Pushka top, më 2 mars e përtej!

Pushka top, më 2 mars e përtej!

Shqipërisë i leverdis më shumë që ta çojnë deri në fund sherrin dhe t’i nxjerrin ujin e zi, secili në “kështjellën”e vet, që, sipas tyre, ruan dhe mbron popullin nga armiku përballë.

E kanë sjellë zvarrë deri këtu me një mijë paudhësi, marifete, madje edhe krime, jo domosdoshmërish penale, dhe nuk ka kuptim që ta lënë punën në mes.

Është e vetmja rrugë për të bindur edhe më të indoktrinuarit prej tyre se nuk i meritojmë, qoftë edhe për faktin e thjeshtë që nuk dinë as të zihen. Mënyra se si po duan t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit është një arsye më shumë për t’i refuzuar dhe më pas rrëzuar. Sigurisht, me votë.

Sepse gjëmat më të mëdha këtij vendi nuk i kanë ardhur gjatë kohës së përleshjeve të shpeshta të bajlozëve për territor, por gjithmonë në stinën e dashurive të tyre me kontratë.

Ndaj edhe nuk është lajm i keq që duken të vendosur në përplasjen finale për jetë a vdekje, ndonëse është shumë fyes dhe poshtërues niveli i degradimit të debatit publik edhe për qytetarin më pa pretendime në Shqipëri. Por, tek e fundit, jetojmë në një rend shoqëror, që nuk e njeh përgjegjësinë kolektive, ndaj dhe nuk kemi pse të ndjehemi keq për turpin e tyre.

Asnjë keqardhje për “Rilindjen” e lodhur nga zullumet e veta të numërta, të cilës në një farë mënyre po i kthehet mbrapsht investimi i vet kryesor i tre vjetëve më parë.

Sepse meraku i atëhershëm ishte thjesht sistemimi i dy njerëzve, njëri prej të cilëve shkoi në Presidencë, kurse tjetrit iu dha pazar.

Natyrisht, as për të tjerët, të cilët hallet e veta të komplikuara për pushtet dhe drejtësi po duan të na i shesin si sakrificë historike në emër të kushtetutës, që po përdhunohet.

Ndaj nuk duhet humbur asnjë çast për të vrarë mendjen se kush prej tyre ka më shumë të drejtë në këtë kacafytje të shpifur mëkatarësh, e cila shërben kryesisht për të na kujtuar edhe një herë se sa keq jemi katandisur për shkakun e tyre.

Në këto kushte, i vetmi merak duhet të jetë se mos ndërrojnë mendje rrugës dhe tërhiqen me marifet, duke e lënë prapë përgjysmë revolucionin, sepse deri më 2 mars ka shumë kohë, jo vetëm për t’u penduar, por edhe për të menduar, ëndërruar dhe, pse jo, përgatitur 1 prillin tjetër.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 22/02/2020 19:05

    Ti zoti Patozi me part8ne tende FRD jeni e ardhmja

    Përgjigju
  • MINUSHE: 21/02/2020 10:34

    dhe vertet na e kane shpifur me kete lufte per interesa personale ... kuptohet qarte sado qe bejne si aq shume te deshiruar per rendin kushtetues dhe per reformen ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Kallomi: 20/02/2020 17:42

    Me 2 Mars Meta & CO e marin nga mbrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja