VIDEO/ Puthi lojtaren pas fitores, ‘kryqëzohet’ Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit: Kërkoj falje, e pamë të natyrshme, por u krijua bujë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ka kërkuar falje për puthjen në buzë të futbollistes Jenni Hermoso, pasi Spanja fitoi Kupën e Botës për femra.

Rubiales e puthi sulmuesin spanjoll gjatë ceremonisë së prezantimit pas fitores 1-0 të skuadrës ndaj Anglisë në finalen e së dielës.

“Nuk më pëlqeu”, tha Hermoso në Instagram, por një deklaratë e lëshuar më vonë në emër të saj mbrojti Rubiales.

Të hënën, Rubiales tha: "Kam gabuar plotësisht, duhet ta pranoj".

Rubiales tha se nuk kishte qëllim të keq dhe se mësoi se duhet të jetë më i kujdesshëm.

“Ishte pa qëllim të keq në një kohë me shumë emocione. Për momentin e pamë të natyrshme, por jashtë është krijuar një bujë. Më duhet të kërkoj falje, të mësoj nga kjo dhe të kuptoj se kur je president duhet të jesh më i kujdesshëm”.

Rubiales u kritikua nga disa ministra të qeverisë spanjolle, madje shumë kritika ka pasur edhe në mediat sociale.

"Është një formë e dhunës seksuale që gratë vuajnë çdo ditë.", tha Ministrja Irene Montero.

“Nuk duhet të supozojmë se puthja pa pëlqim është diçka që ‘ndodh’”, tha ajo.

Ministri i Sportit i Spanjës, Miquel Iceta i tha radios publike spanjolle se ishte "e papranueshme" që Rubiales të puthte Hermoso.

"Gjëja e parë që ai duhet të bëjë është të japë shpjegime dhe të kërkojë falje, është gjëja logjike dhe e arsyeshme për të bërë".

Në një deklaratë të lëshuar nga federata spanjolle e futbollit, pas komentit fillestar të lojtarit për mospëlqimin e puthjes, Hermoso tha se momenti ishte një "gjest i natyrshëm dashurie".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Bilanci i pabesueshëm, Pep Guardiola fiton një trofe çdo 23 ndeshje! Rekordi i Premier League

Bilanci i pabesueshëm, Pep Guardiola fiton një trofe çdo 23 ndeshje! Rekordi i Premier League