Bashkia e Selenicës është njësia e vetme në Qarkun e Vlorës për të cilën Partia Socialiste ende nuk e ka përcaktuar kandidatin që do të kërkojë fitoren në 30 Qershor.
Burime nga Partia Socialiste sqarojnë se tanimë diskutimet janë përqëndruar tek tre emra. Ata janë deputeti aktual i zonës Vullnet Sinaj, Simbol Pazaj dhe Pëllumb Binaj.
Bashkia e Selenicës ka qenë një bastion i majtë por aktualisht drejtohet nga demokratët për shkak të përçarjes së të majtëve në zgjedhjet e vitit 2015. Kjo duket se ka qenë arsyeja përse Kryesia e Partisë Socialiste ka kërkuar me ngulm kandidimin e deputetit Vullnet Sinaj si një figurë me mbështetje të madhe në këtë zonë dhe që unifikon të majtën duke shmangur çdo surprizë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Orët në vazhdim pritet të përcaktojnë nëse socialistët do garojnë me Sinajn apo njërin prej dy kandidaturave të tjera.
G.M./Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)