Këshilltarët, kanë akuzuar firmën ndërtuese për mungesë transparence me gjithë kërkesat e vazhdueshme drejtuar firmës ndërtuese për dhënie informacioni për ecurinë e punimeve që po bën në rrjetin e ujësjellësit.
Në muajin shkurt të këtij viti nisën punimet për fazën e dytë të ndërtimit të ujësjellësit të Kukësit, ku qeveria dha një fond shtesë prej 187 milionë lekë.
Por dhjetë muaj pas fillimit të punimeve Këshilli Bashkiak ende nuk ka asnjë informacion për ecurinë e investimit.
Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime dhe ish-ministri i transporteve kohë më parë gjatë inspektimit të punimeve premtuan se do të këtë transparencë për punimet që do të kryen por që deri më tani kjo nuk ka ndodhur.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)