Pse Elena dhe Ismail Kadare nuk e presin më “Nobelin”?!

Pse Elena dhe Ismail Kadare nuk e presin  më “Nobelin”?!

Elena dhe Ismail Kadare

Në kafenenë që frekuenton zakonisht, sot shkrimtari Ismail Kadare ishte në praninë e Elenës, krahas miqve të tjerë. Për mediet, përsëritën se nuk kanë qëndruar në pritje të “Nobelit në Letërsi”, ndërsa për fituesen, franceze, shkrimtaren Annie Ernaux, nuk kishin asnjë koment të veçantë, pasi nuk e njihnin.

Ndonëse është një çmim, që çdo shkrimtar do ta lakmonte, Elena do të rrëfente tri vite më parë për mediet se pse nuk qëndrojnë më në pritje të verdiktit të Akademisë Suedeze të Nobelit:

“Jua them me sinqeritet, se prej vitesh ne nuk e presim më. Kjo sepse përgjatë më shumë se tridhjetë viteve rresht në orën 12, ndodhte që na kontaktonin gazetarë nga e gjithë bota. Donin të dinin se ku do të ishte Kadare gjatë orës 13.00, kur ndodh edhe ndarja e çmimeve. Ishte një “hall” i madh, pasi përpos telefonatave, nga të gjitha anët vinin dhe prisnin vendimin në shtëpinë tonë. Madje edhe kur kemi qenë tri herë në Tiranë, gazetarët me kamera rrinin poshtë shtëpisë. Mirëpo në Francë, kjo ishte më e dukshme, pasi interesi vinte nga e gjithë bota. Përsëritej i njëjti ritual. Në orën 13.00 telefoni ynë nuk pushonte së rëni. Pas shpalljes së rezultatit, heshtje… Pushonte si i prerë me thikë. Sepse natyrisht, e kishin mësuar lajmin dhe nuk kishin më interes. Për këto, edhe ne prej tre vitesh nuk e presim më. Edhe pse, për mendimin tim që e ndajnë edhe shumë dashamirës të Ismailit, ai duhet ta kishte marrë atë çmim prej kohësh. Fakti që nuk e ka marrë nuk përbën ndonjë gjëmë. Edhe pse do të ishte diçka shumë e mirë edhe për vendin tonë”, u shpreh në atë kohë Elena Kadare.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 06/10/2022 17:49

    Sepse e dine qe nuk e meritojne. Jane dekonspiruar dhe disidenca e tyre fallco ka dale sheshit si dosja e Ilir Metes. Populli nuk e di por autoriteti dosjeve e ka pare me sy.

    Përgjigju
    • Jon: 06/10/2022 22:51

      Toni! Ia ke fut kot. Shqiptaret e mire nuk i shajne vlerat e kombit. Sa inat per dike qe vetem te mira i ka sjelle kombit te vet. Kush jane per ty njerez te mire dhe patriot? Beji nje pyetje vetes dhe do shohesh se ku qendron Kadare Lart Toni,shume lart,me lart se une e ti…aty qendron vlera e Kadarese

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja