Pushuesit kosovarë nuk ndalin pushimet në bregdetin shqiptar, trafik në pikën kufitare të Morinës në mëngjes

Pavarësisht se sezoni veror ka përfunduar, qytetarët kosovarë duket se nuk i ndalin pushmet në bregdetin shqiptar.

Edhe pse shifrat e koronavirusit në vend mbeten të larta, pushuesit i shfrytëzojnë në maksimum ditët me diell dhe faktin që mësimi në Kosovë fillon më 14 shtator.

Çdo fundjavë në pikën kufitare të Morinës raportohen për kolona të gjata makinash duke shkaktuar trafik.

Madje, jo vetëm në fundjavë, kolona në këtë pikë kufitare janë shkaktuar edhe gjatë ditëve të tjera të zakonshme.

Edhe sot në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar.

Si rrjedhojë janë shkaktuar kolona të veturave në këtë pikë kufitare që lidh Shqipërinë dhe Kosovën.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, njoftojnë se në këtë pikë kufitare kolonat ishin deri në 40 metra.

Për të hyrë duheshin deri 5 minuta e për të dalë, 10 minuta. Kujtojmë se fund gushti i vitit të kaluar u shoqerua me fluks të madh të kthimit të kosovarëve nga pushimet në bregdetin shqiptar ndërsa shtatori më me pak hyrje në vendin tonë me destinacion bregdetin shqiptar.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb