Pse është tronditur Ilir Meta dhe a do kthehet Vojsava Ismailaj në bashkëpunëtore të SPAK për të treguan se ku shkuan paratë e aferës CEZ-DIA

Pse është tronditur Ilir Meta dhe a do kthehet Vojsava Ismailaj në bashkëpunëtore të SPAK për të treguan se ku shkuan paratë e aferës CEZ-DIA

Presidenti Ilir Meta

Ilir Meta nuk tronditet kurrë pa pasur një hall të madh. Vojsava Ismailaj mund të kthehet në bashkëpunëtoren e shekullit për SPAK, duke rrëfyer një prej aferave të Ilir Metës, atë të vjedhjes CEZ-DIA.

Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, bashkëdhortit të Vojsavës (i dënuar me 11 vite burg), 200 mijë (besohet euro) me urgjencë.

Pse ia kërkonte? 

Sepse sipas Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. 

Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje.

Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.

Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë. 

Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta.

Kaq naivë paskërkan qenë përfaqësuesit e CEZ dhe rrethi i Berishës dhe Metës sa t’ua hidhte Kastriot Ismailaj, duke futur në xhep mbi 5 milionë USD?! 

Përgjigjen mund ta japë bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, e cila foli në 2019 dhe më pas nuk përgjigjej më nga frika.

A do ta thërrasë SPAK Vojsava Ismailajn për të dëshmuar, duke i siguruar mbrojtje?! 

Një gjë është e sigurt. Ilir Meta nuk tronditet pa pasur një hall të madh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot