Tre ditë nga vdekja e një punëtori që ra nga skela, policia e Fierit ka ndalur këtë të martë pronarin e një kompanie ndërtimi dhe inxhinierin e saj pasi nuk kishin realizuar sigurimin teknik të punonjësve të tyre.

Siç raporton policia e këtij qyteti, është ndaluar Bledar Profka, 35-vjeç, me detyrë inxhinier i ndërtimit që ka në kontroll punimet në rrugën “Mujo Ulqinaku” dhe Agron Ramaj, 48-vjeç me detyrë sipërmarrës të lyerjes së fasadave të pallateve në Bashkinë Fier.

Ata akuzohen për veprat penale: “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi tre ditë më parë  në lagjen “Liri”, është rrëzuar nga skela punëtori i firmën “AGBES”,  E.Gj, 56 -vjeç, banues në lagjen “Kastriot” Fier, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë si pasojë e plagëve të mara.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)