Sot ish kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, që mori humbjen më të thellë me mbi 60 mijë vota diferencë, kundrejt Erion Veliajt nuk flet për kompaninë Qefalia as biznesmenit Bashkim Ulajt nuk guxon as tia përmendë emrin.
Për 3 muaj, Belind Këlliçi ndryshon si kameleon.
Më 18 maj nga selia e PD-së denonconte se një biznes i zotëruar nga administratori i Njësisë Dajt në kryeqytet dhe vëllai i tij, Kujtim Qefalia kishte marrë 55 milionë euro tendera.
Një muaj më pas, 19 qershor, shihet nën shoqërinë e Xhemal Qefaliajt, vëllait të Kujtim Qefaliajt, duke parë ndeshjen Shqipëri-Kroaci në Hamburg të Gjermanisë. Sigurisht pranë, nuk mund të mungonte Sali Lushaj, ish truproja e Berishës.
Ndërsa më dje kaloi në sulm të gazetarit Arsen Rusta kur i kujtoi denoncimin e tij.
“Në 18 maj keni bërë një denoncim nga selia për kompaninë e vëllezërve Qefalia. Pse nuk e përmendni më, pasi nga ana tjetër ka edhe “gojëdhëna” apo pretendime se gjithçka e bëni për gjobë?” ishte pyetja e gazetarit që ia prishi qetësinë Këlliçit.
E papritur si Belind Këlliçi ndëpreu akuzat ndaj kompanisë Qefalia.
Jo vetëm kaq Këlliçi që kishte shkuar në SPAK për të dorëzuar një akt marrëveshje të firmosur nga Arbjan Mazniku nuk përmendi as emrin e biznesmenit të njohur të lidhur me PD e Sali Berishën.
Akt marrëveshjen me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, pas dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019 ishte e shkruar e zeza në të bardhë se ishte firmosur mes Arbjan Maznikut dhe bashkimit të shoqërive Vas Kostruktion shpk, e 4 AM por Këlliçi nuk guxoi as ta përmendë emrin e kompanisë së Bashkim Ulajt biznesmenin që është denoncuar si një nga përfituesit më të famshëm të pasurive publike dhe ndereve politike nga Sali Berisha kur ishte kryeministër por dhe një financues kryesor i PD-së.
Herën tjetër në daljen publike Belind Këlliçi duhet të japë përgjigje dy pyetjeve: Pse papritur ka ndërprerë akuzat ndaj kompanisë Qefalia dhe pse fshehu emrin e firmës së Bashkim Ulajt.
E nëse Këlliçi vetë nuk i jep përgjigje ta pyesin gazetarët.
S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ishte në SPAK për 21 janarin, Xhemal Qefalia tregon në 'Studio Live' çfarë u tha hetuesve: Jam i bindur që ndëshkimi për përgjegjësit e 4 të vrarëve do të vijë
31 Tetor, 18:17
-
Qefalia: Puna e SPAK vullnet i mazhorancës! Komisioni Xhafa do bëhet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve! Ergys Mërtiri: Negociatat u hapën jo për meritën tonë
31 Tetor, 18:06
-
Dosja e ’21-Janarit', SPAK pyet deputetin e PS, Xhemal Qefalia, një prej organizatorëve të protestës: U pyeta si protestues, shpresoj të zbardhet
31 Tetor, 09:32
-
Dosja e SPAK për Ilir Metën/ Kryemadhi-Shatkut: Kujdes se Bashkimi të regjistron, Iliri e ka frikë! Mos i thuaj emrat tanë, shikoja letrat mirë...!
23 Tetor, 19:05
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, shihni si dherat kanë bllokuar bypassin e ri drejt Orikumit! Investimi 56 mln euro u inaugurua 2 vite më parë! Punimet u kryen nga Gener 2
5 Tetor, 09:43
-
Studio Live/ Logu ironizon: Këlliçi gënjen sy për sy, takova Trump tha pa pagesë! Ça u bë ai çun lagjeje që e uron për garën presidenciale
4 Tetor, 17:51
-
Belo i papunë në SHBA, foto me Donald Trump: Zero lekë! Kokalari e nxjerr blof: Kushton 25 mijë dollarë, dikush ka paguar (FOTOT)
4 Tetor, 10:09
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
PD me Këlliçin e kanë linçuar Bogdanin si dikur Berisha ka bërë me Sokol Olldashin ose Azem Hajdarin. Dhe tani e qajnë njësoj!
21 Shtator, 15:49
-
Dështon sërish protesta e opozitës te Bashkia e Tiranës kryesuar nga Belo Kellici, e braktisin edhe militantët
20 Shtator, 12:03
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01
-
Poli Hoxha parashikon: PS merr 100 mandate, PD 25, të tjerët 15! Xhemal Qefalia: Partia Demokratike e bashkuar me copëza, problem komunikimi me qytetarët
11 Shtator, 18:53
Po me c’para do paguante mbjelljen e qimeve te kokes
PërgjigjuSe ka trashur xhepat e familjareve te tij me pare dhe prona
PërgjigjuFelliqsira.
Përgjigju