Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me punësimin mëngjesin e kësaj të enjteje. Rama ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku tregon pamjet nga Fabrika e re e Pasurimit të Bakrit në Spaç.
Ndër të tjera, i pari i qeverisë shkruan se përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës.
/Shqiptarja.com

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të Fabrikës së re të Pasurimit të Bakrit në Spaç, ku përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës”, shkruan Rama.
d.c./shqiptarja.com
Komento
Komente