaj ma ka sjëllë me shkrim kur u bë pezullimi dhe pastaj edhe njëherë kur u ripezullua nga mosvendimi i GJK. Kam bindjen që në këtë fazë revolucionare, kur ndryshe nga vendet me drejtësi, në Shqipëri drejtësia sapo ka nisur ta shijojë pavarësinë, nuk mund të futemi në vallen e dorëheqjeve kur ngrihet një akuzë. Ne bëjmë punën tonë, drejtësia të vetën. E di praktikën europianë të dorëheqjes morale, por sot në Shqipëri kur përmes SPAK, drejtësia ka nisur të bëjë një shërbim të pamohueshëm për vendin dhe po bën dëm serioz kolateral për administratën, duke e përmbysur parimin e prezumimit të pafajësisë, mekanizmi i qeverisë së vendit nuk mund të ç’kurdiset kur prokuroria ngre një akuzë”, tha Rama.  

Ora 12:24
“Një ministre lan makinën me 10 mijë euro dhe qumësht dallëndysheje”, Rama ironizon opozitën: I keni parë si budallepsen?

 

Kryeministri Edi Rama ironizoi akuzat e opozitës për Belinda Ballukun. Rama thotë se protestat e dhunshme të opozitës kanë cënuar imazhin e Shqipërisë.

"Ata që janë kundër nesh i besojnë këto fjalë, që një ministre lan makinë me 10 mijë euro, se pasi i hidhet shkumë i hidhet dhe qumësht dallëndyshe dhe se dallëndyshet vriten me pushkë nga ministri tjetër që me puplat e tyre shet jastëk. E besojnë se dikush tjetër ka 300 shtëpi, ja që janë shpëlarë kaq gjatë dhe trutë e tyre duke e përsëritur këtë refren, e keni parë si budallepsen kur bëhet numërimi i kutive të votimit u del prapë po i njëjti, Noc Rrroku. Kjo rrugë e pambarimtë është e dëmshme për Shqipërinë. Mali i Zi ka të njëjtat probleme si ne, por a keni parë bombë artizanale në Podgoricë? Jo se aty nuk ka opozitë, por atje është një 'One and Only', hotel i jashtëzakonshëm nga e gjithë bota, ku shkojnë turistë. Këtu 'Onle and Only' është një plak i marrë, me 5 dërrasa mangut, tërheq zvarrë 500 qytetarë që punojnë për të, që kontribuojnë për të cënuar imazhin e Shqipërisë. CEO i 'One and Only' pas publikimit të fotografive më ka marrë në telefon, çfarë po ndodh atje? Jemi në diskutime për ta sjellë në Shqipëri 'One and Only. Është detaj sesi afektohet Shqipëria nga një barbari e tillë", theksoi ai.

 

 

Ora 12:17
'Hedhin bomba artizanale te xhamia për të rrëzuar narkoshtetin', Rama: Rëshqitja në Librazhd-Prrenjas për shkaqe gjeologjike, e njëjta gjë në Greqi

 

Kryeministri Edi Rama

Kyeministri Edi Rama thotë se opozita hedh bomba molotov tek xhamia, me pretekstin që do rrëzojë narkoshtetin.

Lidhur me shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas, Rama tha se është rrëshqitje gjeologjike.

"Çfarë bombardimi bëhet mbi retinat e syve të shqiptarëve, që haberet e pazarit i marrin nga celulari. Pa llogaritur këtu ata të verbrit që e çajnë rrugën e jetës me shkopin e kryeplakut të botës së gënjeshtrave, dhe hedhin bombë artizanale te xhamia që të rrëzojnë narkoshtetin. Ekonomia rritet, e rrit korrupsioni, buxheti i shtetit rritet, e rrit korrupsioni, pagat rriten, i rrit korrupsioni. Edhe negociatat i hap korrupsioni. Edhe kapitujt i hap korrupsioni. Shqipëria vetë rritet në çdo drejtim falë korrupsionit. Ka disa ditë që po bëhet nami nga tenxheret, një rrëshqitje e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas. Një rrëshqitje shumë më dramatike është në anën tjetër kufirit, në një autostradë nga më të rejat e Greqisë. Tenxheret e Greqisë, nuk janë pa presion. Nuk e kam kapur në asnjë lloj ngjashmërie, me këtë lemeri këtu, që edhe token e lëviz korrupsioni. Në atë aks po bëhet një nga veprat më të mëdha të infrastrukturës. Ju kujtohet rrëshqitja e rrugës Korçë-Ersekë. Brenda afatit u riparua totalisht me fondet e sipërmarrësit, rruga sot është e shqiptarëve. Këto nuk janë gjëra që ndodhin vetëm këtu. Në Suedi, Itali, Greqi, janë çështje gjeologjike. Këtu jo, janë çështje të korrupsionit", theksoi ai.

Ora 12:14
‘4 varre të vrarësh ende në kërkim të drejtësisë’, Rama kritika SPAK për 21 janarin: Pse nuk ka ngut për të ngritur akuzë? (VIDEO)

Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat se sa më shumë socialistët qëndrojnë në qeveri, aq më shumë korrupsion ka. Ndalur në shifra, Rama tha se SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion, 16 për shpërdorim detyre, 15 për pabarazi në tenderë.

Kryeministri shtoi se 85% e këtyre rasteve i përkasin 2 mandateve të para, shenjë që sipas tij tregon qartë që korrupsioni po luftohet. Por, kreu i qeverisë i kujtoi SPAK hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, duke ngritur pyetjen pse nuk ka ngut për të ngritur akuzë në një kohë kur 4 varre të vrarësh po presin ende drejtësi. 

“Mua më duket sikur nuk shkon që sa më shumë u luftonka korrupsioni, aq më shumë korrupsion paska. Për më tepër për të dhënë për ata që na kanë zgjedhur, një pasqyrë për të parë realitetin, në historinë e SPAK ka vetëm 10 akuza për korrupsion. 16 për shpërdorim detyre, 15 për pabarazi në tenderë. Flas akuza, nuk flas dënime, tani çfarë është e rëndësishme në këto të dhëna. 85% e rasteve i përkasin mandatit të parë dhe të dytë. Një logjikë e thjeshtë të thotë se nuk është se sa më shumë ne rrimë në qeveri ka korrupsion, po sa më shumë që ne jemi në qeveri, aq më shumë luftohet me korrupsionin. Aq më shumë janë edhe rastet të cilat dalin nga varret e të shkuarës, përtej paradoksit dhe nuk rri pa e thënë jashtë tekstit, që 4 varre të vrarësh, janë ende në kërkim të drejtësisë, por nuk ka ngut për të bërë kontrolle banesash, që s’ka nevojë të bëhen në këtë rast, as për të ngritur akuzë për arsye që gjithkush mund ti marrë me mend, por ne nuk i dimë faktikisht se cilat janë. Fakt tjetër është që Shqipëria renditet nga KE, në endin e parë në rajon për integritetin e prokurimeve publike”, tha Rama.

Ora 12:12
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën, e dinim që do kërkonin dhe kokat tona! Ngjajnë me qeverinë në vitin ’92, por prapë marrin notë kaluese

 

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste mban firmën e reformës në drejtësi. Rama tha se sot drejtësia është e re dhe pikërisht nuk është as e paanshme as profesionale, duke e krahasuar me qeverinë e vitit 1992.

“Grupi udhëheqës i këtij vendi, jetojmë brenda një paradoksi sa të padrejtë dhe të dhimbshëm, aq edhe të pashmangshëm. Ne ishim ata që e projektuam reformën në drejtësi dhe diktuam rreshtat, pa na trysnuar askush. Nëse s’do kishte një kalë që të tërhiqte karrocën, ata të rrugës së Elbasanit apo dhe të rrugës Durrës–Bari–Brindisi, nuk kishin nga ta shpiknin kalin, se këtu ishin që në ’91. Të paktën unë personalisht nuk e kam imagjinuar si shëtitje; përkundrazi, e dija që do të vinte nga gjak dhe baltë mbi ne. Ishte përpjekje e vërtetë për ta dorëzuar shpatën në duart e njerëzve të drejtësisë. Dhe ajo shpatë, në duart e një pushteti që nuk do të ishte në kontrollin tonë, do të kërkonte kokat tona. Kështu funksionon; për ta marrë me mend këtë nuk duhet të ishe as profet, as fallxhor, por të ishe një lexues kurioz i revolucioneve. Përmbysjet që i bëmë sistemit të vjetër ishin revolucion. Drejtësia sot është e re dhe pikërisht nuk është as e paanshme, as profesionale; drejtësia sot është si qeveria shqiptare e vitit ’92: fuqi e madhe politike, traditë demokratike jo, dhe autokontroll që varion 0–4, por që mbetet mbi notën kaluese. Jemi ende me shifrën më alarmante të paraburgosurve dhe të dytët pas Rusisë në raportin mes dënimeve dhe pafajësisë. Paradoksi, ndërkohë që falë nesh, nën udhëheqjen dhe deri me lëkurën tonë po bëhet në Shqipëri ky transformim që do të hyjë në histori si epokal mbi një drejtësi të re dhe të pavarur, por që e ka marrë shpatën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit me besim, qeveria goditet pa pushim si më e korruptuara dhe Shqipëria baltoset si më e kriminalizuara. Shihni si urturinjë, tenxheret që prokuroria nuk i heton dhe se i ka prej kohësh dosjet atje për pastrim parash dhe evazion fiskal me fakte. Si gëlltitet kjo burracakëri që bëjnë trimat, që bëjnë shpatarin e verbër me punonjësit e shtetit dhe me politikanët e PS, për gjithfarëlloj çështjesh dhe akuzash, nga ato serioze deri tek shpërdorimet imagjinare të detyrës së punonjësve të administratës, dhe frikën si pulat nga dy uturakët më të mëdhenj të pazarit mediatik, që e bombardojnë publikun me jashtëqitjet e lloj-lloj personazhesh në ekran dhe paratë e zeza në dorë, ndërkohë që dosjet me fakte për riciklimin e parasë së pistë dhe evazion fiskal janë në prokurori prej vitesh”, tha Rama.

Ora 12:01
SPAK kërkon arrestimin e saj, Belinda Balluku mungon në mbledhjen e Grupit të PS

1772102564_taulantballa.jpeg

Grupi Parlamentar i PS

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh këtë të enjte në Pallatin e Brigadave që prej orës 11:00, ku do të mbajë edhe qëndrim lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Vetë Balluku nuk është e pranishme në mbledhjen e grupit socialist. 

Ora 11:56
‘Çfarë fiton pastaj shteti?”, Rama për hetimet e AKSHI-t: Po sikur Mirlinda të jetë e pafajshme dhe jo një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar?

 

Në mbledhjen e grupit të PS, Kryeministri Edi Rama foli edhe për hetimet që ka nisur SPAK për AKSHI-n dhe ish-drejtuesen, Mirlinda Karçanaj, e cila ndodhet aktualisht në masën arrest shtëpie. Kryeministri Edi Rama tha se çdo person ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm dhe t’u jepet mundësia të hetohen si njerëz të pafajshëm deri kur të provohet fajësia e tyre. “Po sikur Mirlinda të jetë e pafajshme dhe jo një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar. Çfarë fiton pastaj shteti”, pyeti kryeministri Rama.

“Sot ndodhet në arrest shtëpie, s’dua të them asnjë fjalë për përmbajtjen e çështjes, por di të them një gjë, që ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenarie kombëtare i ngritur me vite dhe i duartrokitur ndërkombëtarisht të bëhet sheh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë që me në krye drejtoren e atij institucioni kanë punuar pa orar. E kundërta është e vërtetë, të dyja duhen bërë, të dyja mund të bëhen, njerëzit kanë të drejtën të prezmuohen të pafajshëm dhe t’i jepet mundësia të hetohen si njerëz të pafajshëm deri kur të provohet fajësia e tyre. Po sikur Mirlinda të jetë e pafajshme dhe jo një kriminele pjesë e një grupi të strukturuar. Çfarë fiton pastaj shteti dhe çfarë mesazhi marrin ata që çuna të kontribuojnë për këtë shtet. Këtu flasim se si shteti i garanton lirinë dhe të drejtën e punës dhe të marrjes së vendimeve, natyrisht garanton të gjithë që cilido që me vendimet e veta realizon qëllime të fshehura, nuk është i pandëshkueshëm”, tha Rama.

 

Ora 11:49
Rama-pushtetit gjyqësor: Ku ishit kur Berisha ngrinte ‘puçiste’ dhe e ulte ‘lavire Bulevardi’ kryeprokuroren (VIDEO)

Duke folur për pushtetin gjyqësor, Rama kujtoi sulmet publike që Sali Berisha i bënte më parë kryeprokurores së përgjithshme të kohës Ina Rama. Rama tha se sot deklaratat nga gjyqtarët e prokurorët janë të shpeshta pas kritikave të tij dhe asnjë e tillë nuk është bërë për Berishën dhe denigrimet e tij për aktorë të drejtësisë.

“Ku ishin fshehur kur Berisha e ngrinte puçiste dhe e ulte lavire bulevardi kryeprokuroren e përgjithshme. Tani po hyjmë në Europë. Tani, sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon prokurorit më kurajoz librin e shtëpisë. Ndaj u sugjeroj të merren me mesazhin, jo mesazherin, se paguhen nga taksat e shqiptarëve si frëngu pulën me 500 këshilltarë dhe sekretari që të qeverisin sistemin e drejtësisë e jo të ankohen për kërcënime inekzistente”, tha Rama.

Ora 11:43
Presion gjyqësorit? Rama: Mua më ktheheni me deklarata nervoze! Ai (Berisha) që ia lexon librin e shtëpisë prokurorit te SPAK, s’i thoni asgjë (VIDEO)

Duke e cilësuar veten dhe qeverinë e tij si mbështetësi më i madh i drejtësisë së pavarur, Rama tha se pushteti gjyqësor reagon me shkrime nervoze ndaj deklaratave të tij kritikuese. Ndërkohë thotë Rama, Sali Berishës, referuar si paraardhësi i tij, nuk i artikulohet asnjë deklaratë kur përpara SPAK del dhe nuk kursen aspak prokurorin e posaçëm Altin Dumanin.

“Kur dëgjoj që një gjykatës i thotë prokurorit: rëndoje dorën, se e ke të lehtë akuzën, apo një tjetër gjykatës në apel i jep një dënim edhe më të rëndë se ai që kishte në shkallën e parë. Halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim të dukshëm në pushtetin gjyqësor. Këtë perceptim shqetësues ma forcon një fakt: që kur unë ngre shqetësime, këshillat e gjyqësorit dhe prokurorive më ngjeshin si pullë poste mbi fjalët e mia ca deklarata nervoze, si ca njerëz që një daulle dasme i prish gjumin e drekës, me ca thirrje për ca aktorë politikë për të mos i bërë presion drejtësisë, bla bla bla.

Tani, në këto kohë, atij që nuk u bë dot pasardhësi im, pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot një deklaratë, por gjysmë llafi, dhe pasi del dhe lexon librin e shtëpisë, prokurorit më kurajoz mu te dera e SPAK. Të merren me mesazhin, jo me mesazherin, se paguhen i frëngu pulën, bashkë me sekretarë e këshilltarë, nga unë që ua kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur, që rrinte në zyrën time që nga viti 1992. Kurrë nuk do të ndërhyjmë në çështjet e drejtësisë, sigurinë juridike të qytetarëve, garancitë e procesit”, tha Rama.

Ora 11:39
'Jo presion drejtësisë', kryeministri Rama: Shqetësimet i kam shprehur në interes të shtetit

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk i ka ushtruar presion drejtësisë. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama u shpreh se shqetësimet e tij, i ka shprehur në interes të shtetit.

“Kur unë të hyj në meritën e ndonjë çështjeje, ndërsa ajo çështje është në gjykim, hajdeni. Halli i vetëm është se po bëhen ca si shumë arsyet për të vënë duart në kokë. Deklaratat për prishje gjumi, të këshillave janë lule, para çarçafit që nxorri ajo shoqata rrogarritëse e gjykatave. Fletërrufe e vërtetë, por do e kishte lexuar me bindje politike dhe vetë heroina e telenovelës rruga e shpresës,  Albana Bulku, unë vura alarmin si kryeministër, për gropën që gjykata donte t’i hapte buxhetit të shtetit, padrejtësisht. Duart ne këtu nuk i kemi për t’i vënë në kokë, por për t’i hapur rrugën Shqipërisë në BE. Këtë shumicë, ky popull na i ka vënë në dispozicion për t'i përveshur mëngët dhe të mos ndalemi. Njerëzit e punës së drejtësisë ta kryejnë punën e patrazuar, por edhe të përpiqen t’i marrin shqetësimet nga ana ime, si shqetësime në interes të shtetit. Askush nuk duhet të merret me gafat dhe lajthitjet e drejtësisë së re, sepse qëllimi ynë, nuk është të bëjmë presion, por mirëkuptim për gjërat që nuk shkojnë. Fola për lajthitje të panevojshme, kurrë askush nuk ka ngritur dhe nuk do ngrejë pretendime që pengon hetimet nga ana e prokurorisë, për këdo qoftë", tha kreu i qeverisë.

Ora 11:32
‘Shija e pavarësisë i deh’, Rama për reformën në drejtësi: Nuk bëhem pishman pavarësisht bombave artizanale që kurdisen nga lloj-lloj prokurorësh e gjykatësish

 

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk bëhet pishman për  mbështetjen që i ka dhënë refromës në drejtësi.

“Do thonë se kam ndërhyrë në punët e drejtësisë, absolutisht jo. Shteti ka 3 pushtet të pavarur nga njëri tjetri, nëse njëri futet në punët e tjerrit, shteti nuk funksionon si duhet. Sepse ne e besojmë që kur kushtetuta demokratike e Republikës së Shqipërisë, thuhet se ka 3 pushtete të pavarura dhe nuk mund të jenë në letër siç ishin para, kjo parti, i hyri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor, prandaj dhe unë që e kam udhëhequr partinë në rrugën e përpjetë për pavarësimit e gjyqësorit, nuk bëhem kurrë pishman pavarësisht bombave artizanale që kurdisen nga lloj-lloj prokurorësh e gjykatësish, lart e poshtë nëpër Shqipëri, të cilët shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen, u errëson sytë dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve tjera. Duke i bërë shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut, se ka ende shumë më keq, prandaj dhe sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt nuk është që ekzekutivi apo legjislativi të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, por është që gjyqësori të gjymtojë pavarësinë e dy të tjerëve por aftësinë për të funksionuar. Kjo ka ndodhur në vende të tjera, nuk është diçka e panjohur në historinë e zhvillimeve të drejtësisë, pro kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend. Ky vend nuk e ka luksin të frenohet dhe jo më të ribjerë aty ku ishte”, tha Rama.

Ora 11:29
'Pezullimi i Ballukut, pa gjyq' Rama: Vendimi i Kushtetueses për ndarjen e komisioneve parlamentare në Kuvend, ndërhyrje në territorin legjislativ

 

Kryeministri Edi Rama thotë se pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka ndodhur pa gjyq, si në asnjë vend të botës. Ndërsa vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mënyrën sesi parlamenti ka vendosur ndarjen e komisioneve parlamentare, Rama e cilësoi si ndërhyrje në territorin legjislativ.

“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e psuhtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Çfarë është rasti më i fundit, përveçse ndërhyrje në territorin e pushtetit legjislativ, vendimi i Gjykatës Kushtetuese sesi parlamenti ka vendosur të ndajë komisionet parlamentare. Hapu dhe.

Por, shpresa është që kjo faze të jetë kalimtare dhe kurusitjet e përsëritura, nuk do kemi një shtet funksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjenike. Ky është fakt, e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me bonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vinuar për t’i nxjerrë këto mësime", theksoi ai.

Ora 11:27
Rama: Prokurorët në garë për mandatin e radhës në SPAK, shpërndajnë fletëthirrje si bileta teatri! Vetëm vetes kanë ngelur pa i prerë fletë arrest

Rama kritikoi drejtësinë referuar fletëve të mëdha të fletëve të arrestit të prera dhe atyre për thirrje në prokurori.

“Asokohe populli s’kishte parë gjë, se nuk kishte ardhur flama e kanaleve dhe portaleve të ujërave të zeza mediatike; tenxherja e vetme ishte tellalli i qytetit. Sot tellallët e gënjeshtrave dhe bishtave janë pa çdo butoni që shtyp për të marrë ndonjë haber të ditës. Nuk kemi ç’t’i bëjmë as tellahanes së madhe që na solli jeta të jetojmë duke qenë në krye të vendit në këtë moment kyç.

Në rrezik është përqendrimi ynë në udhëheqjen e vendit; duhet të rrisim përqendrimin në punët e mëdha e të vogla, të shtojmë forcat dhe për t’i komunikuar sa më shumë. Të përpiqemi edhe më shumë të vetëkorrigjohemi. Jepni idetë tuaja dhe të debatojmë së brendshmi se si gjërat duhen bërë më mirë, por pasi debatojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin opinione, duhet të përqendrohemi në një pikë: Shqipëria në BE në vitin 2030.

Kur të lexojmë historinë, ne jemi njerëz të zakonshëm, ndërsa historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm; dhe ata, kur e kanë lexuar historinë, e dinë që ka plot njerëz të zakonshëm që e bëjnë historinë dhe nuk figurojnë, sepse nuk e kanë bërë të jashtëzakonshmen që duhet për të bërë historinë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne ta kemi historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë.

Shqipëria në BE nuk është një tjetër etapë zhvillimi, është histori dhe, pa diskutim, nuk është e lehtë të përqendrohesh në kushtet që, përtej zhurmës së përditshme të bombave artizanale që plasin tenxhereve, ka filluar edhe një lëvizje prokurorësh që janë turrur në garën e mandatit të ardhshëm të SPAK, duke prerë fletë-arreste me tufa; në rastin më të mirë, kur nuk janë fare çështje penale; në rastin më të keq, hetohen në gjendje të lirë, siç ishte rasti i Durrësit, ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit, ndërkohë që dhjetëra fletë të prera nuk kursyen as një punonjëse model, 5 vite në luftë me kancerin dhe me fëmijë 2 muajsh në gji.

Apo duke shpërndarë fletëthirrje për paraqitje në prokurori me sasinë e biletave të teatrit, deri në absurditete të skajshme, siç është një rast emblematik ku një ndërtues pa leje, të cilit i është konfiskuar ndërtimi për të strehuar aty brenda një agjenci shtetërore, ka gjetur rrugën e prokurorisë për të kallëzuar shtetin. Prokuroria ka hapur çështje penale për punonjësit e shtetit që futën agjencinë e shtetit në godinën e ndërtuar pa leje. Me siguri do thonë që sapo kam ndërhyrë në punët e drejtësisë. Jo. Sot do them vetëm 1/1000 e asaj që kam për të thënë”, tha Rama.

Ora 11:17
‘Jemi më afër BE-së’, Rama: Do ta kalojmë këtë test, pavarësisht shkopinjve ndër rrota dhe tymit të bombave artizanale

 

Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e grupit të PS, për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Në këtë udhëkryq kemi një busll, që është Shqipëria në be. Sot në 26 shkurt ne jemi më afër anëtarësimit dhe këtë e them jo metaforikisht, se çfarë ishim më 26 janar, apo 26 shtatorin apo tetorin e vitit të shkuar. Kjo nuk është letërsi, kjo është fakt, e tillë është shpejtësia me të cilin po ecim në atë proces. Në fund të janarit pas një pune të jashtëzakonshëm kaluam në kuvend një masiv të tretë ligjesh të lidhura me procesin në fjalë. Kemi arritur hyrjen në kapitullin e ri të procesit, që është vlerësimi dhe pastaj marrja e dritë jeshile për atë që quhen pikat e ndërmjetme të cilat janë sipas drejtuesve tona në këtë proces, një test i një vështirësie shumë të lartë dhe kërkojnë përgatitje shumë të lartë. Për të tjerët para nesh janë dashur edhe vit për të kaluar testin e pikave të ndërmjetme, për planin tonë, ky test duhet kaluar në disa muaj. Dhe kjo do forcë, përqendrimin e të gjitha forcave në një drejtim. Besimplotë se do ta kalojmë këtë test, pavarësisht shkopinj ndër rrota dhe tymit të bombave artizanale, se kam vetëm për ato që plasin rrugëve të dëshpërimit opozitar, por për të gjitha ato bomba artizanale që plasin çdo ditë, duke hedhur përpjetë kapakët e 700 tenxhereve mediatike”, tha Rama.

Ora 11:12
'Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse', Rama në Grupin e PS: Nuk është e lehtë të ngjitesh nga një humnerë dhe të vish në normalitet

 

 

Kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e grupit të PS se sot po sprovohet aftësia udhëheqëse e mazhorancës, si dhe pjekuria politike e shoqërore.

Sipas tij, nuk ishte e lehtë të merrje drejtimin e vendit teksa ndodhej në humnerë, e sot ndodhet në normalitet.

“Çdo vend numëro për Shqipërinë, është rënie e trendit të rritjes ekonomike, që vendi të jetë dinamik dhe i respektuar ndërkombëtarisht. Rreziku që ne të bëhemi irelevantë, është real. Jemi më relevant se asnjëherë. Pse i them këto? Le ta nisim së pari nga vetja, sepse e vërteta është që ky nuk është udhëkryq dilemash apo strategjike, apo raportesh të ndryshuara të forcave, por mjegullash botëkuptimore që rrezikojnë të na mpijnë dhe të na ngatërrojnë me këmbët tona. Ka ndodhur më parë me parti të mëdha, kur kanë ngatërruar sensin e madhësisë dhe forcës, me thellësinë e sfidave dhe peshës së përgjegjësisë. Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse, pjekuria politike dhe shoqërore, kur duhet të ngjitemi ende më lart dhe kur tanimë, diferencën midis pikës ku jemi dhe ku duhet të mbërrijmë, e bëjnë çdo detaj. Nuk është e lehtë të ngjitesh nga një humnerë dhe të vish në një normalitet, gjë që e bëmë, por më e vështirë të ngjitesh lart sot. Çdo hap i ri vjen me një sfidë të re, më komplekse se ajo e mëparshme", theksoi Rama.

Ora 11:11
‘Shqipëria shkëlqen në arenën ndërkombëtare’, Rama: Jemi në udhëkryq të ri, janë rreziqe që kërkojnë disiplinë të fortë

 

Kryeministri Edi Rama në fillim të fjalës së tij adresuar kabinetit dhe deputetëve, vuri në dukje arritjet e Shqipërisë nëpërmjet punës së qeverisë.

“Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fund muajit ku këtë rashë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit dhe duke qenë se temat e posaçme që lidhen me çdo sektor do të trajtohen nga ministrat përkatës, unë dëshiroj të ndaj këtu me ju duke përfituar dhe nga prania e publikut dhe zgjedhësve tanë, opinioni ë kam krijuar lidhur me situatën komplekse ku ndodhemi jo thjeshtë në, shumica qeverisëse po vendose. Pas një fitoreje historike të zgjedhjeve, pas çeljes të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE në një kohë rekord, si dhe pas zhvillimeve ë lidhen sa me ecurinë dhe me fatin e reformës historike në drejtësi, aq dhe me rrugën e rritjes ekonomike, qëndrueshmërisë ekonomike dhe shpërbërjes demokratike.

Për hir të vërtetës besoj që duhet të shohim së bashku se jemi në një udhëkryq të ri. Ekonomia vazhdon të ecë. Shqipëria  vijon të shkëlqejë duke u vlerësuar respektuar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Projektet në zhvillim, në këtë mandat janë më të domethënëse për nga impakti se më parë, udhëkryqi ku ndodhemi sot paraqet sipas meje disa rreziqe që kërkojnë një kuptim të drejtë, një adresim të vendosur dhe një disiplinë të fortë nga ana jonë. Përndryshe Shqipëria rrezikon  të bëjë në vend numëro duke humbur kohën më të çmuar dhe mundësia për të madha që ka pasur për tu ngjitur aty ku prej dekadash e shekujsh e kërkon amaneti i Skënderbeut e Ismail Qemalit”, tha Rama.

Ora 10:43
E planifikuar për në orën 10:00, shtyhet për ditën e nesërme mbledhja e kabinetit qeveritar

1770830280_kryeministria.jpg

Mbledhja e kabinetit qeveritar, e planifikuar për tu zhvilluar në orën 10:00 sot, 1 orë përpara mbledhjes së gjithë grupit parlamentar, është shtyrë për ditën e nesërme. Sot grupi parlamentar i PS do të zhvillojë një pjesë të mbledhjes me dyer të hapura ku dhe pritet të bëhet i qartë qëndrimi i mazhorancës sa i përket kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ori: 26/02/2026 18:29

    Je ne panik total,sulmon SPAK vetem nga frika.Mbajtja me cdo kusht e Ballukut tregon sa thell ka hyr korrupsioni tek ju.Kur arrestoje fukarenjt per nje tel dritash nuk ishe kaq i nervozuar,tani qe po i rrjep popullit miliarda ke humbur busullen dhe nuk di cfar thua.Me ket sjellje po ben qe Berisha te jet e keqja me e vogel para teje.

    Përgjigju
  • tel: 26/02/2026 17:49

    C'fare thote ky mor aman?SPAK nuk preket por vetem mbeshtetet.Pastaj ne te njejtin fjalim 1 minute me vone ankohet qe SPAK injoron masakren shteterore te 21 Janarit.Ore zoteri si mund te mbeshtesesh nje institucion qe mbyll syte para masakrave shteterore te 21 Janarit dhe Gerdecit? Gjithe personeli i SPAK dhe GJKKO duhet shkulur me rrenje e me dege e te zevendesohet me te tjere te pavarur,te pa anshem e profesioniste. A e shikon o zoteri se cdo afere korruptive e te djathteve kur ishin ne pushtet vazhdon te injorohet nga Argitasit e SPAK. Kemi hyre ne vitin e 7 te reformes,edhe sa vite duhet te presim per drejtesi?

    Përgjigju
  • poli: 26/02/2026 17:27

    nuk eshte problemi te rreshqitja se ndodh kudo por mungesa e shtetit per ta rregulluar sa me shpejt. nje rajon i shqiperise eshte i izoluar dhe nuk kemi dhe afat kur mund te zgjdhet jo po studimi jo po projekti.edhe ketu si duket do vjedhin qe u kemi lene Zotin te gjithe te korruptuareve se ai ua merr hakun

    Përgjigju
  • Shaban: 26/02/2026 17:02

    Nese sheh nje anije ne maje te malit, dije se nje fije e ka terhequr Mbahu KM mos u dorezo le te mbytemi te gjithe ne vjedhje.

    Përgjigju
  • CIMI: 26/02/2026 16:54

    ore me ndertesat e bukra 25 kateshe ne durres ca do behet se jane zhvillim per turizmin

    Përgjigju
  • Mondi: 26/02/2026 16:30

    Po kur qenke kaq i sigurte qe rreshqitja ka ardhur per shkaqe gjeologjike (e pamunudur te gjendet shkaku kaq shpejt, pa analiza te thella), faji perseri te mbetet ty zoti KM (dhe atyre qe punojne per ty Balluku etj.) sepse nuk eshte kryer nje studim i mirefillte, shoqeruar me perllogaritje te duhura, per ndertimin e aksit rrugor... E mos na u hiq si i "persekutuar" nga SPAK-u e drejtesia, behu burre e prano nje here te vetme, fajet e tua e merr persiper pergjegjesite. Do te beje mire te mos mbaje me monologjet e tua me fame, por e kuptoj qe per ty, kundesulmi, eshte mbrojtesi me i mire...

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 26/02/2026 15:59

    I mptehën SHPATAT Saliu dhe berishistët MEDIATIKË 99 %,se SOT B.Bslluku do SHKARKOHEJ dhe më pas në BURG..BURG,MË PAS EDI RAMA,QEVERIA DHE ..DO VINTE NË PUSHTET HAJDUTI PLANETAR NON GRATA. Por ja që E.RAMA,Ndonse von nuk ua dha këtë KËNAQSI. Nuk mund të SHKARKOHET MINISTRI NGA SPAK,HJKKO PA LEJEN E KUVËNDIT TË SHQIPËRISË. FAKTI QË KA 65 % PARSBURGIME MË SHUMË SE NË BE,TË DYTËT NË BOTË PAS RUSISË,ËSHTË TURP PËR SPAK,GJKKO. DHE KJO NDIDHI ME URDHËR TË NON GRATËS PËR TË RRËZUAR PS,QEVERINË.

    Përgjigju
  • Klaus G: 26/02/2026 15:42

    Kriza ne ndertim ka filluar dhe nuk eshte habi qe reforma jote ne drejtesi ka treguar dhune ndaj bizneseve, me polici, Opgj, spak e ca ke vene. Tashme investimet biznesmenet po transferojn kapitalet ne europe dhe ta gezosh shqiperine pa fuqi punetore, e me faqen e bardh te drejtesise qe ke mbjellur

    Përgjigju
  • Gimi: 26/02/2026 15:37

    O ramê , nuk u kenaqe per terrorin qe nxite ne kete vend me reformen ne drejtesi ? Mbaj konseguencat ekonomike tani qe asnje nuk do te punoje ne privat e shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 25 Shkurt, 09:49

    Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?