Pse ndihemi të lodhur pas ushqimit? Çfarë është ‘koma e ushqimit’? Nutricionisti Altin Joka: Ja si mund ta shmangni!

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rrezi Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Altin Joka nutricionisti i njohur nga Suedia, i cili foli për gjendjen e lodhjes që na vjen pas konsumimit të ushqimit.

”Pasi ne konsumojnë një vakt, shpërbërja e ushqimit në stomak, si reaksion kimik, na shkakton një gjendje këputje në organizëm, që vjen zakonisht pas mbingopjes” tha në fillim të bisedës nutricionisti.

“Në studime të ndryshme, është vënë re se për të mos patur këtë ndjesi, njerëzit duhet të konsumojnë ushqimin jo shpejt dhe rekomandohet që pas vakteve, të konsumohet kafe, sikurse të evitohen ëmbëlsirat” tha më pas Altini.

“Rekomandohet gjithashtu që vakti nga vakti të konsumohet çdo 6 orë dhe mund të kalohet dhe vakti i mëngjesit që sipas studimeve, nuk është aq i nevojshëm sa mendohej më parë” theksoi eksperti.

Sipas Altinit, njerëzit duhet të konsumojnë ushqime me nivel të lartë proteinash, në cilësi më shumë sesa në sasi. Gjatë intervistës, ai vuri në dukje faktin se për shkak të ushqimit, njerëzit mund të kenë probleme me ankthin, depresionin dhe “hormonin e lumturisë”, ndaj rekomandohet që të respektohen formulat e mësipërme, për të evituar gjendjen e lodhjes pas ushqimit.

Ushqimet e pasura me karbohidrate dhe sheqerna, dhe që përpunohen në mënyrë industriale, shumë lehtë shkaktojnë përgjumje postprandiale. Kjo është arsyeja pse ne ndjehemi letargjik pasi të konsumojmë një ushqim si orizi, makarona ose pica.

Duke marrë parasysh madhësinë e porcionit, mund të zvogëlojë ndjeshëm një ndjenjë të tillë, e cila është e lidhur ngushtë me hormonet. Hormoni grilin shkakton uri, ndërsa hormoni leptin sinjalizon se jemi të ngopur. Nëse hamë shpejt dhe nuk përtypim mjaftueshëm ushqimin, trupi nuk do të jetë në gjendje të reagojë në kohë, domethënë nuk do të jetë në gjendje të sekretojë leptin. Prandaj, ndjenja e ngopjes do të vijë shumë më vonë, kur tashmë kemi konsumuar më shumë ushqim. Vetëm atëherë krijohet një ndjenjë e fryrjes. Mungesa e mineraleve dhe vitaminave të caktuara në trup, të tilla si B12 dhe hekuri, luan një rol të madh në këtë, dhe kjo gjendje nxit dëshirën për një lloj të caktuar ushqimi, më së shpeshti përplot karbohidrate dhe sheqerna.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë