TIRANË – Qeveria ka përshpejtuar sot hapat për shtimin e vendeve të punës duke miratuar një sërë vendimesh në mbështetje të bizneseve që ofrojnë punë dhe atyre që merren në punë prej tyre. Ndër to mund të përmendim, për shembull, shpërndarjen 10 ditë më shpejt, të fondeve për bizneset që ofrojnë vende pune.
Gjithashtu, për këtë vit, Qeveria ka njoftuar se prioritet do t’i jepet punësimit në disa sektorë të veçantë, që janë: industria prodhuese, bujqësia dhe blegtoria, turizmi, teknologjia e informacionit dhe industritë e lidhura me detin.
Këto fakte i bëri të ditura sot, zv.ministrja e Mirëqënies Sociale, znj, Bardhylka Kospiri. Sipas znj.Kospiri, “Këshilli i Ministrave miratoi një sërë projektvendimesh mbi programet e nxitjes së punësimit. Pas trefishimit që qeveria i bëri këtij fondi me buxhetin e ri, apo edhe nismës për hapjen e zyrave të reja të punës, ky është një tjetër lajm i mirë.
Në bazë të ndryshimeve që u miratuan sot, çdo biznes, person juridik ose fizik ka të drejtë të aplikojë dhe përfitojë nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit. Me ndryshimet e bëra afati kohor i miratimin të shpërndarjes së fondeve shkurtohet në 10 ditë, me qëllim shpejtimin e impaktit në hapjen e vendeve të reja të punës.
Nga ana tjetër, ndryshimet sjellin inovacion me futjen e mjeteve elektronike në publikimin dhe aplikimin për programet e nxitjes së punësimit, lehtësojnë procedurat për subjektet private, si dhe përmirësojnë procesin e miratimit të projekteve.
Këto ndryshime,” – përfundoi zv.ministrja, - “kanë për qëllim dhënien me prioritet të fondeve për punësimin e kategorive specifike nё vёshtirёsi dhe grupeve të veçanta të femrave, punëkërkuesve të papunë të rinj pa profesion, si dhe atyre që përfitojnë pagesë papunësie dhe ndihmë ekonomike, të papunët afatgjatë, personat mbi 45 vjeç që nuk kanë një arsimim më të lartë se arsimi i mesëm ose ekuivalent të tij, personat me aftësi të kufizuar, personat nga komuniteti rom dhe emigrantët e kthyer me probleme ekonomike.”
VENDIMET E MARRA SOT:
Këshilli i Ministrave, lidhur me punësimin, miratoi sot vendimet:
Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programit të nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë të parë në punë;
Për miratimin e simbolit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit;
Për disa ndryshime dhe shtesa në disa programe, si ai për nxitjen e punësimit të femrave nga grupet e veçanta apo nëpërmjet formimit në punë;
Për disa ndryshime e shtesa në masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programeve të praktikave profesionale për punëkërkuesit e papunë që kanë mbaruar arsimin e lartë, brenda apo jashtë vendit si dhe në programin e nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi.
Qeveria po sot ka miratuar edhe statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com