Shpërthime në Fushë-Krujë/ Tritol në oborrin e shtëpisë së Xhisiela Malokut (VIDEO)

KRUJË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, në oborrin e përbashkët të shtëpisë së Besim dhe Ramazan Muçës, ky i fundit është gjyshi nga ana e mamasë së Xhisiela Malokut, në shtëpinë e të cilit ajo jeton bashkë me nënën dhe motrën. 

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa familjarët kanë mbetur të tmerruar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Efektivët dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë filluar punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve. Deri më tani në komisariat janë shoqëruar 9 persona.

Shtëpia ku u hodh tritoli

Më herët në një intervistë, Xhisiela Maloku u shpreh se nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga forcat e policisë pasi nuk ndjehej e kërcënuar por pavarësisht një urdhër mbrojtje i është dhënë.  

Mua nuk po më kërcënon askush. Po të kisha pasur një kërcënim, unë do të kisha marrë mbrojtje nga shteti. Do të kisha kërkuar azil siç bëri Emiliono me ermin tim. Nuk jam nën presionin e askujt. Më është ofruar mbrojtje dhe nuk e kam pranuar. 

Xhisiela Maloku 

Por pavarësisht kundërshtimit të saj, policia ka vënë në dispozicion një efektiv policie, i cili shkonte për kontroll në banesën e saj herë pas here në orare të ndryshme të ditës. 

VIDEO /LIVE nga vendi i ngjarjes

Rasti i vajzës nga Fushë Kruja, Xhisiela Maloku, ka trazuar politikën shqiptare dhe mediat kohët e fundit, pas një denoncimi të ish-oficerit të policisë, Emiljano Nuhu se ajo ishte përdhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. 

Vetë Xhisiela ka mohuar përdhunimin, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore ka provuar se ajo është dhunuar nga Rexhep Rraja. Pak ditë më parë Rexhep Rraja u arrestua, ndërkohë që mbi të rëndon akuza e përndjekjes. Atij iu dha masa e sigurisë arrest me burg.

Shtëpia ku u hodh tritoli

Njoftimi i policisë:

Fushë - Krujë 

Më datë 07.10.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve
.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
Tritol Xhisiela Malokut, ironia e ish-ministrit: Prokuroria e Krimeve të Lehta do të akuzojë opozitën

KRUJË- Pas ngjarjes së sotme në Fushë Krujë ku një person ende i paidentifikuar ka vendosur tritol gjatë natës në banesën e Xhisiela Malokut, ka ardhur edhe reagimi i parë nga politika.

Me anë të një statusi në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani, i cili është shprehur me ironi se tritoli u vu nga opozita.

Edhe tritolin në banesën e gjyshit të Xhisielës e vuri Opozita, apo jo?! Prokuroria e Krimeve të Lehta do të akuzojë opozitën…

Ylli Manjani, deputet i LSI-së

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlora: 09/10/2018 08:04

    Je pa pune? Ndihesh inferior ndaj te tjereve? Ske mundesi te levizesh jashte sepse ke espuls? Ke bere vepra penale? Anetaresohu ne PD dhe "hallet" e tua do zgjidhen shume shpejt. haaah

    Përgjigju
  • Luli i Vocerr: 08/10/2018 14:29

    Janè tè njèjtèt Terrorista qè hidhnin nè Erè Shtyllat e Tensionit tè Lartè sa herè qè PD KRRIMI dilte nè Opozitè! PD èshtè Parti BANDITÈSH , KRRIMINELÈSH, NARKO-TRAFIKANTÈSH, dhe KRYE HORRASH , qè duan Pushtetin nè TAVOLINÈ , pa VOTAT e POPULLIT SOVRAN! Duhet me patjetèr qè Gjykata Kushtetuese tè Filloj Punèn dhe tè nxjeri tè Paligjshme dhe AntiKombètare ktè Parti tè DEGJENERUAR me emrin PD , qè èshtè mbushur me LLOJ LLOJ KRRIMINELÈSH dhe GJOBVÈNÈSISH tè Pèshtirè !

    Përgjigju
  • Turi: 08/10/2018 09:39

    Mos e ka vu Taulant Balla.per ti bere presion.meqe nuk i eci heren e pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr