Pushimi i akuzës! Braçe: Gjykata e shpalli Bashën, të papërdorshëm! Si u katandis gjyqtari në llum

Pushimi i akuzës! Braçe: Gjykata e shpalli Bashën, të papërdorshëm! Si u katandis gjyqtari në llum

Zv/ kryeministri Erjon Braçe sërish ka reaguar ashpër kundër vendimit të gjykatës që pushoi akuzën për falsifikim për Lulzim Bashën në lidhje me dosjen e lobimit në SHBA. Braçe thotë se pavarësisht se Basha e pranoi vetë duke deklaruar se Nik Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD përmes fondeve të mbledhura nga shqiptarë të PD në Amerikë, Gjykata e shpalli të papërdorshëm.

"Gjykatësi i tij thotë se dëshmia e tij është e papërdorshme sepse s'e ka pyetur kush e ka folur pa leje" shkruan ai. Zv/ kryeministri akuzon gjyqtarin Lazër Sallaku që pushoi akuzat kundër Bashës duke e cilësuar si llum. "Si mundet njeriu gjykates te katandiset deri ketu sa te vendose qe ate qe ti thua, deshmon, betohesh mbi te, te refuzoje ta marre parasysh?! Ky nuk eshte system drejtësie! Ky eshte llum!".

Postimi i plotë i Erjon Braçes
Gjykata: Lulzim Basha, i papërdorshëm! Per ta shfajesuar nga nje akuze e rende, gjykatesi i tij ka shpallur deshmite e tij, fjalen e tij, be-te e tij, Lulzim Bashës, domethene, të papërdorshme. Nuk ka gje me te rende per nje politikan se sa nje gjykates ta shpalle fjalën e tij të papërdorshme. Si mund te besohet ky njeri kur flet e per me teper kur ze bee, pasi gjykatesi e shpall të papërdorshëm? Lulzim Basha e ka pranuar në një video me zë e figurë, publikisht se Nik Muzin-partneri i tij, ka marrë 500 mijë dollar nga PD përmes fondeve të mbledhura nga shqiptarë të PD në Amerikë.

Betohet dhe është i sigurtë per faktin dhe ligjshmerine e tij ne Amerike. Por gjykatesi i tij thote ne vendim qe Nik Muzin nuk i ka marrë këto para. Lulzim Basha ka folur para se te flase gjykatesi. Ndaj gjykatesi, ne baze te alibise se avokatit te Lulzim Bashes-nuk kemi paguar para per Nik Muzin, shpall të papërdorshëm Lulzim Bashën. Pra, Lulzim Basha pranon boterisht se Nik Muzin ka marre para nga shqiptaret e PD ne Amerike, gjykatesi i tij thote se deshmia e tij eshte e paperdorshme sepse se ka pyetur kush e ka folur pa leje!

Shikoni; Kam qe dje kur lexova vendimin qe qesh me lot! Si mundet njeriu politikan te kantandiset deri ketu, te delegjitimohet sa te pranoj te jete i papërdorshëm?! Si mundet njeriu gjykates te katandiset deri ketu sa te vendose qe ate qe ti thua, deshmon, betohesh mbi te, te refuzoje ta marre parasysh?! Ky nuk eshte system drejtësie! Ky eshte llum! Une qesh, ti e ne gjithashtu, por ky llum po thellon pabarazine para ligjit ne kete vend. E ben per politikane nga te cilet eshte emeruar, fiton imunitet permes tyre dhe, e ben edhe per kriminele pastaj! Duhet goditur ky sistem! Pa as me te voglen brerje ndergjegjeje, zero

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 19/01/2020 01:39

    MERI KE PLOTSISHT TE DREJTE BRACJA JO VETEM ESHTE PJESTAR FAJTOR I KESAJ KATASTROFE QE PO HEQ KY POPULL NGA MASHTRIMET E RILINDJES PO BRACJA ESHTE EDHE HAJDUT I RIKUJTOJ BRACESKUR ISHTE NE OPOZITE MAKINEN E QELBUR QE LEVIZTE SHIKONI SOT ME CFARE MAKINE LEVIZ SOT NE POZITE

    Përgjigju
  • meri: 18/01/2020 22:07

    Ti,Z.Erjon mund te qeshesh derisa te ngelesh me goje hapur,sepse edhe Ti je pjese e ketij llumi..,ke 30 vjet qe meresh me politike,edhe Ti ke votuar ligje ne favor te ketyre qe ti i quan llum.Mua nuk me vjen te qesh,perkundrazi,me vjente te uluras me gjithe forcen e zerit qe kam,t'ju them juve qe e kene katandisur kete vend e kete popull,ne kete gjendje katostrofike,te na largoheni nga syt nji here e pergjithemon..,na keni vjedhur te ardhmen...

    Përgjigju
    • Konjak: 19/01/2020 12:40

      Populli,ne te gjitha heret ,perplaset me pushtetin e radhes ,per te gjitha problemet dhe hallet qe ka ;kurse marrdheniet me opoziten jane minimale ose te vaketa .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025