Pse duan të fëlliqin veten e të bashkohen me grupin e besë-prerëve të Alibashës këta të Saliut?!

Pse duan të fëlliqin veten e të bashkohen me grupin e besë-prerëve të Alibashës këta të Saliut?!

Kuvendi i Shqipërisë

E keni shkarkuar apo jo? Ndajeni mendjen!  Si marr dot vesh këta të Foltores! 

Pse bëjnë sherr e kërkojnë të futen në Grupin Parlamentar e PD të drejtuar nga Alibeaj?Janë shkarkuar nga grupi para një viti gjatë të cilit ata vetë i kanë "shkarkuar" Alibeajn dhe drejtuesit e tjerë të Grupit, të paktën tre herë atë, kanë zgjedhur edhe kryetar të grupit të tyre parlamentar.

Në fillim të sesionit parlamentar shumica e grupit të PD rikonfirmoi Alibejan si kryetar të tij. Në se donin të ishin pjesë e Grupit mund të firmosin edhe këta për të. Por zgjodhën ta shkarkojnë.

Bëjnë mbledhje një herë në javë e më shumë e marrin vendime si grup me vete!

Tani duan të futen në Grupin e atij që vetë e kanë shkarkuar! Pse duan të futen në grupin e një kryetari që thonë se është kapur nga Rama dhe Balla?!   Se kuptoj dot këtë logjikë e politikë leshi që përsëritet vazhdimisht pa prodhuar asgjë. Kjo sjellje dëshmon një situate dëshpërimi me gjithë përpjekjet për tu treguar të fortë e agresivë në publik.

Pse duan të fëlliqin veten e të bashkohen me grupin e besë-prerëve të Alibashës"?!

Apo duan edhe këta të vihen në shërbim të Ramës dhe Ballës?!

Pse nuk rrinë "të pastër të ndershëm të pa kapur e korruptuar", siç kanë qenë deri tani, siç i njeh e vlerëson populli sovranist shqiptar dhe ata i aleatëve  ndërkombëtarë!

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sepse….: 22/12/2022 18:35

    Jane pjese te nu”ti gatuar buze Lanes

    Përgjigju
  • Arjan: 22/12/2022 16:55

    Sakt fare...Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja