Pse konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin tuaj?

Pse konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin tuaj?

Foto ilustruese

Nëse ti jeni ndër ata që nuk e nisni dot ditën pa diçka të ëmbël, është koha ta rimendosh këtë zakon pasi konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin mendor.

Ndikon në kujtesën dhe përqendrimin tuaj
Një dietë e pasur me sheqer mund të zvogëlojë kapacitetin e trurit për të krijuar dhe ruajtur kujtime të reja. Luhatjet e nivelit të glukozës ndikojnë në rritjen e niveleve të kortizolit (hormoni i stresit), duke dëmtuar strukturat e trurit përgjegjëse për proceset e të mësuarit dhe kujtesës, si hipokampusi.

Shton rrezikun për depresion dhe ankth
Konsumimi i sheqerit ndikon në rritjen e rrezikut për depresion dhe ankth. Inflamacioni në tru, i shkaktuar nga sheqeri, kontribuon në zhvillimin e simptomave të depresionit. 

 Rrit mundësinë për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative
Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me rritjen e niveleve të insulinës, që mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të rrisë rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer-i dhe Parkinson-i. Sipas hulumtimeve ata që konsumojnë shumë sheqer kanë më shumë mundësi të zhvillojnë Alzheimer në moshë të rritur.

Krijon varësi
Sheqeri krijon një varësi të ngjashme me drogat, duke stimuluar lirimin e dopaminës, substancës kimike që na bën të ndihemi të lumtur. 

Si ta përdorim sheqerin në mënyrë të shëndetshme?

Nëse nuk mund të imagjinosh ditën pa diçka të ëmbël, është koha të jesh më i vetëdijshëm për ndikimet që sheqeri ka në trurin tënd. Po, mund ta shijosh ëmbëlsirën herë pas here, por kujdes nuk duhet ta teproni.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK po jep rezultate

Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK po jep rezultate