KORCE- Në prag të Pashkës Ortodokse, Panairi i Poçarisë rikthehet në qendër të Korçës, pranë Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, duke mbledhur artizanë, besimtarë e vizitorë te shumtë.
Dhjetëra stenda ekspozojnë enë prej balte, qirinj dhe objekte simbolike të Pashkës, që sipas besimit ortodoks sjellin fat e mbaresi ne familje.
“Balta simbolizon tokën ku njeriu lind, rritet dhe vdes dhe dihet që toka sjell të gjithë të mirat. Prandaj blejmë baltë edhe qirinj per Pashkë. Diçka e mirë që sjell fat në shtepi që sjell fat edhe për fëmijët qe i kemi larg, tha një besimtare.
E premtja e madhe eshte dita heshtjes dhe mëshirës.
“Të premten ne nuk bëjmë asnjë lloj pune sepse një fjalë e urtë thoshte: te premten as zogu nuk e bën fole. Kështu që të premten sidomos Korça nuk punon, vetëm shkojme ne kisha dhe lutemi. Sepse eshte dita e varrimit të Krishtit dhe kur varroset Krishti është nje dite qe perjetohet”, tha nje besimtare.
“Gjërat e baltes i blej cdo vit sepse thonë se nga balta kemi ardhur dhe në baltë do ikim edhe kështu që kjo është tradita jonë”, tregon nje tjeter besimtare ortodokse.
Besimtarët marrin pjesë në liturgji te shtunen, ku prifti jep dritën e Krishtit dhe të gjithë ndezin qirinjte.
“Të shtunën mbrëmje kur bëhet liturgjia që fillon që ne 7 deri më 12 te nates prifti jep atë dritën e Krishtit dhe të tërë qirinjtë që kemi blere këtu në shesh i ndezim dhe në atë dritë ne vemi në shtëpi”, shprehen me tej.
Përgatitjet vijojne me ngjyrosjen e vezëve dhe gatimet tradicionale.
“Te enjten ngjyrosim vezët, të shtunën do porosisim bukën e Pashkës që bëhet me qiqra dhe ka vezën e kuqe në mes. Dihet që bëjmë magjirica me te brendshmet e qengjit, pjekim mishin, etj, thanë ato.
Panairi i Poçarisë në Korçë nuk është vetëm një treg artizanal por një hapësirë ku bashkohen tradita, besimi dhe kultura.
Komente










