Një përplasje ka nisur mes Alesia Balliut dhe deputetit të Partisë Demokratike Gjin Gjoni, pasi ky i fundit tha publikisht se ajo është e punësuar në administratën shtetërore, një arsye tjetër kjo përse nuk u pranua në garë për kreun e PD.
Nuk ka vonuar shumë reagimi i Balliut, e cila i kërkon Gjonit fakte për të vërtetuar atë çfarë ka thënë lidhur me punësimin e saj në shtet pranë Partisë Socialiste. Këto deklarata të deputetit, Balliu i ka konsideruar si shpfije të prodhuara nën direktivën e Sali Berishës.
Postimi i Alesia Balliut
Klika anti-SPAK dhe anti-SHBA që ka uzurpuar Partinë Demokratike ka nxjerrë si zëdhënës të korrupsionit gjyqësor Gjin Gjonin, nën direktivat e Sali Frikacakut, për të më sulmuar me shpifje.
Familja ime dhe unë ia kemi kushtuar gjithë jetën Partisë Demokratike. Në asnjë moment nuk kam qenë pjesë e administratës shtetërore dhe e sfidoj publikisht ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut të më paraqesë qoftë edhe një dokument të vetëm që provon se unë, Alesia Balliu, kam qenë e punësuar në shtet. Rrogat prej 5 mijë eurosh që merrni dhe pazaret e darkave i bëni ju me Edi Ramën.
Alesia Balliu tentoi të merrte pjesë në garën për kryetar të Partisë Demokratike, por aplikimi i saj nuk u pranua. Sali Berisha refuzoi të bënte pjesë të garës dhe Ervin Salianjin e Evi Kokalarin me argumentin se asnjëri prej tyre nuk ishte pjesë e Partisë Demokratike. Aplikimin për tu bërë pjesë e garës e dorëzoi dhe Mereme Sela, por u refuzua sepse nuk përmbushte kriteret.
Komente












O gjin gjoni, o kerme e saliut ,nga saliu je gjykates dhe deputet .Po ku do punoje ajo ne serbin tuaj i idhullit tend dhe i bosit serb ,sali, apo ne greqi Zgjedhjet per pd ,ps jane pandryshim si zgjedhjet ne kohen e komunizmit por ne vend te 99% saliu do dL 100 % fitues se garon me saliun .Turp i pa pare mbani akoma figura te super korruptura dhe te mykura ,paloka,noka prof preshin e te tjerer E djathta ka djem e vajza te reja me kulture ,dije bashkekohore por nuk i le vicidolli Nje saqarim si bashkatdhetar Kam mbaruar me SALIUN ,1967 ,24 vjet punova ne shqiperi ,25 ne izrael mjek senior i specializuar pas provimeve teper te veshtira per mua ,por a mund te konkuroje sot me mjeket e rinj specialist qe mbarojne sot ?Padyshim jo !.CDO gje ka moshe dhe me shume truri.Dum spiro ,spero .Deri sa marr fryme shpresoj, se SHQIPERIA jone e shtrenjte e dashur do ndryshoj per mire
Përgjigju