Tensione në 30 qershor? Posti kyç që Rama i jep Sandër Lleshajt në PS

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste nuk u vendosën vetëm kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e 30 qershorit, por u diskutuan edhe cështje të tjera me karakter organizativ.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se PS-ja ka krijuar një Task Forcë për zgjedhjet në përbërje të së cilës do të jenë; Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Ermonela Felaj, Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Sandër Lleshaj dhe Damian Gjiknuri.

Task Forca do të merret me procesin zgjedhor të 30 qershorit, emergjencat juridike dhe politike, por edhe cështjen e rendit dhe sigurisë, teksa opozita ka paralajmëruar se do të bllokojë zgjedhjet. Mes emrave që janë pjesë e Task Forcës risi është ai i Sandër Lleshajt, ministrit të Brendshëm që merr për herë të parë një post në PS.

Para dy ditësh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se Prefektët dhe Policia e Shtetit në cdo qark kanë detyrë mbarëvajtjen për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ndërsa duke iu referuar paralajmërimit të opozitës për bllokimin e procesit, u shpreh se një gjë e tillë nuk asnjë shans që të ndodhë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hama ti mua: 11/05/2019 18:51

    O kol pa shkoll Lleshi është BURR SHTETI jo analfabet si ty. Shko laj kokën e gojë kur të zësh në goj Lleshin që bythën ta çpoi o kol KARRALLOI.

    Përgjigju
  • Kola: 11/05/2019 15:59

    Leshi L H L per protestuesit!!! LESHI FIGURA ME E NDYERE E SHQIPETAREVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen