Zbret tek plazhi duhet të bësh luftë me ata të parkimit! Mbaron me atë e duhet të bësh luftë për çadrën! Mbaron me çadrën bën luftë se ta sjellin ushqimin në tavolinë e restorantit pasi kanë kaluar dy orë që je ulur! Merr faturën e shokohesh me çmime si të Dubait pa asnjë shërbim të atij niveli! Hyn në dhomë duhet të bësh luftë për të pasur peshqir në banjo dhe shampo për dush!

Shkon në plazh duhet thjeshtë të lagësh këmbët në breg, jo se të vjen ndonjë peshkaqen apo krokodil, por të vjen përballë si silur ndonjë motorr uji apo ndonjë skaf! Ulesh në çadër e duhet të ulesh kokën se të vjen ndonjëri e të kërcënon me justifikimin se e ke parë në sy! Shkon në restorant e duhet të bësh luftë me mizat dhe me mushkonjat!

Ngjet shkallët për të shkuar në dhomë, nuk mund të ndezësh dritat, sepse nuk të len pronari me motivin se harxhon energjinë elektrike! Merr ndonjë birrë nga dhoma e do ta pish në breg të sulen rojet e pronarit, sepse duan të blesh vetëm në restorantin e plazhit!

Hyn në ujë për tu larë e ndjehesh keq, rrezikon të mbytesh, sepse s'ka roje!