Pse levizje populiste nuk kanë sukses në Shqipëri?

Pse levizje populiste nuk kanë sukses në Shqipëri?

Foto ilustruese

Nuk është hera e parë që bëhen tentativa për lëvizje populiste në Shqipëri. Në vitet e fundit është bërë një tentativë thuajse e vazhdueshme për populizëm e kjo ndoshta për faktin se shqiptarët kërkojnë diçka të re, por edhe duke u nisur nga frymëzime të tjera të ngjashme në Europë dhe në fund kanë rezultuar pa sukses.

Disa nga këto lëvizje janë dukur në fillim të suksesshme për shkak të entuziazmit që i ka shoqëruar në hapat e para, por edhe për shkak të pjesëmarrjeve thuajse të mëdha, në fund kanë dështuar si të gjitha! Pse kanë dështuar lëvizjet populiste në Shqipëri dhe pse janë të destinuara të dështojnë? Sepse, shoqëria shqiptare është një shoqëri e mirë organizuar duke ju përshtatur dhe duke u vënë ekluzivisht në shërbim të establishmenti. Nëse analizojmë pjesëmarrjen e lëvizjeve populiste ata janë shoqëruar nga kjo kategori:

1. Të rinjtë që nuk kanë asnjë peshë politike në shoqëri

2. Të papunët, që po ashtu janë të përjashtuarit e mëdhenj të establishmentit

3. Pensionistët

4. Emigrantët

Thuajse në asnjë rast nuk janë bërë pjesë e lëvizjeve populiste ajo pjesë e shtresës së mesme si gazetarë, intelektualët, sipërmarrës të tjerë të angazhuar në administratën publike. Këta e kanë zgjidhur të ardhmen e tyre duke u bërë pjesë e establishmentit dhe kanë plotë arsye që jo vetëm nuk e tradhtojnë atë, sepse nëse do e bënin do të tradhtonin statusin e tyre tashmë të garantuar si në karrierë ashtu edhe me të ardhura ekonomike, por e mbrojnë me fanatizëm.

Aktualisht në Shqipëri ka një tentativë në vazhdim për populizëm, që sipas meje është me e dobët se të tjerat qoftë për liderët që duan ta drejtojnë, por edhe për faktin se establishmenti shqiptar është akoma më i sofistikuar se më parë. Po shoh tentativa me zyra vullnetare, me thirrje vullnetare për vlera, moral e parime, thirrje për bashkim. Këta janë hiç gjë në kohën ku jetojmë ne e sidomos në shoqërinë shqiptare. Establishmenti do të ndjehej realisht i kërcënuar nëse shtresa e mesme do të ishte kundër tyre, por këta të fundit i ka të lidhur për shkak të interesave të punësimit dhe po ashtu karrierës.

Në një vend si Shqipëria ku pushtetin ekonomik e kanë oligarkët, lëvizjet populiste janë të dështuara që në fillim duke ofruar pak show, thuajse fare debat publik e në fund zero rezultat politik.

Po ndjek komentet e personave që mbështeteshin aktualisht idenë e një levizje populiste e shumica e tyre s'kanë fare lidhje për parime siç po na i "shesin", por janë një grup personash që kanë mbetur jashtë sistemit dhe aksionin e tyre e kanë të përzier mes hakmarrjes dhe urrejtjes pa pasur në mendje ndonjë projekt serioz e të shëndoshë politik.

Fillmi i lëvizjeve populiste është i bukur i shoqëruar methirrje, mitingje, ngritje zëri agresivitet dhe gjatë rrugës kur duhet të kthehen në një alternativë serioze, këta të dëshpëruarit fillon t'i blejë establishmenti me vende pune, ndërsa të tjerët i censuron në të gjitha nivelet e deri tek mediat e në fund i masakron në ditën e zgjedhjeve duke u kthyer një ditë pas zgjedhjeve në një zhgënjim të madh. Vazhdoni kënaquni, bëni show për fillim e keni të garantuar dhe fundin të para përcaktuar! Realitetin e ndryshon në Shqipëri vetëm një forcë politike e kjo është PD! Kontributi dhe pjesamarrja e sa më shumë qytetarëve dhe të shtresës së mesme është një garanci për fitoren e saj dhe për mundjen e pushtetit. Të tjerat janë dokra dhe aventura thuajse personale, por me dështim të para përcaktuar.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujku: 26/08/2023 10:47

    Nuk do doja te merrja pjese në këtë debat,se është shumë kompleks dhe shpesh kritikat e forta dhe qëndrimet kundër çensurohen. Do them vetem dy fjalë: Shoqëria nuk ndahet në të papunë e të punësuar,për të patur të drejtën e fjalës,se shprehjes,organizimit apo lindjen e lidershipit,e para,siç analizohet këtu. E dyta shërbëtorët e pushtetit nuk protestojnë se janë bythpambuk e bythlëpirës ,si ky @Dakort dhe pjesa tjetër e sipërpërmendur është ajo që iu duhet të mendojnë për të nxjerrur një ide apo alternativë të re. E treta,në Shqipëri demokracia është hibrite,me një këmbë në perëndim dhe këmbën tjetër e ‘ka të ngulur thellë’ ne Lindje,këshuqë nuk kemi akoma një klasë politike të pjekur dhe plotesosht perendimore siç deklarohemi,për të fituar alternativa. E pesta,prandaj në Shqipëri askush nuk ka ardhur në pushtet me alternativë ,por vetëm me populizëm. E gjashta,populizmi është konsoliduar brenda kësaj klase politike dhe një populist ‘i ri’,nuk mund t’a çaj e të depërtojë për të vënë piketa ‘të reja’,sado alternativë të ketë brenda tij,sepse i mungon idealizmi dhe thellësia e përmbajtjes në aksione,pasi gjithmonë çfaqet si konstatues dhe asnjëherë me alternativa zgjidhjeje.

    Përgjigju
  • Dakord: 26/08/2023 08:19

    Lëvizjet populiste, i dashur gazetar, dështojnë sepse kategoritë që i mbështesin që ti përmend, nuk janë taksa pagues. Ata ecin dhe protestojnë në rrugët që shtrojmë ne që punojmë, madje dhe bukën e përditshme 3 nga 4 kategoritë ua paguajmë ne, spitalet ku mjekohen ua paguajmë ne, plehrat që hedhin ua heqim ne, gjobat që marrin ua paguajmë ne. Si mund t'i bashkohesh një lëvizjeje që nuk kontriubon në ekonominë e vendit??? Të jesh me establishmentin nuk është oportunizëm o zoti gazetar!! Sa më shumë një popull beson qeverinë e vet aq më i lumtut është. Lexo diçka për Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë, Suedinë, Islandën etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta