Pse të ashquajtura 'primare' s'kanë asnjë vlerë politike e as ligjore!

Pse të ashquajtura 'primare' s'kanë asnjë vlerë politike e as ligjore!

Sali Berisha

Sot, po zhvillohen të ashquajtura primare për zgjedhjet e 6 marsit! Po a kanë rëndësi ligjore? Që nga fillimet e pas 9 shtatorit, ka pasur një tentativë për të deligjitmuar PD me forumet e saj drejtuese, por qëllimi i dështuar e kryesor ka qenë e vazhdon të jetë deligjitimiteti i Bashës si Kryetar i PD! Kulmi i tentativës për deligjitimitet u bo me datë 8 janar, kur realisht e me mjete që na kujtojnë të kaluarën u tentua marrja me dhunë e selisë së PD, por edhe kjo dështoj!

Tentativat për deligjimitet morën fund me faktin, se ashtu siç ishte parashikuar, KQZ duke u bazuar në ligj pranojë PD dhe Bashën si subjekt që ka të drejtë të marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit! Teorikisht, pala tjetër, duhet të kishte pushuar me vazhdimësit e alibive, sepse kjo nuk u shërben demokratëve e as PD! Pra, ligjërisht "Ata" nuk kanë më asnjë arsye ligjore të vazhdojnë të bëjnë primare e sidomos nën logon e PD, sepse këtë të fundit nuk e përfaqësojnë ligjërisht! Justifikimin e aksionit të tyre e kanë bërë me idenë se demokracia është çështje shumice e nuk është çështje ligjore apo formale! Në fakt ky është një gabim i madh që bëjnë, sepse demokracia shërben për të krijuar ligje dhe ligjet shërbejnë në të njëjtën kohë për ta mbrojtur demokracinë. Ndryshe do të kishim të bëjmë me anarki që në fakt nuk ka asnjë lidhje me demokracinë e me shtetin e të drejtës! Po politikisht a kanë ndonjë rëndësi të ashquajturat "primare"?

Nëse s'kanë rëndësi ligjore dhe nëse nuk konkretizohen mbi baza ligjore, në fakt janë një nul, sepse kushdo që do të dal nga këto primare nuk mund të dal nën logon e PD, siç pretendojnë e për pasojë nuk mund të përfaqësojnë as politikisht e as juridikisht demokratët! Megjithatë, përtej këtij argumenti të rëndësishëm e vendimtar, ne duhet të shkojmë më tej për  metodën e primareve! A kanë sukses primaret në sistemin politik shqiptar? Primaret janë metoda që lindin që më lindjen e historikun e partive që përbëjnë sistemin politik!

Partitë shqiptar kanë lindi si forca politike që në themel të tyre nuk kanë pasur asnjëherë metodën e "primareve", por kanë funksionuar mbi bazën e një lideri të fortë dhe mbi faktin vendimeve të forumeve të larta drejtuese që përzgjedhin e mbajnë përgjegjësi edhe për kandidaturat! Po ashtu veprimet e partive politike në lidhje me kandidaturat bëhen edhe mbi bazën e Kodit Zgjedhor që kanë zgjedhur të miratojnë me konsensus! Kodi Zgjedhor i Shqipërisë i jep përparësi logos, subjektit dhe jo individit. Në këto rrethana, primaret nuk kanë asnjë lloj force, qoftë demokratike apo edhe politike! Shoqëria shqiptare e varur krejtësisht nga partitë politike i manjetizuar nga lideri, nuk ju intereson pothuajse fare individi që duhet të zgjedhin, por i qëndrojnë besnik si votues logos! Prandaj, këto të ashquajtura primare, jo vetëm që nuk do të prodhojnë asgjë, por janë një aksion politik që ka për qëllim, ndoshta edhe pa paramendim, për të dobësuar e për të përçarë elektoratin e PD!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Britania vendos sot nëse themeluesi i WikiLeaks, Assange do të ekstradohet në SHBA

Britania vendos sot nëse themeluesi i WikiLeaks, Assange do të ekstradohet në SHBA