Funksionimi normal i TKOB-it prej kohësh është i rrezikuar nga personalizimi, politizimi dhe mungesa e reformimit. Herë pas here në shtyp ka pasur kritika dhe kritikat nuk janë shoqëruar me reagime. Artikullshkruesi ka qenë skeptik e nuk ka pritur kurrsesi reagime nga ana e MTKRS-së dhe drejtorit të TKOB, pikërisht se ka qenë i bindur se më shumë kanë qenë të interesuar që institucioni (institucionet) të jenë të “mirëkontrolluara”.
Ky konstatim për sjelljen e MTKRS shpjegon dhe tolerancën ndaj qëndrimit në krye të TKOB-it të drejtuesit, duke anashkaluar ligjet e mandatet e VKM-së. E njëjtë ishte kjo sjellje antiligjore edhe ndaj drejtuesve të institucioneve të tjera të varësisë të tjerrësi MTKRS. Shpresoj se ky konstatim do të lexohet pa emocion dhe të pranohet me pragmatizëm. Të rëndësishme e të përhershme janë institucionet, ndërsa fatet e pushteteve, pushtetarëve e drejtuesve janë të përkohshëm. Dhe është pikërisht koha që të bashkohen kontributet e gjithë komunitetit artistik e t’i hapet rruga ambicies së gjithsecilit, që merr përsipër guximshëm e me profesionalizëm të sfidojë vështirësitë që drejtimi i pritshëm i TKOB-it do të ofrojë.
Institucioni i TKOB-it, i cili është i një rëndësie kapitale për zhvillimin e artit e kulturës kombëtare e mbarëkombëtare, pavarësisht potencialeve interpretuese, përvojave të admirueshme të trupave artistike, të kapaciteteve mbështetëse artistike e administrative, po përjeton gjendjen e një krize të pashpallur, po përjeton rënie të nivelit artistik, pikërisht për shkak të personalizimit e përqendrimit të madh të pushtetit, të aplikimit të politikave menaxheriale, që u shkojnë për shtat teatrove sezonale e komunale. Kësaj gjendjeje i shtohet dhe mosrealizimi i reformave ligjore të cilat do ta bënin atë të krahasueshme me institucionet simotra në rajon e më gjerë. Për këto arsye TKOB vazhdon të mbetet krahasimisht inferior me simotrat ballkanike dhe akoma me tepër me ato europiane.
* * *
Ne vitet e para të drejtimit nga drejtuesi në ikje i TKOB, sigurisht që institucioni ka pasur arritje. Rreshtimi i arritjeve të të gjithë drejtuesve të TKOB është më tepër një detyrë e muzikologëve dhe kritikës dhe kjo në një kontekst më të gjerë historik. Për më tepër drejtuesi i TKOB-it dhe media kanë qenë të pakursyer në pasqyrimin e tyre. Shkrimi nuk synon të bëj histori, por të analizoj e të trajtoj problematika. Koha kalon dhe po provohet që dhe sukseset e shkuara gjithsesi nuk mjaftuan për t’i siguruar TKOB-it repertor të qëndrueshëm e standarde të krahasueshme europiane. Kjo sidomos për shkak të mos aplikimit të një strategjie afatgjatë. Ato arritje, tashmë gati të harruara, përveccse pasurimit të statistikës historiko-arkivore, duhen konsideruar ne radhë të parë, arritje të vetë komunitetit artistik. Dhe në fund të fundit suksesi mbetet një detyrim sublim e i përhershëm i artistëve të ndërgjegjshëm për rolin e tyre ndaj publikut.
Drejtuesve të pritshëm, si dhe komunitetit të TKOB do t’u duhen mjaft mund dhe energji për një rifillim të ri, bazuar në një platformë të re reformuese, një mënyrë tjetër të punuari, duke rivlerësuar sigurisht trashëgiminë e vlefshme, përdorimin me efikasitet të eksperiencës së admirueshme të artistëve dhe trupave artistike, duke konsoliduar bashkëpunimin me artistë shqiptarë të karrierës kombëtare e ndërkombëtare, si dhe duke aplikuar një strategji afatgjatë, e cila do të bazohej ne reforma të thella e të plota, që do ta shndërronin TKOB-in në një institucion me parametra europianë në mënyrën e funksionimit e që në vazhdim, patjetër do të ndikonin në përmirësimin e menaxhimit artistik. Të gjitha këto se bashku do të ndikonin pozitivisht në arritjen e niveleve të larta të produksioneve artistike.
* * *
Në raport me traditën më të mirë, funksionimi i TKOB-it, si dhe cilësia e niveli i projekteve artistike të realizuara sidomos në 2-3 vitet e fundit, me përjashtime vetmitare, nuk përbejnë histori suksesi. Po ashtu projekte artistike të katër a më shumë viteve më parë, të konsideruara si të arrira, suksesin e kishin të bazuar kryesisht në bashkëpunime afatshkurtra, rrallë me institucione simotra të huaja dhe shpesh me shoqata e artistë të huaj, së shumti periferikë, anonim, dhe jo si bashkëproduksione artistike me pretendime për nivele e vlera artistike të larta e të qëndrueshme, të cilat duhet të ishin të bazuara në radhë të parë tek potencialet artistike kombëtare, potenciale, që do mund t’iu siguronin vazhdimësi rivënieve të suksesshme të produksioneve artistike sezoneve ne vijim. Sezone të shumta artistike kanë të depozituar e memorizuar me dhjetëra tituj veprash skenike, por shumë pak prej tyre kanë “fituar” statusin e një vepre mirëfilli repertori që do të mbeteshin në fondin e repertorit aktiv të TKOB-it.
* * *
Me shumë është vepruar në aplikimin e politikave multikulturore, sesa në aplikimin e mënyrave tipike, të sprovuara botërisht, të funksionimit teatror, duke u larguar përditë e më tepër specifikave të menaxhimit e të funksionimit të një Teatri Opere dhe Baleti tipik profesionist, si teatër përgjithësisht repertori, një sipërmarrje dhe sfidë vërtetë e vështirë, por gjithsesi me vlera të vërteta e afatgjata. Është vlerësuar me shumë stisja mediatike e suksesit të së secilës shfaqje dhe nuk është synuar suksesi i qëndrueshëm e afatgjatë, sukses, që do të siguronte numër më të madh shfaqjesh e spektatoresh, si dhe shtim të natyrshëm të repertorit aktiv.
Mënyra e menaxhimit e përdorur këto vite është tipike për teatrot komunale (bashkiake) dhe aspak karakteristikë e menaxhimit dhe funksionimit të Teatrove Kombëtare, të cilët kudo janë teatro përgjithësisht repertori. Dhe thelbi i suksesit qëndron pikërisht te realizimet me nivel artistik të çdo premiere. Sezon pas sezoni teatrin e konsolidon suksesi i qëndrueshëm i premierave, duke trashëguar kështu, jo vetëm eksperiencën e trupave, por dhe të tituj të rinj veprash skenike, që rast pas rasti, d.m.th kalendar pas kalendari, rivijnë në skenë të rifreskuara kryesisht në interpretim.
* * *
Kalendarët e Institucioneve Kombëtare Profesioniste duhet të jenë analitikë, paralajmërues të ngjarjeve e produksioneve artistike të pritshme dhe të përshkruajnë me kulturë, detaje të hollësishme e të domosdoshme, projektet e ardhshme artistike. Publikimi i plotë i kalendarëve ne broshura, ne ëebsite zyrtare, në fletëpalosje, në shtyp etj demonstron kulturë, profesionalizëm, siguri e seriozitet, por mbi të gjitha respekt ndaj artistëve dhe sidomos ndaj publikut. Institucionet simotra europiane i kanë të ndërtuara e detyrimisht të shpallura kalendarët e tyre artistikë, 1-2 apo dhe 3 vite paraprakisht, ku përtej titujve e artistëve interpretë, publiku i interesuar lexon e kupton se kalendarët bazohen e konsistojnë në përdorim të metoda menaxheriale të harmonizimit të buxheteve me kapacitetet artistike, në harmonizim të veprave të repertorit me tituj të rinj, në promovimin e harmonizimin e elitave artistike me artistët të rinj, në larminë e zhanreve dhe stimulimin e promovimin e krijimtarisë së rë.
* * *
Artistë të njohur në mungesë motivimi për herë e më shumë po dekurajohen e pak interesohen për fatet e TKOB-it. Mungesa e motivimit dhe dekurajimi i vazhdueshëm është një nga faktorët e rëndësishëm që i ka shndërruar ose në indiferentë ose i ka nxitur drejt emigrimeve, në kërkim të karrierave ndërkombëtare. Rastet janë të shumta dhe është tepri t’i përmendim. Aplikimi i metodave të reja të menaxhimit e motivimit të artistëve do të ndikonin në ndalimin e subjektivizmit, të klientelizmit, të korrupsionit, si dhe do të ushqenin konkurrencën e ndershme, meritokracinë.
* * *
Shkelja e Ligjit për të Drejtat e Autorit, është bërë fenomen i zakonshëm dhe vazhdon të dëmtojë interesat e artistëve në favor të televizioneve private dhe të atij publik. Nga ana tjetër ky ligj, që shkelet përditë, ka nevojë urgjente për rishikim, për t’u shndërruar në ligj efikas e të zbatueshëm në mbrojtje të vërtetë të së drejtës së autorëve e artistëve.
* * *
Administrimi i buxheteve, sidomos në kushtet e shkurtimeve të buxheteve, kërkon dhe aplikimin e politikave të reja, që konsistojnë në nevojën për rishikimin me themel të Ligjit të Sponsorizimit, të gjetjes dhe aplikimit të mënyrave të reja dhe efektive të rritjes së të ardhurave, të shtimit të numrit të shfaqjeve e numrit të spektatoreve, liberalizimit të çmimit dhe rritjes se sasisë së biletave të shitura, të miradministrimit ekonomik, të sallave e ambienteve të tjera ndihmëse, të qarkullimit të produksioneve dhe vlerave të krijuara edhe jashtë institucionit, në hapësirat mbarëkombëtare.
* * *
TKOB, që u mbajt peng i politikave rastësorë në funksion e në favor sidomos të agjëndës personale të drejtuesit të tij, funksionoi me një mjedis artistik, të cilit i mungoi atmosfera debatuese e krijuese, miqësore e shoqërore. Drejtimi funksionoi e mbeti prej vitesh tejet i personalizuar dhe shumë i përqendruar jo vetëm administrativisht, por dhe artistikisht. Elitat artistike, si brenda institucionit apo dhe jashtë tij, qëllimisht u izoluan e demotivuan, për t’i lënë kështu dorë të lirë drejtuesit. Izolimi i artistëve dhe i elitave të tyre, si dhe mungesa e motivimit ka ushqyer indiferentizmin, apatinë e artistëve. Në fakt, drejtuesi në ikje ka “suprimuar” rolin e drejtorit artistik, ka pushuar nga puna skenografin profesionist, duke i besuar menaxhimin skenik një ekonomisteje, auditon vetë, keqpërdor bordin artistik, një bord që gjithsesi, me ndryshimin e ligjit, që u realizua me ndikim e me redaktimin e qëllimshëm të tij para disa vitesh, nuk ka asnjë pushtet. Ky bord do të hyjë në histori për keq, sigurisht dhe për faktin skandaloz se qoftë dhe formalisht, nuk ka kontaktuar asnjëherë me artistët. Paradoksalisht sipas këtij ligji, bordi propozohet nga drejtori për të “gjykuar” po vetë drejtorin.
* * *
Rezultati tregon se produksionet artistike gjithnjë e më tepër u karakterizuan nga niveli artistik gjithnjë e më i ulët. për cilësinë e nivelit artistik të produksioneve, për të cilin duhej të flitej shumë, të debatohej shpesh apo të shkruhej gjatë, po ndodh e kundërta, për nivelin artistik ka kohë që heshtet. Kritika e munguar ka ushqyer mosnjohjen dhe mahisjen e problematikave, fshehjen e realitetit, të cilat të gjitha së bashku kanë ndikuar në rëndimin e gjendjes në TKOB. Pasqyrimi mediatik rutinor i ngjarjeve ka qenë si rregull një stisje e orientuar dhe e zbukuruar e realitetit artistik. Është krijuar një përshtypje e gjerë publike se artin dhe veprat artistike i bëjnë drejtorët e institucioneve artistike e jo artistët. U bë e udhës, që drejtuesit e institucioneve duke shfrytëzuar “urinë” e medias për lajm të vetëvlerësoheshin deri në mitizim.
* * *
Ne TKOB mungoi prej vitesh transparenca e të ardhurave nga sponsorizimet, nga qiratë e sallave, nga shitja e biletave, në kuptimin sesa ato janë shtuar apo tkurrur nga viti në vit, në raport me numrin e shfaqjeve dhe spektatorëve, dhe si ato administrohen e përdoren. Buxhetet dhe menaxhimi efektiv i tyre ka vlerë kur përdoren në radhë të parë në favor të rritjes së nivelit artistik të produksioneve artistike, nëpërmjet përdorimit të tyre për motivimin meritoktratik të artistëve dhe të prodhimit skenik me vlera të larta e të qëndrueshme. Në Evropë e në botë nivelet e cilësia e projekteve artistike, përcaktohen në masë të konsiderueshme e gati-gati determinuese dhe nga niveli i buxheteve të investuara për realizimin e tyre. Këto buxhete përdoren me efikasitet dhe për modernizimin e infrastrukturës së përhershme skenike, për mirëmbajtjen dhe modernizimin e sallave, që funksionaliteti dhe cilësia e tyre t’i përshtaten sa më mirë kërkesave në rritje të publikut.
* * *
Teatri i Oprës dhe Baletit duhet çliruar edhe nga politizimi. Kryeministri në ikje është ftuar nga drejtuesi i TKOB-it shpesh në skenë për të “takuar” artistët, nënkuptoni takim propagandistik. Mendësi të vjetra, që të kujtonin p.sh. takimet e shokut Enver me artistët. Ky fenomen nuk ndodh ne asnjë teatër opere në botë. Madje as mund të imagjinohet. Skena, arti janë sublime dhe nuk “njollosen” me propagandë. Përfundimi i mandateve dhe zëvendësimi i drejtuesve, përcjellja e tyre sipas ligjit në pension, është një praktikë normale e mëse e zakonshme dhe për më tepër ligjore. Kjo praktikë është domosdoshmëri për faktin se ripërtërin stafet drejtuese, mbështet gjenerimin e ideve të reja, krijuese e menaxhuese, gjeneron frymë të re në mjedisin artistik dhe në aktivitetin e institucioneve artistike. Pikërisht emërimi dhe lirimi i drejtuesve të TKOB apo dhe TK-së, etj, varen nga kryeministri. Ky është një rudiment ligjor anakronik, që ka ushqyer varësi politike, rudiment i mbetur nga sistemi i centralizuar diktaktorial. Është një model i tejkaluar prej shumë vitesh dhe në të gjithë institucionet artistike të vendeve lindore, të cilat shteti shqiptar i kohës i imitoi në modelimin që u bëri institucioneve artistike, sikundër TKOB, pra në krijimin e tyre.
Realiteti artistik demonstron dhe mungesën e reformimit të vërtetë, reformim, që do ta shndërronte TKOB në një institucion të parametrave europianë. Mungesa e reformave ka ushqyer me tepri autoritarizëm në drejtim e menaxhim. Paradokseve të ligjit për Artin Skenik, që nuk është aspak i Standardeve Europiane, iu shtua mungesa e vullnetit dhe paaftësia për të realizuar reforma nga ana e MTKRS-së dhe drejtuesit të TKOB. Përmirësimi i kësaj gjendjeje kërkon paraprakisht njohje, analize të detajuar e të thelle, debate profesionale, ndërhyrje të thella legjislative, etj.
Kërkohet kryerja e një aksioni reformues të thellë, gjithsesi të vonuar, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të interesuar për realizimin e një reforme të plotë integrale, institucionale, ligjore, strukturore, etj, që në TKOB, gjatë viteve të tranzicionit, ka qenë e paplotë, e përciptë, e keqkuptuar, e politizuar, e personalizuar, konfuze, me paradokse, me një fjalë, me shumë mangësi.
