Mori rryshfet për të siguruar një vend pune, nisin hetimet ndaj punonjësit të 'Illyrian Guard'

Mori rryshfet për të siguruar një vend pune, nisin hetimet ndaj punonjësit të 'Illyrian Guard'

Foto ilustruese

Një punonjës i kompania shtetërore në shërbim të Ministrisë së Brendshme, "Illyrian Guard" është vënë nën hetim pas publikimit të një skandali në media, ku ai merrte rryshfet për të siguruar një vend pune.

Sipas njoftimit të policisë, rasti lidhet me një investigim të një emisioni ku shfaqej një përfaqësues i "Illyrain Guard" duke marrë ryshfet prej 50 mijë lekëve të vjetra  prej personave që kërkonin të bëheshin pjesë e kësaj strukture.

"Policia e Shtetit ka filluar një hetim për dyshime rreth një çështjeje kriminale në Shoqërinë Aksionare “Illyrian Guard”, e cila është bërë publike në media. Në funksion të zbardhjes sa më parë të kësaj çështje dhe të goditjes së fortë ligjore të autorëve të këtij krimi është angazhuar një grup i dedikuar specialistësh. Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë po vijon veprimet proceduriale, duke proceduar aktualisht një shtetas dhe vijuar me veprimet e tjera hetimore për të nxjerrë gjithë përgjegjësitë ligjore. Sqarimi i rastit dhe goditja shembullore e autorëve është angazhim i rëndësishëm në shërbim të ligjit, por edhe të reputacionit të "Illyrian Guard" dhe qindra punonjësve të saj, të cilët kryejnë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm të spikatur detyrën për sigurimin e objekteve shtetërore në të gjithë vendin", shkruan policia në njoftim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eraldinjo: 09/09/2020 08:40

    Leket i ka marre roja qe e ka futur ne pune, po keni bythe arrestoni drejtorin dhe shefin e burimeve njerezore mos u merrni me ate halelxhiun qe piqte qofte, ai ka marre a ska marre 30 euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja