Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Zaganjori akuzohej për veprat penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
SPAK pas hetimeve, ka dalë në konkluzionin se ndaj Xhezair Zaganjorit nuk ekzistojnë prova që provojnë akuzat dhe rrjedhimisht pushoi hetimet.
Kjo çështje ju dërgua gjyqtarit paraprak që konstatoi të njëjtën gjë dhe i dha të drejtë SPAK duke vulosur përfundimisht rezultatin se ish kryegjyqtari nuk ka kryer vepër penale, pra nuk ka refuzuar dhe nuk ka fshehur pasuri.
(Kliko këtu për dokumentin e plotë)
Komente