Analiza e mësipërme, që në mënyrë të përmbledhur ka trajtuar problematikat më të mprehta, sigurisht që mund kërkojë dhe plotësime të mëtejshme apo dhe të debatohet lidhur me të. Pavarësisht nga kjo, analiza paralajmëron e fton së pari për debat të gjithanshëm, që do t’i shërbente përmirësimit të klimës në mjediset artistike, reformimit të TKOB, që do të këtë efekte pozitive e të shumëpritura sidomos, për sa i përket rritjes së nivelit artistik, motivimit të artisteve, si dhe në aspekte të tjera jetike të TKOB. Sigurisht teatri i ri do të trashëgonte pjesën më të mirë të historisë së tij 60-vjeçare, por nga ana tjetër do të zgjeronte fizionominë e tij përmes edhe ideve të reja si: trajtimi i veprave alternative përveç operave dhe baleteve, siç janë opereta, music holl, apo funksionimi i Opera-studiove si platforma promovimi, jo vetëm veprash, por në radhë të parë artistësh të rinj, funksionimi gjithashtu i programeve të posaçme edukative që do të shërbenin, në edukimin muzikor të gjeneratave të reja të spektatorëve, e të tjera ide që qoftë unë apo shumë kolegë të tjerë i kanë e që duhen konsideruar për mundësi implementimi në të ardhmen.
Personalisht nuk i fsheh ambiciet, përkundrazi do të ishte e udhës që edhe të tjerë të ushqenin ambicie që do t’i motivonin për të marrë përsipër sfida që drejtimi i ardhshëm i TKOB-it do të kërkojë.
* * *
Përmirësimi i gjendjes se TKOB-it kërkon dhe rivlerësim të kapaciteteve artistike me baze meritokracinë. Auditimi profesional, i ndershëm e permanent duhet të kthehet ne ligjësi që do t’i shërbejë rritjes se nivelit artistik të gjithsecilit artist e trupave artistike në përgjithësi. Mendoj gjithashtu se është i nevojshëm rishikimi, hartimi dhe aprovimi i një pakete të harmonizuar ligjore të standardeve europiane që përfshin mbase të gjithë ligjet si më poshtë:
Ligjin për Artin Skenik; Ligjin për Mbrojtjen e së Drejtës së Autorit; Ligjin për Sponsorizimin e Artistëve dhe Veprimtarive Artistike; Statutet Specifike për secilin Institucion Artistik Qendror; Statutin e Artistëve; Kontrata Kolektive; Kontrata Individuale (sipas standardeve europiane); Ligji për krijimin e Agjencive të Menaxhimit të Artisteve; Të gjitha sa më sipër, në harmoni e në zbatim të Kodit të Punës, si dhe në bashkëpunim me sindikatat.
Reforma duhet të prekë dhe organogramat, të cilat duhet të jenë të standardeve bashkëkohore e ndërkombëtarisht të mirëprovuara, duhet të stimuloje forma të reja për rritjen e nivelit artistikm, si dhe rritjen e numrit të shfaqjeve, spektatoreve e të ardhurave. Programimi në mënyrë permanente dhe mbulimi me shfaqje i hapësirës mbarëkombëtare përbën tashmë një tjetër detyrim. Modernizimi i infrastrukturës skenike, modernizimi i sallave e i ambienteve të tjera, është gjithashtu një nevojë emergjente. Reforma duhet të synojë nxitjen, por edhe rritjen e interesit të biznesit për të mbështetur veprimtaritë artistike nëpërmjet sponsorizimeve të stimuluara dhe nga ligji.
Reforma duhet të jetë domosdoshmërisht sa më e plotë dhe e gjithanshme, që t’i shërbejë shndërrimin të TKOB dhe Institucioneve Qendrore Artistike, në institucione me standarde artistike-administrative bashkëkohore, ku artistët do të ndjehen vërtet të vlerësuar, të motivuar e dinjitozë, dhe angazhimi i tyre për të prodhuar art të niveleve konkurruese europiane, të bazohet vetëm në meritokraci. Realizimi me sukses i paketës së plotë reformuese, përbën tashmë më tepër se domosdoshmëri dhe sfidë për ligjvënësin, Ministrinë e re të Kulturës, si dhe për drejtuesit e rinj të pritshëm të TKOB-it.
[Teatri i Operas dhe Baletit]
(Në foto: Teatri i Operas dhe Baletit)
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com