TIRANË -  Në prag te fillimit te sezonit të ri turistik, në qytetin e Sarandës  kanë nisur punimet për depon e re të ujit poshtë kalasë së  Lëkuresit, pjesë e projektit të Bankës Gjermane KFW, me vlerë 8 milionë euro. Është hapur rruga dhe së shpejti nis puna për instalimin e  depos së re, me kapacitet mbajtës njëmijë metër kub, në lartesinë 190 metra nga niveli i detit.
Ky investim nis në kuadër të të gjitha punimeve që po kryhen për përgatitjen e sezonit  "Verë 2015?. Investimi do të vazhdojë me nderhyrje edhe në kodrat për rreth si, në Gjashtë e Metoq, ku pritet furnizimi me ujë të pijshëm  në fillim të verës, gjë që ka munguar prej kohësh.
"Kjo depo e re në Lëkurës, së bashku me atë ekzituese  në Fushën e Patates, do ta çlirojnë Sarandën nga makthi i ujit te pijshem", është shprehur kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa. /ATSH/