TIRANE - Nga data 10 maj kanë nisur aplikimet për punësimet sezonal në Itali. Dekreti i Ministrisë së Brendshme në Itali parshikon hyrjen e 13 mijë punonjësve sezonal, ku mes tyre një numër të konsiderueshëm e zënë shqiptarët. “Punonjësit do të pranohen nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Algjeria,  Egjipti, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistan, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina dhe Tunizia”, - thuhet në dekretin e Ministrsië së Brendshme në vendin fqinj.

Mediat italiane theksojnë se punëdhënësit do të paraqesin kërkesat, të cilat do të plotësohen online dhe më pas do të nis pranimi i punonjësve. Shqiptarët që kërkojnë të punojnë në Itali, duhet të kontaktojnë me punëdhënësit për një vend pune.