Pushteti vendor, të ardhura gjithnjë e më të ulta nga 61 bashkitë 

Pushteti vendor, të ardhura gjithnjë e më të ulta nga 61 bashkitë 

Foto ilustruese

Të ardhurat e grumbulluara nga 61 bashkitë e vendit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie të theksuar, madje taksa e ndërtesës ka rezultuar të jetë ndër më të “dështuarat” që mund të sillte të ardhura më të larta tek pushteti lokal. Sipas një raporti të portalit www.financatvendore.al publikuar nga CoPlan dhe Ministria e Financave, bëhet e ditur, se në fund të muajit qershor, që përkon me fundin e gjashtëmujorit të parë të këtij viti, të ardhurat e grumbulluara nga bashkitë arritën në 9 miliardë lekë.

Po sipas këtyre të dhënave, duke krahasuar këto të dhëna me ato të një viti më parë, paratë e grumbulluara nga bashkitë, përmes taksave dhe tarifave vendore, rezultojnë rreth 2.5 miliardë lekë më të ulëta ose në rënie me rreth 21.5%. Nga përllogaritjet, rezulton se të ardhurat nga taksat vendore, regjistruan një nivel prej rreth 4.7 miliardë lekësh, në ulje me rreth 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Raporti thekson se ulja e vlerës së të ardhurave ka ardhur për disa shkaqe, si niveli i ulët i “vjeljes” së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja dhe taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Të ardhurat e grumbulluara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, rezulton se janë tkurrur me rreth 53.4% në terma vjetorë dhe regjistruan rreth 1.4 miliardë lekë.

Për taksën e ndërtesës, raporti nënvizon, se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, të ardhurat e grumbulluara regjistruan një vlerë prej rreth 1.7 miliardë lekë, në rënie me rreth 36.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Tkurrja e të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme u përcaktua nga rënia me rreth 42.6% në terma vjetorë e të ardhurave nga taksa e ndërtesës.

Ndërsa sa i përket të ardhurave nga taksa mbi tokën bujqësore, rezultoj se ato kanë kontribuar me rreth 307.8 milionë lekë, me një rritje me rreth 26.3% në terma vjetorë. Ndërsa sa i përket taksës së truallit, ajo vijon të rezultojë pa të ardhura të regjistruara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018, ashtu sikurse evidentohet dhe në të gjitha periudhat e tjera të marra në shqyrtim.

Për gjashtë mujorin e parë, të ardhurat nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël regjistruan një vlerë prej 271.5 milionë lekë, me një rritje prej 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017. Por, ndryshe sa ka ndodhur nga taksat vendore, të ardhurat e siguruara nga tarifat vendore rezultojnë se kanë ardhur në rritje. Tarifat vendore kontribuan në të ardhurat vendore me rreth 4.2 miliardë lekë, në rritje me rreth 5.4 për qind. (Monitor)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!