Pse disa tmerrohen nga rikthimi i Bashës? 

Pse disa tmerrohen nga rikthimi i Bashës? 

Dëgjoj nga disa deputetë të PD që e justifikojnë mos rikthimin e Bashës duke thënë se: "Ai është një humbës përsëritës"! Kjo, në fakt bie në kontradiktë me qendrimet që kanë pasur më parë shumica e tyre, sepse zgjedhjet e 2021 i cilësuan të fituara, por procesin e quan jo të rregullt!

Majde, duket sikur i përsërisim të njëjtat gjëra të thëna. Në fakt, përsëritje janë, sepse në krizën e PD nuk ka asgjë të re. Ishin pikërisht këta deputetë që jo vetëm nuk e sfiduan Bashën, por e votuan të gjithë me "një anëtar një votë", kur sapo kishin përfunduar zgjedhjet e 2021. Nëse mund të konsiderohet kështu e nëse e marrin si të mirëqenë rezultat, Basha ka humbur vetëm zgjedhjet e 2021 me një rezultat të ngushtë. Ndërsa ata të 2017 ishin thuajse të sigurta për humbje, sepse PD kishte dalë nga një humbje e rëndë në 2013, me një aleat që i tradhtojë duke përfituar dhe një mandat të plotë dhe pastaj ju ribashkua përsëri PD në zgjedhjet e 2017.

Pyetja tjetër shumë legjitime në këtë mesele është: nëse Basha i ka humbur zgjedhjet e 2021, këta i humbi vetëm apo humbës bashkë me të janë edhe ata deputetë që sot e akuzojnë për "humbës përsëritës"  nuk morën as më shumë se 2 mijë vota preferenciale? 

Pyetja tjetër: keta deputetë kanë hallin të jenë fitues e të marrin pushtetin, apo të jenë fitues duke u rizgjedhur deputet e pastaj punë e madhe për pushtetin e PD?  Ka një të vërtetë të madhe, që disa deputetë nuk e kanë bërë me dinjitet përfaqësimin e demokratëve në Parlament dhe jashtë institucioni. Kjo lidhet me performancën e dobët parlamentare e për faktin se shumë prej tyre as me personalitetin e tyre nuk kanë shkuar t'i takojnë demokratët, tu sqarojnë qëndrimet e tyre personale e tu japin informacione se çfarë po ndodh me PD në 2 vitet e fundit.

Pra, kam përshtypjen se këta hallin kryesor kanë të jenë thuajse me çdo kusht përsëri deputetë. Kështu moralizmi në politik ose tendenca për të justifikuar qëndrimet e tyre si morale janë thuajse demagogji e s'kanë lidhje me realitetin.

Atëherë pse janë xhindosur me rikthimin e Bashës? Mendoj se kjo ka ndodhur për disa arsye:

1. Me rikthimin e Bashës e zgjedhjen e tij si kryetar shuhet çdo lloj projekti për ta përvetësuar PD dhe po ashtu për ta tjetërsuar atë. Kështu politikisht dhe ligjërisht mbyllet kriza në PD duke konfirmuar një e vetme dhe e pa tjetërsuar.

2. Politika është edhe marrëdhënie ndërpersonale e njerëzore e si tillë është diskrete e po ashtu e vështirë për tu shpjeguar. Mos koherenca e disa deputetëve i bën ata të mendojnë se Basha do të hakmarret politikisht duke i përjashtuar nga projekti i së ardhmes së PD. Në fakt disa prej tyre ishin jashtë projektit edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, por në atë kohë për shkak të ruajtjes së ekuilibrave të brendshëm, Basha përtej dëshirës tij pati një far diktati për t'i në listë disa që kishte menduar se nuk duhet të ishin më.

3. Ritkhimi i Bashës nuk ka lidhje me Lulin, me atë Lul që e kishin bërë në mënyrë të shtirur e të servilosur mik. Prandaj, rikthimi i tij është një arsye që asnjë hatër apo ekuilibër që ishte më parë të mos jetë më.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 23/06/2023 10:58

    O daco se paske shokun

    Përgjigju
  • minushe: 22/06/2023 10:59

    ca tmerri o njeri.... basha eshte i paafte politikisht, nuk di te artikuloje nje ide...:( pa karakter dhe e sheh politiken si burim pasurimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës