PS prezanton Rakip Sulin në Kamëz/ Balla: Të shpëtojmë nga modeli Lulëzim Xhelal Basha

PS prezanton Rakip Sulin në Kamëz/ Balla: Të shpëtojmë nga modeli Lulëzim Xhelal Basha

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka prezantuar ditën e sotme përpara elektoratit të Kamzës kandidatin e PS për këtë bashki, Rakip Sulin.

Po sot PS prezantoi edhe listën e këshilltarëve bashkiakë me personalitete publikë të kësaj bashkie si mjekë, mësues, intelektualë, sipërmarrës, djem dhe vajza të reja.

Balla tha se Kamza është shembulli më kuptimplotë i nevojës për ta shpëtuar nga modeli i dështuar Lulezim Xhelal Basha.

Ai nuk la pa thumbuar edhe liderët e opozitës duke thënë se po tentojnë të bëjnë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet.

"Zgjedhjet e datës 30 qershor janë vendimtare për fatet e vendit dhe ato do të zhvillohen me standarde. Zgjedhja është shumë e thjeshtë më 30 Qershor, duke votuar Rakipin këtu dhe kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe Partinë Socialiste, mund të ecim përpara, duke thelluar reformat që kemi ndërmarrë deri tani: Reforma në drejtësi, Paktin për Universitetin, programet kombëtare të Rilindjes Urbane të 100 fshatrave etj.

Shqiptarët në një shumicë bindëse, sikurse tregoi sondazhi i publikuar nga Delegacioni i KE në Tiranë, rreth 60% shprehen se kjo rrugë e nisur me PS na çon drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, vetëm 13% mendojnë se Reforma në Drejtësi nuk po ecën mirë, pra janë ata që duan të kthehemi pas në kohën e zymtë të Bashës dhe Berishës kur mbizotëronte kaosi dhe paligjshmëria.

Është për të ardhur keq se interesat e votuesve të opozitës dhe të gjithë shqiptarëve të tjerë shkelen me këmbë për të mbrojtur Lulin, Monikën, Saliun dhe fëmijët e tyre. Çdo ditë që dhuna vazhdon, Shqipëria humbet.

Zgjedhja përpara çdo qytetari është e thjeshtë. Ose të besojë gënjeshtrat e Bashës dhe Monikës, ose të besojë raportet e SHBA-BE që përfaqësojnë të vërtetën dhe inkurajojnë qeverinë për punën e saj të mirë. Komisioni Europian në fund të këtij muaji konfirmon vlerësimin pozitiv për fillimin e bisedimeve për anëtarësim", tha Balla.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen