Ka një paradoks të madh që shkon deri në tallje me shqiptarët nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi çdo ditë që del në podiumin e partisë apo protestës dhe mban një fjalë.
Paradaksi ka të bëjë jo vetëm me faktin që aktet e saj politike (bashkë me PD) janë anti-demokratike ndërsa ajo e trajton si demokratike, por me narrativën e saj.
Monika Kryemadhi sa herë në publik dhe sulmon kundërshtarin politik Edi Rama, përpiqet të lërë përshtypjen në opinion publik sikur ajo vetë, ka ardhur dje në jetën politike shqiptare dhe jo që ka që në vitin 2000 që familjarisht janë në pushtet. LSI-a e drejtuar nga ajo dhe bashkëshorti sot president, është partia që ka qëndruar në pushtetin qëndror (qeveri) më shumë se Rama që Kryemadhi sulmon sot. Nërkohë që kryeministri Rama po shkon drejt vitit të gjashtë që është në pushtetin qëndror, partia e familjes Kryemadhi-Meta pas krijimit të LSI-së kanë qenë në qeveri plot 8 vjet, që nga 2009-2017.
Por, pavarsisht kësaj, Kryemadhi në çdo daljen të sajën, shprehet se ‘duhet shporrur kjo klasë politike..’’, duke përjashtuar veten të cilën e vendos si luftëtaren e madhe anti-establishment.
Kjo strategji e Kryemadhit e cila ka qenë që nga themelimi i LSI-së kryetarja organizative e partisë ndërkohë që i shoqi ishte lideri, në fakt po i kthehet kundër, pasi sa herë ajo shfaqet si anti-establishment, po aq herë qytetarët në reagimet e tyre i rreshtojnë aktet që kanë shënjuar jetën politike të saj dhe Metës.
Sa herë Kryemadhi shfaqet si revolucionare anti-establishment, aq herë në mediat online publiku i kujton asaj videon e 7% të Ilir Metës, videon kur kandidati i LSI për Lezhën i fuste zarfin në xhep një familjari në këtë zonë, vilën në Lalz me 11 banjo ku edhe macja ka të sajën personale….
Thënë të gjitha këto, Kryemadhi nuk mund të flasë si e ardhur dje në politikën shqiptare, pasi kjo e bën atë qesharake në rastin më të mirë përballë shqiptarëve, duke nxjerr në pah edhe faktin që protestat nuk janë asgjë tjetër veçse dëshmi e etjes për pushtet, të cilin Kryemadhi e ka patur me bollëk duke qenë pjesë e establishmentit për mbi dykada.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Lobimi në SHBA dhe dosja CEZ-DIA/ Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të lexoj fashikujt! Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për dhe për Metën! Presidenti i PL-së: Mos protestoni (VIDEO)
18 Nëntor, 13:13
-
'Skaneri' i SPAK në familjen e Kryemadhit/ Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ, nëna 83 mijë lekë në muaj rrogë
12 Nëntor, 22:19
-
Arrestimet e Metës dhe Çyrbjas, Apeli i GJKKO cakton të njëjtën gjyqtare për ankimimet! Po ashtu edhe për Kryemadhin, ja emri i magjistrates
11 Nëntor, 13:33
-
'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës
5 Nëntor, 18:28
-
Lobimi në SHBA dhe CEZ-DIA, Meta kërkon lirinë, Kryemadhi ankimon detyrimin e paraqitjes! Monika në SPAK: Do u tregoj të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë
4 Nëntor, 09:50
-
Nën akuzë për korrupsion, Piro Xhixho paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje (VIDEO)
30 Tetor, 11:19