Pse policia nuk ka zbatuar urdhrin e mbrojtjes për Xhisiela Malokun?

Pse policia nuk ka zbatuar urdhrin e mbrojtjes për Xhisiela Malokun?

Xhisiela Maloku

Fushë Kruja u trondit mbrëmë nga një shpërthim me eksploziv, që ishte vendosur në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut, ku jeton edhe vajza. Shpërthimi me eksploziv vjen vetëm 7 ditë, pasi policia deklaroi se kishte marrë në mbrojtje vajzën që u kthye në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas denoncimit nga ish-oficeri Nuhu dhe akuzave nga opozita për djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Policia kishte një urdhër për të mbrojtur vajzën pas arrestimit të djalit të deputetit, por në banesën e saj nuk kishte asnjë polic për të vëzhguar banesën ku jetonte Xhisiela. Pyetja që lind është, se si ka mundësi që nuk është zbatuar urdhri i mbrojtjes, edhe pse Xhisiela u shpreh se nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Si funksion sipas policisë mbrojtja e një dëshmitari që është në qendër të vëmendjes dhe që mund të ekspozohet?

Një tjetër paradoks është edhe fakti, që në Fushë Krujë vijon që të qëndrojë i njëjti drejtor, ndërkohë që edhe oficeri i policisë Gentian Çitozi, të cilët janë përfshirë në pjesën e parë të skandalit, që kanë mbrojtur djalin e deputetit dhe jo vajzën që tani ka një urdhër mbrojtje.

Pra është absurd fakti, që kupola drejtuese e komisariatit të policisë është e njëjtë si në natën që shpëtuan Rexhep Rrajën nga burgu në korrik dhe banesa e vajzës nuk vëzhgohej nga asnjë efektiv policie, pavarësisht se kishte një urdhër mbrojtje për vajzën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!