Pse PD liroi 23 të burgosur në Durrës-Shijak-Fier në zgjedhjet 2013! Kabllogramet e SHBA lidhin Bashën, Olldashin e Alibeajn me botën e krimit

Pse PD liroi 23 të burgosur në Durrës-Shijak-Fier në zgjedhjet 2013! Kabllogramet e SHBA lidhin Bashën, Olldashin e Alibeajn me botën e krimit

Në një kohë kur opozita jo parlamentare hedh akuza ndaj qeverisë ku sipas tyre këta të fundit ka kriminalizuar zgjedhjet, janë publikuar dokumentet zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë ku në prag të zgjedhjeve të 2013, janë liruar 23 të burgosur në Durrës, Shijak e Fier.

Në atë kohë Ministria e Drejtësisë drejtohej nga vetë Partia Demokratike me ministër Eduart Halimin i cili pak para zgjedhjeve shpërbleu me lirim nga burgu 23 të dënuar për vepra të rënda ku 17 prej tyre ishin banorë të Durrësit.

Dokumentin me emrat e të burgosurve që përfitojnë leje e ka publikuar dje, emisioni “Fiks Fare” dhe emrat janë:  1.Dritan Kujtim Hoxha, banues në Durrës; 2.Emiljan Agim Taipi, banues në Durrës; 3.Eno Ymer Naci, banues në Durrës; 4.Ervin Baftjar Hoxha, banues në Durrës; 5.Gazmir Lutfi Balla, banues në Durrës; 6.Lahim Fadil Lleshi, banues në Durrës; 7.Rigels Agron Kaja, banues në Durrës; 8.Sali Selim Ndregjoni, banues në Durrës; 9.Shefki Hamz Kabashi, banues në Durrës; 10.Skënder Sefer Dulaj, banues në Durrës; 11.Ver Petrit Keçi, banues në Durrës; 12.Xhuliano Ylfi Muhametaj, banues në Durrës; 13.Lahim Fadil Lleshi, banues në Durrës; 14.Ilir Mexhit Rusta, banues në Rrogozhinë; 15.Emiljano Feim Keci, Shijak; 16.Menduh Baki Koçi, banues në Shijak; 17.Napolon Lulo Çipi, banues në Shijak.

Ndërsa në rrethin e Fierit janë liruar: 18. Petrit Jemin Sulejmani, banues në Patos; 19.Riza Mitat Dautaj, banues Ballsh, Fier ; 20.Xhevat Teki Bregu, banues në Fier; 21.Zamir Isuf Malaj, banues në Fier; 22.Arif Misir Saliu, banues në Pajov Elbasan; 23.Julian Enver Çobo, banues në Vlorë.



Në lidhje me këtë ngjarje ku PD 'vrau zgjedhjet e lira' duke liruar të burgosurit ekzistojnë edhe kabllogramet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku renditen tre politikanë të lartë të Partisë Demokratike që Ambasada Amerikane në Tiranë asokohe i lidhte me botën e krimit.

Bëhet fjalë për Lulzim Bashën, Sokol Olldashin dhe Enkelejd Alibeajn. Trë tre këta politikanë thuhej se janë përfshirë në lirimin e të burgosurve në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve në formë shpërblimesh për ndihmën që këta të dënuar apo familjet e tyre dhanë në fushatën elektorale të PD-së.

“..Ministri i Jashtëm Basha, i cili përfaqësoi PD-në në Elbasan, është përfshirë në lirimin e një krimineli të famshëm në Elbasan në këmbim të mbështetjes së familjes së tij…” thuhet në kabllogramet e SHBA.

Për Olldashin dhe Alibeajn, kabllogrami thotë:

“…Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje…”.

Këto fakte të pa kundërshtueshme me lirimin e 23 të burgosurve në prag të zgjedhjeve ende nuk kanë marrë një përgjigje nga Partia Demokratike.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latifi: 09/06/2019 19:03

    Jemi ne 2019 dialogu i Dylit me Gjushin po I mesojme permendesh

    Përgjigju
  • rama ik: 09/06/2019 18:48

    o luuuuuli vocer.beji nje sales tani po deshe.dhe nje llap mones.edepsez kamarier me floke te lyera.po je gjak i ri ti se harruam.na fal zoti kryeminister i ardhshem i shqupit

    Përgjigju
  • Rumpalla: 09/06/2019 17:38

    Shikoni se çfar fytyre të pusët ka lyl kriminel hajdut shal ngjitmi pa shkoll. E ky do me u bo kryeministër. Pik e zez mjer Shqipria me president hajdut e opozit të inkriminuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK