Shumë po diskutojnë sot hendekun social mes shtresave shoqërore në vende si SHBA, Kili, Francë... dhe këtu në Shqipëri. Disa thonë se në Shqipëri "për fat të mirë" nuk ka ende një hendek të thellë shoqëror dhe pasuror, gjë që nuk ka shkaktuar plagë vërtetë të thella dhe të padurueshme si në vendet ku po ndodhin protesta milionëshe dhe ku urrejtja popullore ndaj elitave, si për shembull në Kili, apo më parë me jelekëtportokalli në Francë etj, krijoi tërmete të vërteta sociale.
E megjithatë, në Shqipëri hendeku shoqëror po bëhet gjithnjë më i thellë e gjithmonë më i padurueshëm, sidomos kur vazhdon të sfidojë logjikën e bashkëjetesës dhe të ligjit në një komunitet të qytetëruar dhe civil.
Fakti se nëpunës shtetërorë, politikanë, apo shtresa të tjera shërbyese të shoqërisë, me të ardhura lehtësisht të lexueshme, arrijnë të jetojnë në një luks të habitshëm e të pakonceptueshëm edhe për Gambinot në SHBA, Prudentinot në Itali, apo të tjera familje e klane keqbërëse që i kemi njohur përmes filmave apo historisë (e që të paktën jetonin të fshehur e nën frikën e gjurmimit e të përndjekjes së shtetit).
Vilat me vlerë mbi gjysëm milionë euro e sipër, apo pallatet në zonat më luksoze të Tiranës të mbushur me prokurorë, gjykatës, nëpunës të shtetit dhe politikanë të rangjeve të ulëta, matematikisht e logjikisht të bëjnë të mendosh se kur këta "çerra" të strukturës shtetërore shqiptare, që jetojnë me grimcat apo thërrimet e "bosëve" të tyre, arrijnë këto nivele, cili është realiteti korruptiv mes shqiptarëve, cila është humnera reale e pabarazisë sociale të krijuar në Shqipëri?
Ministra, politikanë, gjyqtarë, doganierë e tatimorë në vilat dhe pallatet e "oligarkëve", shijojnë të pabezdisur korrupsionin e tyre, të pashqetësuar as për gjykimin moral dhe as për atë që Vettingu, Spak-u apo të tjera struktura filtruese mund të sjellin në të ardhmen.
Më të jashtëzakonshme janë zonjat apo fëmijët e tyre të cilët, t'ua kalosh veshjet e ditës në një "bankomat", për shkak të rrobave firmato nga këmbët te koka, kalojnë xhiron ditore të ndërmarrjeve më të suksesshme të Tiranës.
Hendek, ose më mirë, humnerë pabarazie sociale në Shqipëri ka. Vetëm duhet pak kohë që njerëzit të ndërgjegjësohen, ta shohin e njohin, apo të fokusohen se ngado që të emigrojnë e kudo që të shkojnë, peshën reale të vetëdijes do ta marrin vetëm në vendin e tyre. Në Shqipëri mund të krijohet një ndërgjegje kombëtare, ndërsa në emigrim një mirëqënie individuale.
Do të duhet ende kohë që të kuptohet dëmi i jashtëzakonshëm që është bërë e që kërcënon harmoninë mes shtresave, duke rrezikuar shpërthime të vërteta njerëzish që vuajnë. Deri atëherë duhet të dalë dikush që di të shohë dhe të dallojë, e sidomos, të veprojë. Dikush që të tregojë se është koha për t'u zgjuar.
Ke te drejte, por eshte teper vone!! Brezi qe po rritet nuk e ben dot ndryshimin ,sepse jane te pamotivuar, jokerkues, dembela, te pashkolluar. Me mire emigrant dhe jeton me djersen e ballit, sesa ne vendin tend te poshterohesh dhe shkelesh me kembe cdo dite nga injorantet e partive. Nuk mund ta denoj femijen tim te rritet atje, nga ku une ika nga syte kembet!!
PërgjigjuPo mi shoqe po, ne zgjuar ishim por na vuri në gjumë demokracia, kapitalizmi, idiokracia dhe tani e gëzofshi sistemin e vjetër kapitalist ku korrupsioni shërben si lubrifikanti për motorrin e makinës. Sa për vetëdije kombëtare, ta harroni, e kanë shfarosur në këto 30 vjet idiokraci. P.S kam i shok klase që ka qenë një hic dhe sot eshte i rëndësishëm (i korruptu qy në fyt)por që jam i sigurt nuk do i hyj gjem n'kom. Hajt tung
Përgjigju